AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Përse rumunët vendosën të mos dorëzoheshin

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rumunët në protestë. Foto: Facebook

Suksesi i protestave që detyruan kryeministrin rumun të jepte dorëheqjen tregon se rumunët janë ngopur nga korrupsioni i kudogjendur.

“Harro dhe lutu për liri

Një tjetër resht po hidhet në flakë

Buzët e shthurura po ndryshojnë liderët

Që këtej e tutje kushdo e ka fajin…

Ne nuk jemi numra, ne jemi të lirë, ne jemi të gjallë

Sepse ditën kur do të dorëzohemi, atë ditë do të vdesim”.

Teksti është i cituar më lart është një këngë e quajtur “Dita kur do të vdesim”, që banda rumune e heavy metal Goodbye to Gravity, këndoi në fillim të koncertit tragjik më 30 tetor.

­Një zjarr i shkaktuar nga piroteknikët e ndezur gjatë shfaqjes në klubin Colectiv në Bukuresht çoi në vdekjen e 26 personave. Gjashtë të tjerë vdiqën në spital në ditët pasuese. Nga rreth 200 të plagosurit, rreth 35 janë ende në gjendje kritike.

Tragjedia nxiti emocione të mëdha në Rumani, si ndjenjën e zemërimit, dhimbjen, humbjen, horrorin dhe pakuptimësinë, pa përmendur zinë.

Rumunët në protestë. Foto: Facebook
Rumunët në protestë. Foto: Facebook

Shumë njerëz kanë zbuluar se kënga “Dita kur do të vdesim”, është çuditërisht paralajmëruese, pasi teksti kritikon korrupsionin dhe mungesën e përgjigjes së njerëzve ndaj tij – saktësisht shkaqet kryesore që çuan në këtë tragjedi.

Raportimet e medias kanë thënë se ka shenja që rregullat e sigurisë nuk janë respektuar në klubin Colectiv. Megjithatë, marrja e të gjitha lejeve të nevojshme dhe përmbushja e të gjitha kërkesave të sigurisë ndaj zjarrit është një detyrë burokratike në Rumani, pjesërisht prej ryshfeteve.

Kjo është arsyeja përse të paguash një ryshfet për një leje që shfajëson pronarët e klubeve dhe zyrtarët publikë është shpesh mënyra më e lehtë që duhet të ndiqet.

Këtë javë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Bukureshtit dhe në disa qytete nëpër Rumani, duke kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë përfshirë kryeministrin Viktor Ponta për shkak të zjarrit. Ata bërtitën “turp” dhe “vrasës” dhe mbajtën pankarta ku lexohej “korrupsioni vret”.

Çuditërisht, vetëm një ditë pas protestës së parë, Ponta dha dorëheqjen duke “cituar mërinë e drejtë në shoqëri” rreth vdekjeve prej zjarrit.

Ponta, i cili po përballet tashmë me gjyq për akuza korrupsioni, tha në një dalje televizive se ai shpresonte që dorëheqja e qeverisë së tij do t’i kënaqte njerëzit që dolën në rrugë.

“Njerëzit ndjejnë nevojën për më shumë dhe do të ishte gabim nga ana ime ta shpërfill këtë”, shtoi ai.

Cristian Popescu Piedone, kryebashkiak i distriktit ku ndodhet klubi i natës, ka dhënë gjithashtu dorëheqjen pas kritikave se ai lejoj që klubi të funksiononte pavarësisht mospërmbushjes së kritereve të sigurisë.

Dorëheqja e qeverisë erdhi si një befasi. Ishte hera e parë në 26 vjet që një ndryshim i tillë politik u vendos nga protestat paqësore në Rumani.

Por protestat kanë vazhduar që nga dorëheqja e qeverisë, për të treguar se njerëzit nuk janë vetëm të zemëruar me politikanë specifikë, por rreth të gjithë klasës politike.

Zjarri në klubin e natës ishte vetëm më i fundit nga seritë tragjike të ngjarjeve që kanë nxitur zemërimin me korrupsionin e kudogjendur dhe absurditetin e lidershipit politik të Rumanisë.

Një tjetër përfshin dy njerëz që vdiqën në një përplasje avioni dhe kërkimin e ngadaltë për të mbijetuar të tjerë në zonën e përplasjes në Rumaninë lindore, që i mori jetën katër të tjerëve.

Pastaj qe vdekja e një polici që u vra teksa shoqëronte autokolonën e ministrit të brendshëm.

Pa përmendur qindra njerëz që vdiqën në vitet e fundit prej sistemit shëndetësor që nuk i ofroi atyre ndihmën e duhur ose faktin se rrugët mbeten të dëmtuara në Rumani pavarësisht miliarda eurove të shpenzuara në infrastrukturën publike.

Rumunët thonë se ata shumë shpesh i lënë këto tragjedi të kalojnë pa u vënë re. Tani, duket se politikanët më në fund po ndërmarrin hapa pas përpara kërkesave për reformim të procesit të zbatimit të ligjit. Nuk do të jetë një detyrë e lehtë.

Rumania ka nevojë jo vetëm për një ndryshim real në klasën politike, siç po kërkojnë njerëzit në rrugë, por gjithashtu një ndryshim në kulturën e përhapur të të bërit një sy qorr, ndaj shkeljes së rregullave dhe ligjeve.

As kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Por tani të paktën njerëzit mund të thonë “ditën që do të dorëzohemi është dita kur do të vdesim”.

Etiketa: AkuzaBandaFacebookGjyqKorrupsioniKryebashkiakpaktpoliciProtestatReformimRumaniRumaniaryshfetSHSpitalZjarr
Tjetri
Borxhi publik fluturon në 74 për qind të PBB-së

Borxhi publik fluturon në 74 për qind të PBB-së

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.