AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kryeministri dhe qeveria rumune dorëhiqen pas zjarrit vdekjeprurës në klubin e natës

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Viktor Ponta.

Kryeministri Viktor Ponta ka dhënë dorëheqjen pas protestave mbi zjarrin në klubin e natës ku u vranë 32 të rinj, duke thënë se kupton mërinë e njerëzve që kërkojnë më shumë.

Viktor Ponta.
Viktor Ponta.

Kryeministri rumun, Viktor Ponta të mërkurën tha se do të jepte dorëheqjen pas pakënaqësisë së përhapur mbi korrupsionin në vend, pakënaqësi e intensifikuar nga fatkeqësia vdekjeprurëse në një klub nate në Bukuresht.

“Po dorëzoj mandatin tim, po dorëhiqem dhe po kështu edhe qeveria ime,” tha Ponta në një deklaratë.

Lajmërimi erdhi pasi më shumë se 20,000 persona marshuan në selinë qeveritare në Bukuresht të martën, duke kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë përfshi Pontën pas zjarrit në klubin e natës.

Ponta po përballet tashmë me gjyq mbi akuza korrupsioni.

“Kam detyrimin të shoh mjerimin legjitim në shoqëri. Njerëzit ndjejnë nevojën për më shumë dhe do të ishte gabim nga ana ime ta shpërfillja këtë,” tha Ponta, duke iu referuar mijëra njerëzve që kërkuan për dorëheqjen e tij pas tragjedisë së të premtes.

Ponta shtoi se ai dhe ministrat e tij do të vazhdonin të kryenin detyrat e tyre derisa të krijohet një qeveri e re.

Në një zhvillim të lidhur, Cristian Popescu Piedone, kryebashkiak i distriktit ku ndodhet klubi i natës, ka dhënë gjithashtu dorëheqjen pas kritikave se ai lejoj që klubi të funksiononte pavarësisht mospërmbushjes së kritereve të sigurisë.

Dorëheqja e qeverisë erdhi si befasi, pasi kjo është hera e parë në 26 vjet që një ndryshim i tillë politik përcaktohet në Rumani nga protestat paqësore.

“E shoh vendimin e Pontës për t’u dorëhequr, pavarësisht nëse vullnetarisht apo i caktuar nga presioni i partisë, si një gjest që fuqizon njerëzit që protestuan pas tragjedisë në klubin e natës. Kjo është diçka e re për Rumaninë dhe duhet të shënojë një ndryshim në mënyrën si bëhet politika,” tha analisti politik Cristian Tudor Popescu.

Presidenti Klaus Iohannis do të emërojë një kryeministër për të formuar një qeveri të re, që duhet të marrë aprovimin e parlamentit. Nëse kjo dështon dy herë, do të thirren zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen në dhjetor 2016.

Zjarri në klubin e natës mori 32 jetë dhe 130 persona janë ende në spital.

Etiketa: AkuzaGjyqKorrupsioniKryebashkiakProtestatQeveriaRumaniSHSpitalzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Rritje e pakët, inflacion i pakët, konsum i pakët; BSH ul interesin e lekut (Infografik)

Rritje e pakët, inflacion i pakët, konsum i pakët; BSH ul interesin e lekut (Infografik)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.