AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fantazitë e energjisë së erës dhe të diellit

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Energjia e erës, foto ilustruese nga Eric Molina/Flickr.

Subvencionet e impianteve të energjisë diellore dhe asaj me erë do t’i kushtojnë botës rreth 2.5 trilion dollarë deri në vitin 2040, por impakti i tyre do të jetë thuajse i papërfillshëm në ndryshimin klimatik, paralajmëron Bjorn Lomborg.

Energjia e erës, foto ilustruese nga Eric Molina/Flickr.
Energjia e erës, foto ilustruese nga Eric Molina/Flickr.

Duke marrë në konsideratë ndryshimin klimatik, shumica e njerëzve mendojnë se turbinat e erës dhe panelet diellore janë një pjesë kryesore e zgjidhjes. Por, gjatë 25 viteve të ardhshme, kontributi i energjisë diellore dhe të erës në zgjidhjen e problemit do të jetë i parëndësishëm dhe kosto do të jetë e madhe.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se rreth 0.4% e energjisë globale tani vjen nga dielli dhe era. Edhe në vitin 2040, kur të gjitha qeveritë të zbatojnë premtimet e tyre të gjelbra, dielli dhe era do të përbëjë vetëm 2.2 për qind të energjisë globale. Kjo pjesërisht për shkak se era dhe dielli ndihmojnë në pakësimin e çlirimit të gazeve serë vetëm nga gjenerimi i elektricitetit, që llogaritet rreth 42 për qind të totalit, por jo nga energjia e përdorur në industri, transport, ndërtesa dhe bujqësi.

Por arsyeja kryesore përse energjia diellore dhe e erës nuk mund të jenë një zgjidhje kryesore për ndryshimin klimatik buron nga një pengesë thuajse e pakapërcyeshme: ne kemi nevojë për energji kur dielli nuk ndriçon dhe kur era nuk fryn.

Kjo ka pasoja madhore në implikimet që lidhen me koston. Për shembull, energjia e erës, na thuhet, se është gati të jetë më e lirë sesa karburantet fosile – ose siç pretendon një lajm global, është tani më e lirë se karburantet fosile në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.

Ky është kryesisht një mirazh – energjia e erës në shkallë madhore nuk do të funksionojë së shpejti pa subvencione. Siç thotë Uarren Buffet: “Ne marrim një lehtësim taksash nëse ndërtojmë shumë ferma me erë. Kjo është e vetmja arsye për t’i ndërtuar. Ato nuk kanë kuptim pa uljen e taksës”. IEA vlerëson se fatura vjetore për subvencione globale të erës do të rritet gjatë 25 viteve të ardhshme, jo të ulet apo të bjerë në zero.

Një arsye është se era më e lirë në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar është e vërtetë vetëm për ndërtim të ri. Shumica e furnizuesve me qymyr dhe gaz kushtojnë sa gjysma ose më pak e erës dhe  mund të funksionojnë për dekada; në vend të përafrimit për të akomoduar erën. Ndërsa prodhuesit e rinj, të energjisë me erë të lirë gjermane kushtojnë 80 dollarë për MWH, mesatarja e çmimit në vend për 2014 ishte vetëm 33 dollarë për MWH.

Ç’është më e rëndësishmja, era është më e lirë vetëm kur fyen erë. Kur era nuk frynë elektriciteti i gjeneruar nga era është elektriciteti më i shtrenjtë nga të gjithë, sepse nuk mund të blihet me çdo çmim.

Instalimi i më shumë gjeneratorëve me erë e bën elektricitetin që ato prodhojnë më pak të vlefshëm. Turbina e parë me erë sjell një çmim pak mbi mesataren për kWh. Por me 30 për qind të aksioneve në treg, meqë të gjithë prodhuesit e erës shesin elektricitet njëkohësisht (kur ka erë), elektriciteti vlen vetëm 70 për qind të mesatares së çmimit të elektricitetit. Çmimet diellore bien ende më shumë në një bursë të ngjashme. Pra, gjeneratorët e erës dhe ato diellore duhet të jenë shumë më të lira sesa çmimi mesatar për të qenë konkurruese.

Për më tepër, era dhe dielli bëjnë që elektriciteti i gjeneruar nga karburanti fosil të jetë më i shtrenjtë. Disa njerëz mund të mendojnë se është një gjë e mirë, por, nëse shoqëritë tona do të vazhdojnë të funksionojnë në mot me re dhe pa erë, kjo do të thotë se do të mbështetemi më shumë karburantet fosile. IEA vlerëson se rreth 56 për qind e elektricitetit do të vijë nga karburantet fosile në vitin 2040, ndërsa energjia bërthamore dhe ujore llogariten në 28 për qind.

