AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Parisi dhe fati i tokës

Peter SingerngaPeter Singer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: (AP Photo/Matthew Brown)

Miliarda njerëz që jetojnë aktualisht në tokë dhe të tjerë që do të lindin do ta kenë fatin të vulosur nga një konferencë në Paris që do të vendosë përkushtimin e shteteve për të pakësuar çlirimin e gazeve serrë në atmosferë.

Foto: (AP Photo/Matthew Brown)
Foto: (AP Photo/Matthew Brown)

Jetët e miliarda njerëzve, për shekujt në vijim, do të jenë në lojë kur liderët e botës dhe negociatorët e qeverive të takohen në Konferencën për Ndryshimin Klimatik të Kombeve të Bashkuara në Paris në fund të këtij muaji. Fati i një numri të panjohur speciesh në rrezik si bimë dhe kafshë gjithashtu varet në fije të perit.

Në “Samitin e Tokës” në Rio de Zhaniero në vitin 1992, 189 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Indinë dhe të gjitha shtetet europiane nënshkruan Konventën mbi Ndryshimin Klimatik të OKB (UNFÇC) dhe ranë dakord të stabilizojnë çlirimin e gazeve serrë “në një nivel mjaftueshëm të ulët për të parandaluar ndërhyrjen e rrezikshme antropogjenetike me sistemin klimatik”.

Deri më tani, megjithatë, nuk është ndërmarrë një stabilizim i tillë dhe pa të, temperaturat mund të rriten edhe më shumë. Me më pak akull në Arktik për të reflektuar dritën e diellit, oqeanet do të thithin më shumë nxehtësi. Rritja e temperaturave në Siberi do të çlirojë sasi të mëdha të metanit. Si rezultat, zona të mëdha të planetit tonë, aktualisht shtëpi e miliarda njerëzve do të jenë të pabanueshme.

Konferencat e mëparshme të firmëtarëve të UNFÇC kërkuan të arrinin marrëveshje ligjore mbi pakësimin e çlirimit të gazit, të paktën për vendet e industrializuara që kanë prodhuar shumicën e gazeve serrë që qarkullojnë tani në atmosferë. Kjo strategji qe e dobët – pjesërisht prej papajtueshmërisë amerikane të presidentit George W. Bush – dhe u braktis kur konferenca e Kopenhagenit në 2009 dështoi të prodhonte një traktat që do të zëvendësonte Protokollin e Kiotos në mbarim (të cilin SHBA nuk e nënshkroi kurrë). Në vend të kësaj, Akordi i Kopenhagenit thjesht i kërkoi vendeve të zotoheshin vullnetarisht të pakësonin çlirimet e tyre me sasi specifike.

Këto zotime kanë ardhur nga 154 shtete, përfshirë ato që çlirojnë më tepër dhe nuk ia dalin të përmbushin atë që kërkohet. Për të matur hendekun midis zotimeve që do të arriheshin dhe asaj që kërkohet, duhet të kthehemi te gjuha që cilido pranoi në Rio.

Formulimi ishte i vakët në dy aspekte kyçe. Së pari, çfarë përbën “interferencë të rrezikshme antropogjenetike me sistemin klimatik?” dhe së dyti, çfarë niveli sigurie supozohet nga termi “parandalim”?

Dykuptimësia e parë është zgjidhur nga vendimi për të shënjestuar për një nivel çlirimesh që do të kufizonte rritjen e temperaturës mesatare të sipërfaqes në 2 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial. Shumë shkencëtarë e konsiderojnë edhe një rritje më të ulët të rrezikshme. Duke marrë parasysh se edhe me një rritje prej 0.8 gradë Celsius planeti ka përjetuar rekord temperaturash të larta, me ngjarje më ekstreme të motit dhe shkrirje të akullit në Grinlandë, që përmban mjaftueshëm ujë për të shkaktuar rritje në 7 metra të niveleve të detit. Në Kopenhagen, zotimet e përfaqësuesve të shteteve të vogla ishullore për një shënjestër prej 1.5 gradë celsius kaluan pa u vënë re, kryesisht për shkak se liderët botërorë menduan se masat e nevojshme për të përmbushur një shënjestër të tillë ishin politikisht jorealiste.

