AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qeveria ofron vizitë shëndetësore falas por jo ilaçe të rimbursuara për shqiptarët e varfër

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urgjenca e Tiranës. Foto: Adnan Beci/LSA

Një ndryshim në ligjin për sigurimet shëndetësore premton se qeveria nuk do të mbyllë dyert e urgjencës mjekësore dhe të mjekut të familjes, por pa ofruar mbulim me ilaçe për shqiptarët e pasiguruar.

Urgjenca e Tiranës. Foto: Adnan Beci/LSA
Urgjenca e Tiranës. Foto: Adnan Beci/LSA

Propozimi i qeverisë i dorëzuar në kuvend synon të ndryshojë ligjin e vitit 2011 Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri, ligj që për herë të parë vendosi tarifa shërbimi mjekësor për shqiptarët e pasiguruar me argumentimin se në këtë mënyrë, shqiptarët do të detyroheshin të hynin në një nga skemat shtetërore të ofrimit të shërbimit mjekësor falas ose do të nxiteshin të mos punonin në të zezë.

Skema e vitit 2011 sanksiononte që shërbimi shëndetësor i ofrohej falas njerëzve të siguruar, njerëzve në skemën e ndihmës ekonomike apo të papunë të regjistruar si dhe pensionistëve e fëmijëve.

Problemi doli që në Shqipëri vlerësohet se ka rreth gjysmë milioni shqiptarë të cilët më së shumti merren me bujqësi për të mbijetuar dhe rrjedhimisht nuk i përkasin asnjërit prej kategorive të mësipërme, përveç atyre që punojnë në të zezë.

Pikërisht kjo kategori shqiptarësh rezultoi shtresa e persekutuar nga sistemi i ri, i cili, në kushte teorike, do t’i detyronte shqiptarët të kuptonin vlerën dhe koston e shërbimeve shëndetësore dhe për rrjedhojë, do t’i detyronte të mos shmangnin pagesën e detyrimeve të sigurimit shëndetësor.

Kritikët argumentuan se është e palogjikshme që shërbimi shëndetësor të kthehet në një hallkë për mbledhjen e taksave dhe që mohimi i kujdesit shëndetësor të përdoret si mekanizëm për të luftuar punën në të zezë. Qeveria pati zgjedhur këtë model në vitin 2011 përkundrejt këshillave për të përdorur taksimin e përgjithshëm si burim financimi për kujdesin shëndetësor.

Partia Socialiste e ktheu këtë problem në kauzë elektorale në vitin 2013, duke premtuar shërbim shëndetësor të mbuluar nga taksimi i përgjithshëm, premtim që nuk e ka realizuar.

Projektligji i propozuar aktualisht sanksionon që të pasiguruarit që njëkohësisht nuk janë të regjistruar si të papunë, të mund të përfitojnë shërbime urgjence të mbuluar nga fondet e qeverisë dhe vizita në mjekun e familjes, por projektligji nuk i jep akses në ilaçe të rimbursuara dhe as në shërbime spitalore nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Relacioni shoqërues i qeverisë thotë se projektligji është “hapi i parë” drejt plotësimit të premtimit elektoral, pa dhënë ndonjë informacion se kur qeveria ka ndër mend të kalojë te shërbimi shëndetësor universal, të cilin shqiptarë e kanë gëzuar që nga koha kur u themelua shërbimi shëndetësor publik.

Nuk ka ndonjë vlerësim se si po funksionon sistemi aktual dhe se sa e ka ndihmuar luftën kundër informalitetit në punësim, por të dhëna anektodike sugjerojnë se në shumë raste, mjekët refuzojnë të zbatojnë ligjin ose gjejnë mënyra për ta anashkaluar atë duke regjistruar vizita false në emër të familjarëve të mitur apo pensionistë të pacientit, në vend që të lëshojnë faturë.

Etiketa: Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit ShëndetësorKuvendLigjMjekmjekëPartiaPartia SocialistepensionistëProjektligjiPunëQeveriaSHshqipShqipëritë miturTiranëUrgjencavizita
Tjetri
Ekonomitë e Ballkanit përgatiten për ndikimin e Grexitit

Shqipëria fillon emetimin e bondeve sovrane në euro, raporton Reuters

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.