AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aleksandër Vuçiç viziton përsëri Srebrenicën pas sulmit ndaj tij në korrik

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Vuçiç u detyrua të largohej nga Srebrenica
gjatë përkujtimores në korrik. Foto: BETA/AP.

Grupet e viktimave të Srebrenicës po shpresojnë për një rezultat më pozitiv nga vizita e ditës së mërkurë e kryeministrit Aleksandër Vuçiç, i cili u sulmua gjatë pjesëmarrjes së tij në përkujtimoren me rastin e 20 vjetorit të masakrave.

Kryeministri Vuçiç u detyrua të largohej nga Srebrenica gjatë përkujtimores në korrik. Foto: BETA/AP.
Kryeministri Vuçiç u detyrua të largohej nga Srebrenica gjatë përkujtimores në korrik. Foto: BETA/AP.

Autoritetet e Srebrenicës dhe përfaqësues të viktimave thanë për BIRN se ata shpresojnë që vizita e Vuçiçit ditën e mërkurë për një konferencë mbi zhvillimit të gjenerojë tituj më pozitiv gazetash sesa ato kur ai u qëllua me shishe dhe gurë nga boshnjakë të zemëruar gjatë përkujtimores me rastin e 20 vjetorit.

Munira Subasic, presidente e “Nënat e Srebrenicës dhe shoqatës së viktimave të Enklavave të Zhepës”, tha se Serbia kishte për detyrë ta ndihmonte ekonomikisht zonën për shkak të mbështetjes së saj për forcat serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës.

“Serbia i detyrohet kaq Srebrenicës,” tha Subasic për BIRN, duke i bërë thirrje Vuçiçit të mbërrijë me propozime konkrete për investime.

“Do të isha e lumtur nëse nga kjo vizitë del diçka konkrete, jo thjesht fjalë boshe,” shtoi ajo.

Po rriten masat e sigurisë për konferencën dyditore, në të cilën do të marrë pjesë gjithashtu edhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, dhe anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të vendit, Bakir Izetbegoviç, së bashku me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe investitorë potencialë.

Përpara vizitës së tij, Vuçiç tha për mediat se ai pret që bashkëpunimi rajonal t’i japë fund ndarjeve.

“Serbia do të planifikojë fonde për Srebrenicën. Ne do të kthehemi përsëri dhe do të ndihmojmë. Jo në memorial, por në vende të tjera. Njerëzit që gjuajtën me gurë dhe u përpoqën të më gjuanin me grushta, do të më mirëpresin me duartrokitje,” tha ai.

Kryeministri serb refuzon t’i përshkruajë masakrat e vitit 1995 të më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe të Bosnjës si një akt gjenocidi, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Subasic tha se ajo shpresonte që Vuçiç të marrë pak kohë për të vizituar memorialin atyre që u vranë dhe të bëjë nderimet e tij për viktimat.

“Nëse ai vjen brenda në memorial, ky është një mesazh i mirë dhe ky gjest do të ishte një lloj pranimi i krimit. Nëse ai nuk e bën, atëherë ne do të kuptojmë se mesazhi i tij do të jetë përsëri ai i mohimit të këtij krimi,” tha ajo.

Kryetari i Srebrenicës, Camil Durakoviç, tha se konferenca për zhvillim ishte një mundësi për të treguar “Srebrenicën në një tjetër aspekt”.

“Ne do të paraqesim ekonominë e paraluftës të Srebrenicës dhe të gjitha rezultatet pozitive dhe negative të privatizimit. Do të bisedojmë për mundësitë dhe pasurit që ofron komuna jonë, kryesisht të drurit, ujit dhe mineraleve. Ka potencial të madh i cili zor se përdoret,” tha Durakoviç.

Deputetja serbe e Durakoviçit, Biljana Rakiç, tha për mediat vendase se Srebrenica dëshiron vetëm investime dhe probleme jo politike, dhe fajësoi të huajt për nxitjen e pakënaqësisë.

“Jeta në Srebrenicë është normale dhe nuk ka probleme midis qytetarëve për çështje etnike apo fetare, por shumë probleme shkaktohen nga njerëz nga Sarajeva dhe Banja Luka,” tha Rakiç.

Etiketa: BIRNFondeinvestimekrimiMilorad DodikpresidenterakiSerbiaSrebrenicavizitavuçiçzhvillim
Tjetri
Rumania kandidon ish-komisionerin për kryeministër

Rumania kandidon ish-komisionerin për kryeministër

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.