Dykuptimësia e dytë mbetet. Instituti Grantham për Kërkime në Shkollën e Ekonomiksit në Londër ka analizuar zotimet e 154 vendeve dhe ka arritur në përfundimin se edhe nëse ata i zbatojnë të gjitha, çlirimet globale të karbonit do të rriten nga niveli aktual i 50 miliard tonëve në vit në 55-60 miliard ton në vitin 2030. Por, edhe për të pasur një shans 50 për qind në ruajtjen e limitit 2 gradë celsius, çlirimet vjetore të karbonit duhet të zbresin në 36 miliard ton.

Një raport nga Qendra Austrialiane për Restaurimin e Klimës nuk është më pak alarmant. Niveli i gazeve të çliruara në atmosferë sot do të thotë se ne kemi një shans prej 10 për qind për të tejkaluar 2 gradë celsius, edhe nëse ndalojmë shtimin e gazeve që tani (gjë që nuk do të ndodhë).

Imagjinoni sikur një linjë ajrore të shkurtonte procedurat e mirëmbajtjes në një nivel ku kishte 10 për qind shanse që avionët të mos përfundonin me sukses fluturimet. Kompania nuk mund të pretendojë se i ka parandaluar avionët e rrezikshëm të fluturojnë dhe do të gjente pak klientë të rinj, edhe nëse fluturimet e saj do të ishin më të lira se të kujtdo tjetër. Ngjashmërisht, prej shkallës së katastrofës që mund të sjellë “ndërhyrja e rrezikshme antropogjenetike me sistemin klimatik” ne nuk duhet ta pranojmë një 10 për qind shans – në mos disa herë më të lartë – për të tejkaluar 2 gradë celsius.

Cila është alternativa? Vendet në zhvillim do të argumentojnë se nevoja e tyre për energji të lirë për të nxjerrë njerëzit nga varfëria është më e madhe sesa nevoja e vendeve të pasura për të ruajtur nivelet e tyre të konsumit të energjisë – dhe ato do të kenë të drejtë. Kjo është arsyeja përse vendet e pasura duhet të synojnë dekarbonizimin e ekonomive të tyre sa më shpejt që të jetë e mundur dhe afati i fundit të jetë viti 2050. Ato mund të fillojnë duke mbyllur formën më të keqe të prodhimit të energjisë, stacionet e energjisë me qymyr dhe të refuzojnë licencat për të hapur miniera të reja qymyri.

Një tjetër avantazh mund të vijë duke i inkurajuar njerëzit që të hanë më shumë ushqime të bazuara te bimët, ndoshta duke taksuar mishin dhe duke përdorur të ardhurat për të subvencionuar alternativat më të qëndrueshme. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB, industria e gjësë së gjallë është burimi i dytë më i madh i çlirimit të gazeve serrë, pas sektorit të transportit. Kjo zvogëlon çlirimet e gazeve dhe e bën në mënyra që do të kishin një ndikim më të vogël në jetët tona sesa reshtja e përdorimit të karburantit fosil. Në fakt, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një pakësim i konsumit të mishit të kuq dhe të përpunuar do të kishte përfitime shtesë në pakësimin e vdekjeve nga kanceri.

Këto propozime mund të tingëllojnë jorealiste. Çdo gjë më pak se kaq, megjithatë, do të ishte një krim kundër miliarda njerëzve, që jetojnë dhe që do të lindin dhe kundër mjedisit natyror të planetit tonë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Paris and the Fate of the Earth

Etiketa: George W. BushKopenhagenKrimliraLondërmarrëveshjeMinieraMjedisitndikimOKBpaktProject SyndicateqymyrraportRaportirrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraVendimizhvillim
Tjetri
‘Fitorja’ e Serbisë në UNESCO ka treguar fytyrën e saj të vërtetë

‘Fitorja’ e Serbisë në UNESCO ka treguar fytyrën e saj të vërtetë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.