AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shqiptarët e Serbisë bojkotojnë mësimin për mungesë tekstesh shkollore

Igor JovanovicPetrit ÇollakungaIgor JovanovicdhePetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në Serbinë jugore protestuan të martën, duke thënë se Ministria serbe e Arsimit po pengonte përdorimin e teksteve shkollore të dhuruara nga Kosova.

Jonuz Musliu, kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi. Foto: Facebook.
Jonuz Musliu, kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve
në Serbi. Foto: Facebook.

Nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në komunat jugore serbe të Preshevës dhe Bujanocit ditën e martë kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste kundër asaj që ata thonë se është pengim i teksteve shkollore në gjuhën shqipe nga ana e Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

Librat shkollor u dhuruan nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe bojkoti i pjesshëm u organizua nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Serbi dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme ku mësimi bëhet në gjuhën shqipe.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, tha për BIRN se bojkoti do të zgjasë derisa qeveria serbe të miratojë librat.

“Ne patëm një situatë të vështirë me tekstet shkollore në gjuhën shqipe kështu që vendosëm të kërkonim libra nga Kosova dhe ata na dërguan një donacion,” tha Musliu.

Ai tha se Ministria e Arsimit e Kosovës dhuroi më shumë se 103,000 libra për shkollat fillore, por se përdorimi i tyre është penguar që nga shtatori. Ata mbeten në terminalin doganor në Preshevë.

“Klasat në shkollat në gjuhën shqipe po zhvillohen pa tekste shkollore,” tha Musliu për BIRN.

Ai tha gjithashtu se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve u përpoq ta zgjidhte problemin duke njoftuar Ministrinë Serbe të Arsimit dhe kryeministrin Aleksandër Vuçiç, por nuk ka pasur përgjigje.

“I kemi kërkuar autoriteteve serbe të miratojnë librat. Megjithatë, nuk kemi marrë ende një përgjigje – as pozitive as negative,” përfundoi Musliu.

Srdjan Verbic, Ministri serb i Arsimit. Foto: Beta
Srdjan Verbic, Ministri serb i Arsimit. Foto: Beta

Ministria serbe e Arsimit tha se çdo minoritet në vend ka të njëjtat të drejta në lidhje me arsimin, por është e nevojshme që ata të përdorin tekstet e miratuara që janë në përputhje me programet shkollore.

Në një deklaratë me shkrim për BIRN, ministria tha se kishte “procedura të qarta përcaktuara ” për tekste shkollore në gjuhët e pakicave, të cilat të gjithë botuesit duhet t’i përmbahen në mënyrë që librat e tyre të miratohen.

Ministria tha gjithashtu se kishte ofruar 11,667 tekste mësimore në gjuhën shqipe këtë vit.

Duke komentuar se pse tekstet shkollore nga Kosova ishin ende në terminalin doganor në Preshevë, ministria tha se “nuk ka asnjë ndikim në procedurat doganore”.

Kushtrim Shkodër, shef i kabinetit të ministrit të arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, tha për BIRN se ai nuk kishte marrë asnjë informacion nga homologu i tij serb, edhe pse Serbia kishte premtuar se do të përgjigjej për këtë çështje në një takim më 30 shtator në Bruksel.

Shkodra tha se ministrja e Kosovës pa portofol, Edita Tahiri, e kishte përsëritur shqetësimin e Bajramit tri ditë më parë në Bruksel se Kosova nuk kishte marrë ende një përgjigje nga Serbia në lidhje me librat.

“Ne shpresojmë që Serbia do të përgjigjet për këtë çështje së shpejti,” tha për BIRN Shkodra. Ai shtoi se reciprociteti me Serbinë në lidhje me librat vazhdonte.

Në shtator, ministria e arsimit e Kosovës akuzoi Serbinë për shkeljen e një marrëveshje për të shkëmbyer libra për përdorim në shkollat e pakicave kombëtare të njëri-tjetrit.

Një marrëveshje e arritur më 10 shtator tha se Kosova do të furnizonte me tekste shkollore komunitetet shqiptare në Serbi, ndërsa Serbia do të bënte të njëjtën gjë për serbët në Kosovë – herën e parë që të dyja palët kishin arritur në një marrëveshje të tillë që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.

Sipas censusit të Serbisë në vitin 2002, 61,467 shqiptarë jetojnë në Serbi. Shumica e shqiptarëve e bojkotuan censusin e e vitit 2011, kështu që numri aktual nuk dihet ende.

Një numër i konsiderueshëm mendohet të ketë emigruar në Kosovë ose në Europën Perëndimore në vitet e fundit. Por ata përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së Preshevës dhe janë komuniteti më i madh në Bujanoc.

Etiketa: BIRNBrukselBujanocdonacionFacebookKosovaKosovëkryetarmarrëveshjeMinistria e ArsimitminoritetndikimPreshevëprotesteQeveriaSerbiSerbiaShkodërshqiptareshtatortë drejta
Tjetri
Avokati i 21 Janarit: Shteti është përgjegjës dhe duhet të paguajë dëmin

Gjykata e Lartë harron dosjen e 21 Janarit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.