AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqiptarët po i shmangen traditës në emrat e fëmijëve

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Familje shqiptare. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Lista e emrave më popullorë të fëmijëve të lindur në vitin 2014 tregon se emrat po modernizohen, ndërsa shqiptarët pranojnë se ata vetë janë në kërkim të emrave të rinj dhe të kohës.

Familje shqiptare. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Familje shqiptare. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Emrin e djalit e pashë në ëndërr dhe vendosa që do t’ia vija Uesli” tregon për BIRN Esmeralda Sula, e bërë mama për herë të parë në tetor të këtij viti.

“Familja e respektoi vendimin tim për këtë emër pa bërë asnjë sugjerim tradicional, sepse ata e dinin që isha në kërkim të një emri modern,” shtoi ajo.

Por Esmeralda nuk është e vetmja mama që është frymëzuar nga një ëndërr për t’i vënë emrin fëmijës. Edhe Blerta Toçilla, nënë e dy vajzave tha për BIRN se u frymëzua ta quajë vajzën e parë Rea sipas një ëndrre.

“Për vajzën e dytë dëshiroja një emër të bukur dhe të shkurtër, i cili edhe pse mund të mos ishte shqiptar, duhej të lakohej mirë në shqip. Ia lashë në dorë dajës së vajzës ta vendosë siç kërkon tradita dhe ai zgjodhi ta quajë Emi, një përzierje e fjalës Maj në anglisht, sepse vajza lindi në muajin maj,” tregon Blerta.

Reja me emrat më të përdorur të vajzave, 2014. Burimi: INSTAT
Reja me emrat më të përdorur të vajzave, 2014. Burimi: INSTAT

“Nuk isha shumë e bindur për një emër tradicional shqiptar, sepse mendoj se çdo njeri vjen në jetë me emrin e vet dhe nuk ka përse të trashëgojë atë të një tjetri,” shtoi ajo.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave 10.2 nga çdo 1000 vajza të lindura në vitin 2014 morën emrin Amelia (363 fëmijë) pasuar nga Ajla (271) dhe Melisa (220).

Gjithashtu, 490 djem të lindur në vitin 2014 morën emrin Noel, i cili mbetet që nga viti 2011 emri më i preferuar i shqiptarëve, pasuar nga Joel  që iu vu 483 djemve lindur vitin e shkuar dhe Mateo (191 djemve).

INSTAT mblodhi të dhënat e Regjistrit Civil për të identifikuar emrat më popullorë të fëmijëve gjatë viteve të fundit. Në programin kompjuterik të krijuar për këtë qëllim gjithkush mund të kërkojë emrin që dëshiron për të kuptuar popullaritetin e këtij emri në Shqipërinë e sotme.

Në maj të këtij viti, dy motra të ngarkuara me misionin për të gjetur një emër për djalin e dajës, iu kthyen internetit për t’i ndihmuar. Nisur nga popullariteti i emrit Noel dhe pëlqimi që patën për të, ato vendosën që të zgjedhin këtë emër për djalin e lindur më 28 maj 2015.

Reja me emrat më të përdorur të djemve, 2014. Burimi: INSTAT
Reja me emrat më të përdorur të djemve, 2014. Burimi: INSTAT

“Zgjodhëm së bashku me motrën një emër ‘të huaj’ sepse na pëlqeu më tepër, por nuk është se kemi gjë kundra emrave shqiptarë,” tha për BIRN, Oneda Gega nga Durrësi.

Gëzimi i ardhjes në jetë të një fëmije dhe frymëzimi që ai shkaktoi te një mama për herë të parë bëri që kjo e fundit ta harrojë traditën dhe të mbështetet më së shumti te domethënia që emri duhej të përmbante.

“Të gjithë emocionin që përjetova nga shtatzënia me vajzën doja të gjeja mënyrën ta shprehja në një emër. Kështu, vendosa ta quaj vajzën Aelia Stefanel sepse i shkonte më për shtat perceptimit tim për potencialin e madh të saj në të ardhmen” tha për BIRN Aleksanda Mone, një studente e artit.

“Në vend që t’i ngjisnim vajzës një emër tradicional që nuk do të kishte shumë kuptim për ne, zgjodhëm emrin Aelia, sepse do të thotë “kurorë dielli”.

“Nëse unë do të kisha parë në ëndërr një emër shqiptar, nuk mendoj se do t’ia kisha vënë djalit. Ka ikuar ajo kohë,” përfundon Esmeralda.

Etiketa: BIRNEmriFamiljeINSTATIvana Dervishishqipshqiptarestudente
Tjetri
Faturimet aforfe prangosin dhe lënë në terr shqiptarët e varfër

Faturimet aforfe prangosin dhe lënë në terr shqiptarët e varfër

Komente 2

  1. Erion Hoxha says:
    11 years më parë

    Kohen gjithmone e bejne njerzit qe e jetojne ate kohe, gjithmone nese e jetojne vertete ate, ndersa ndryshe eshte dhe qendron situata e “kitsch mass culture” te mizerabilitetit pervers masiv te shqiptareve ne trojet e tyre ballkan dhe veçanerisht e theksuar in extermis per ato te “RSH”=”Rrumpall Shqiperise”, qe realisht jane mo ta mo disa vdektareve mjerane nonsense “modus vivendi ex nihilo” qe kujtojne ose pandehin se jetojne ku s’jane veçse disa kufoma mjerane te mjerimit te tyre krejtesisht boshe ne gjithçka e ne çdo sens te nje qenie humane me dinjitet dhe me dy pare mend ne koke, por veç disa “kufoma” qe levizin sepse jane shume te ngushte dhe te fosilizuar menderisht, shpirterisht, moralisht, psiko-emocionalisht dhe me e rendesishmja nga ana botkuptimore si dhe kulturalisht kane kohe qe kane vdekur por nuk arrijne ta kuptojne apo refuzojne ta kuptojne deshtimin e tyre permanent nen psikozen e infantilitetit te pandreqshem duke e konsideruar gjithmone veten si kerthiza e botes dhe njerzimit mabare ku ne fakt nuk jane te tille asa per vetveten e tyre “anihilim total i hamanitetit” …

    Mendoj se kjo eshte e sponsorizuar dhe sistematike madje me nje marifet shum te holle qe disa mendje qe bluajne vetem tallash nuk mundet kurre as te arrijne te mendojne dot per ate, sepse s’mund ta kapin dot kurre vertet ate hile tinzare qe i jep trajte halogjenizimit te shqiptareve, jo vetem ne kohe por as mundohen te riparojne pasojat katastrofike te saj per nje entitet politik relativisht te vogel dhe historikisht me nje inçidence te larte migratore te detyruar “massive exile” kur dihet boterisht se kjo eshte mirfilli “fillimi i fundit” nje shenje thelbesore e fazes se fundit te shperberjes dhe shuarjes perfundimtare te nje identiteti kolektiv te nje bashkesie njerzish me nje sistem vlerash identitar te perafert i quajtur ky “komunitet” “komb” “popull” quajeni si te doni, sado primitiv, arkaik apo “i zhvilluar” qe mundt te cilesohet ai nga kushdo dhe per çfare do lloj arsyeje ….

  2. Gjergjan says:
    11 years më parë

    shum injoranc e madhe :/

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.