Bjorn Lomborg. Foto: AP
Bjorn Lomborg. Foto: AP

Përdorimi i shumtë i diellit dhe erës pakëson numrin e orëve të punës së gazit dhe qymyrit; me kosto më të larta fikse, gjë që e bën çdo kWh më të shtrenjtë. Në një treg real elektriciteti, kjo rezulton në kosto më të larta elektriciteti në netë pa erë. Por kjo është politikisht problematike, ndaj tregjet shpesh janë ndërtuar të shpojnë më pak.

Në Spanjë, impiantet e gazit u përdorën në 66% të herëve në 2004, por vetëm 19% të kohës tani, kryesisht sepse u përdor më shumë era. Për shkak se impiantet duhet të funksionojnë për 57 për qind të kohës që të shmangen humbjet, shumë prej tyre kanë gjasa të mbyllen. Kudo në Europë, rreth 60 për qind e gjenerimit me gaz është në rrezik.

Të mbash dritat ndezur do të thotë ose të pranosh çmime më të larta ose të imitosh atë që shumë qeveri europiane po fillojnë të bëjnë – të subvensionojnë impiantet me karburant fosil. Për shembull, vetëm në vitin 2018, Mbretëria e Bashkuar do të paguajë rreth 1.5 miliard dollarë, shumica e gjenerimeve nga karburanti fosil, për të mbajtur rezerva për përdorim kulminant. Ndërtimi i më shumë kapaciteteve që gjenerojnë erë dhe diell me subvensionime do të thotë se shoqëritë do të paguajnë tre herë më shumë për energjinë, – një herë për energji, një herë për subvensionet për energjitë e rinovueshme të pamjaftueshme dhe një herë për të subvencionuar karburantet fosile të pamjaftueshme.

Shumë do të thotë “por të paktën ulim dioksidin e karbonit”. Kjo është e vërtetë, megjithëse pakësimi është ndoshta vetëm gjysma e asaj që thuhet, sepse duhet energji mbështetëse që duhet për të zbutur ndërprerjen e erës dhe diellit, është shpesh më e rëndë për nga dioksidi i karbonit.

Për më tepër ne do të paguajmë për këto shkëputje. Në vitin 2013, bota prodhoi 635 TWh elektricitet ere dhe pagoi të paktën 28 miliard dollarë subvencione ose 76 dollarë për çdo ton dioksid karboni të shmangur dhe me gjasa dyfishin ose më shumë se kaq. Kur kostot e dëmit të llogaritur të dioksidit të karbonit janë rreth 5 dollarë për ton dhe një ton CO2 mund të ndërpritet në BE për rreth 10 dollarë, ne po paguajmë një dollarë për të bërë më pak se 7-13 cent të mira për klimën.

Dhe ndikimi i tij pozitiv në klimë është i papërfillshëm. Konsideroni dy botë: në të parën të gjithë qeveritë mbajnë premtimet e gjelbra, siç janë treguar nga IEA dhe rrisin energjinë diellore dhe të erës më shumë se 7-fish deri në 2040; bota e dytë nuk blen asnjë panel të ri diellorë apo turbinë ere për 25 vitet e ardhshme.

Ndryshimi në shpenzimet për subvensionet mes dy botëve është më shumë se 2.5 trilion dollarë. Ende diferenca në temperaturë në fund të shekullit, llogaritur nga vetë modeli prej panelit klimatik të Kombeve të Bashkuara do të jetë vetëm 0.0175°C.

Një ditë, kur çmimi i erës të bjerë më tej dhe kur dielli të jetë thuajse po aq i lirë sa era, investimet e rëndësishme në erën dhe diellin mund të jenë një ide e shkëlqyer. Por edhe pas disa dekadave të rialokimit të kapitalit, këto burime mund të llogariten në më pak se një e katërta e elektricitetit tonë.

Shkurt, një botë e fuqizuar nga dielli dhe era – një që ka zgjidhur sfidën klimatike – ka pak gjasa ta shohim së shpejti.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Blowing It On the Wind

Etiketa: BECO2dioksid karboniEnergjiaEREgazGjermaniKarburantKarburantetkostoliraMbretëria e BashkuarMITpaktpasojaProject SyndicatePunëqymyrrreziksubvencioneTreg
Tjetri
“Pentagoni francez”: mure anti-raketë dhe dhomë e sigurisë së lartë (Foto)

“Pentagoni francez”: mure anti-raketë dhe dhomë e sigurisë së lartë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.