AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqipëria fillon emetimin e bondeve sovrane në euro, raporton Reuters

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kursimtarët ballkanas në përgjithësi, perballen me rrezikun pasi gjatë dekadës së shkuar shumë njerëz u përpoqën të shpëtojnë prej zhvlerësimit të valutave të Ballkanit, si dinari serb, lei rumun, leku shqiptar, duke i kthyer kursimet në euro. Foto: Flickr/Dennis Skley

Kërkesa e investitorëve kaloi 600 milionë eurot mesditën e sotme ndërsa interesi pritet të jetë më pak se 6 për qind në vit.

Kursimtarët ballkanas në përgjithësi, perballen me rrezikun pasi gjatë dekadës së shkuar shumë njerëz u përpoqën të shpëtojnë prej zhvlerësimit të valutave të Ballkanit, si dinari serb, lei rumun, leku shqiptar, duke i kthyer kursimet në euro. Foto: Flickr/Dennis Skley
Foto: Flickr/Dennis Skley

Qeveria shqiptare hyri në tregun ndërkombëtar të borxheve sot duke kërkuar 300 deri në 500 milionë euro në formën e bondeve sovrane ku interesi referues pritet të jetë më pak se 6 për qind, bëri të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas Reuters, qeveria shqiptare ka marrë sakaq kërkesa për më shumë se 600 milionë euro dhe se çmimi final i këtij borxhi pritet të përcaktohet më vonë.

Sipas revistës Monitor, e cila i referohet burimeve konfidenciale nga qeveria e Shqipërisë, kuponi i këtyre bondeve pritet të jetë rreth 5.75 për qind në vit, interes ky ndjeshëm më i ulët se sa bondet sovrane të mëparshme, të cilat u maturuan dhe u shlyen pak ditë më parë, por sërish shumë të shtrenjta për ekonominë shqiptare.

Qeveria shpalli synimin për të emetuar bonde sovrane në euro më herët këtë vit me qëllim që të rishlyente bondet aktuale prej 300 milionë euro dhe për të siguruar financime të huaja për deficitin buxhetor. Në atë kohë, interesat e bondeve për vende si Shqipëria varionin në 3 apo 4 për qind. Por gjendja e tregjeve ndërkombëtare u përkeqësua pas krizës politike në Greqi në verën e këtij viti, gjë që solli edhe shtrenjtimin e interesave të bondeve.

Qeveria shqiptare siguroi një kredi nga Deutsche Bank me garanci të pjesshme nga Banka Botërore, e cila shërbeu për të shlyer bondet aktuale sovrane, por pavarësisht kësaj, vendosi të vijojë me planin për të emetuar bonde të reja.

Vendimi final i qeverisë mbi shumën e bondeve të emetuara pritet të ndërmerret më vonë.

Shqipëria doli në treg ndërkombëtar në vitin 2008 për të marrë një kredi sindikale për të financuar ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës dhe e siguroi atë në masën 230 milionë euro me interes euribor plus 1.25 për qind. Qeveria shqiptare hyri në krizë në vitin 2009, kur shpenzimet e planifikuara për rrugën në fjalë u dyfishuan në krahasim me pritshmëritë financiare duke kapërcyer nga 420 milionë euro që qe menduar në fillim në mbi 1 miliardë euro. Përveç kredisë së vitit 2008, qeveria shqiptare hyri në negociata me disa banka ndërkombëtare në vitin 2009, për një kredi sindikale me vlerë 250 milionë euro, për të cilën u detyrua të paguajë një interes prej euribor plus 9.65 për qind. Kjo qe edhe kredia më e shtrenjtë në historinë e shtetit shqiptar, duke kapërcyer edhe kredinë SVEA të qeverisë italiane për Shqipërinë në vitin 1926, e cila kishte interes prej 7,5 për qind.

Në vitin 2010, Shqipëria emetoi bondet e para sovrane në euro, për një shumë prej 300 milionë eurosh, me kupon prej 7.5 për qind në vit.

Qeveria shqiptare gjendet aktualisht në udhëkryq, pasi plani i saj për rigjallërimin e ekonomisë dhe zvogëlimin e borxhit publik si përqindje e PBB-së nuk po funksionojnë. Borxhi aktualisht ka arritur në 74 për qind të PBB-së dhe ekziston rreziku që ai të rritet më tej në vitet e ardhshme.

Etiketa: bondetBorxhiDeutsche BankDurrësEuriborEuroFinalGreqikredikrediaMASMonitornegociataParaPBBQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriashqiptareTregVendimi
Tjetri
Ulja e çmimit të naftës në botë vë në vështirësi Bankers Petroleum

Përgjysmohen të ardhurat nga shitja e naftës shqiptare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.