AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Vendimi “sekret” i qeverisë, tetë makina për kryeministrin, 2 për presidentin, 4 për kryetarin e kuvendit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
4
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një vendim i qeverisë i marsit 2015, urdhëroi të gjitha ministritë që të transferojnë fondet për makinat e titullarëve te Garda e Republikës, e cila u ngarkua të prokurojë 44 automjete me kontratë sekret, një VKM e cila nuk u publikua nga kryeministria.al në ditën që u miratua.

Edi111
Kryeministri Edi Rama, duke dalë nga rezidenca qeveritare, pas një takimi me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta | Foto nga : LSA

Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. (kliko këtu për të lexuar vendimin e qeverisë).

Lajmi u publikua fillimisht nga Vizion Plus, i cili njoftoi pak ditë më parë se makinat që do të blihen janë të markës Jaguar dhe se kushtojnë 95 mijë USD copa.

Vendimi i qeverisë thotë se Garda do të blejë gjithsej 44 automjete, nga të cilat, 8 për kryeministrin, 14 për këshillin e ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës.

Vendimi i qeverisë i jep gjithashtu të drejtë Gardës së Republikës që të mos ndjekë procedurat normale të prokurimit me garë duke argumentuar se çështja është sekret shtetëror për arsye sigurie.

Përveç tetë makinave që do të blihen për ‘titullarin e institucionit’ të kryeministrisë, vendimi i qeverisë i kërkon gardës të blejë edhe 14 makina të tjera për ‘aparatin e institucionit’. Kryeministria është i vetmi institucion që do të blejë makina jo vetëm për titullarin, por edhe për aparatin. Ministritë e tjera do të blejnë nga vetëm një makinë secila.

Kostoja e kësaj blerjeje nuk është e qartë dhe transparente. Vendimi thotë se “Garda e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuar për çdo institucion”, pa sqaruar se për sa fonde bëhet fjalë.

Qeveria deklaroi pas kësaj në Transparenca.al se marrja me qira e këtyre makinave do të kushtojë më pak se sa mirëmbajtja e flotës aktuale, por refuzoi të publikojë dokumentet dhe nuk sqaroi gjithashtu nëse Garda e Republikës ka bërë ndonjë garë apo jo për blerjen e këtyre makinave. Transparenca.al është një faqe e krijuar nga zyra e kryeministrit ku zakonisht publikohen reagime ndaj akuzave të opozitës, por pa publikuar ndonjë dokument konkret, siç sugjeron emri.

Sipas Transparencës, lizingu i 22 makinave që do të merren nga kryeministria, pritet të kushtojë 494,520 euro në vit, me një kosto mesatare prej rreth 22 mijë euro për makinë për vit.

Vendimi i qeverisë nuk është publikuar në faqen kryeministria.al, siç veprohet zakonisht me vendimet, duke shënuar një rast tjetër të mungesës së transparencës. Qeveria aktuale kur mori detyrën në shtator 2013, synoi fillimisht të mos i publikojë vendimet e veta, një traditë që qe themeluar në vitin 2003 bashkë me krijimin e faqes së parë të qeverisë në internet, keshilliministrave.gov.al.

Lizingu është një instrument financiar në bazë të së cilit, blerësi merr një mall me qira për një periudhë të caktuar. Në varësi të kontratës, malli, në rastin konkret, makina, i rikthehet shitësit në përfundim të kontratës ose i kalon nën pronësi blerësit. Ndryshe nga rasti i makinës së blerë, në lizing, blerësi paguan edhe qiranë financiare, pra një lloj interesi mbi makinën që përdor si dhe ka kufizime në numrin e kilometrave të kryer në varësi të kontratës.

Lizingu është një skemë financiare më e kushtueshme se sa blerja e drejtpërdrejtë e një makine, por kjo nuk është e qartë në rastin e blerjeve që po bën qeveria shqiptare për shkak se të dhënat financiare, vlera e makinës së blerë dhe qiraja e saj nuk janë publike nën arsyetimin se përbëjnë sekret të Gardës së Republikës.

Ky artikull është pjesë e një serie shkrimesh mbi prokurimin publik dhe korrupsionin të publikuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, me mbështetjen e USAID, për të mbështetur gazetarinë investigative në Shqipëri. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Etiketa: BIRNBIRN AlbaniaEdi RamaEmriEuroFondeGardaGarda e RepublikësIlir MetakostoKryeministri Edi RamaKryeministriakufizimeMakinaMetaQeveriaQeveria shqiptareRamasekretSHshqipShqipërishqiptareshtatorShteteve të Bashkuara të AmerikësTransparencaUSAIDVendimVendimetVendimiVizion PLusVKM
Tjetri
Kryeministria shpenzon vetëm 3.3 milionë lekë në vit për mirëmbajte automjetesh

Kryeministria shpenzon vetëm 3.3 milionë lekë në vit për mirëmbajte automjetesh

Komente 4

  1. agim says:
    11 years më parë

    leasing,nje metode jo e keqe per blerjen e nje makine.paguan nje shifer mujore qe e percakton kontrata qe do firmosesh me shitesin.une po blej keto dite nje makine ,Banka e blen kete makine per 25.300 euro dhe une paguaj cdo muaj, 455, euro.pra 2000 euro me shume..per 5 vjet.!!.pra ti si ke leket dhe banka ti jep borxh dhe merr 2000 euro interesa.!! .makina ka 5 vjet garanzi.!,,

    • Juri says:
      11 years më parë

      Agim ke plotesisht te drejte, po si pak interes paguan ti: 2.000 Euro per 25.000. Keto kohet e fundit sikur nuk para kemi pare norme interesi 3% per Leasing ne Shqiperi. Po parapagim ke bere?

  2. Juri says:
    11 years më parë

    Gazetar i nderuar mund te na sqaroni ju lutem nese behet fjale per leasing Financiar apo Operativ. Midis ketyre te dyjave ka pak dallim dhe nese behet fjale per ate operativ i bie qe nuk ka blerje makinash por thjesh perdorim i tyre kundrejt vleftes perkatese, pra qerase. Reduktohen goxha kostot e mirembajtjes ne kete menyre dhe evitohen gjithashtu vjedhjet masive me pjeset e kembimit sic behej dikur, ku nje cope gome veture kalonte edhe 500 euro.
    Ne te kundert nese eshte qera financiare “same ol same ol’ atehere vazhdohet sic ka qene madje rritet borxhi i qeverise.
    Tung.

  3. lira says:
    11 years më parë

    Po pse mos ta provojnë dhe këta jetën me jaguar ca kohë. Pse gjithë ditën për ta bërë këtë vend të rraskapiten?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.