AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria premton tërheqjen e propozimit për dënimin e “shpifjes” si krim kundër shtetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama | Foto : LSA

Duke kërkuar ndjesë për “keqkuptimin”, kryeministri Edi Rama tha se nuk synonte të dënonte gazetarët ndërsa ministrja Felaj tha se projektligji “do të tërhiqet për t’u qartësuar”.

Kryeministri Edi Rama | Foto : LSA
Kryeministri Edi Rama | Foto : LSA

Protestat dhe zemërimi publik i shkaktuar nga zbulimi i planit të qeverisë për të dënuar me tre vjet burg “shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë” si “krim kundër shtetit” bënë që qeveria të deklarojë tërheqjen e projektligjit brenda më pak se 12 orësh nga publikimi i lajmit.

Kryeministri Edi Rama, i cili qe sponsorizuesi i propozimit, kërkoi ndjesë në një postim në Facebook sot në mëngjes (12 nëntor) dhe u përpoq të sugjeronte se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se synimi i tij qe që të dënonte politikanët dhe jo gazetarët.

Por pak më vonë, ministrja e marëdhënieve me parlamentin Ermonela Felaj, deklaroi se “në emrin tim personal dhe në emër të qeverisë ju them se ne do ta tërheqim këtë projektligj”.

Mesditën e djeshme, media zbuloi një propozim të qeverisë që kishte hyrë në diskutime parlamentare më 14 tetor por që qe mbajtur i heshtur për më shumë se tri javë. Propozimi vendoste një vepër të re penale në kapitullin e krimit kundër shtetit dhe konsideronte si “shpifje” të dënueshme me tre vjet burg të çdo deklarate që i vishte një zyrtari të lartë një vepër që klasifikohet si vepër penale në kodin penal. Propozimi u kundërshtua ashpër nga organizata të të drejtave të njeriut dhe nga një pjesë e gazetarëve, të cilët e konsideruan atë si një përpjekje për të kërcënuar çdo qytetar kritik ndaj autoriteteve. BIRN Albania e cilësoi propozimin një kërcënim për demokracinë.

Disa kritikë e konsideruan propozimin si një dëm i rëndë që kryeministri Rama po ia bën vetes, duke e prezantuar veten si një armik të lirisë së shprehjes.

Rama nga ana e tij tha se kjo qe një keqkuptim.

“Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit!” tha Rama në Facebook, duke sugjeruar se vendi ka një problem me shpifjen dhe duhet të përballet me të.

Për bashkëkryetarin e maxhorancës Ilir Meta, “ka një keqkuptim midis qëllimit të kësaj iniciative dhe të mënyrës se si ka funksionuar formulimi, kështu besoj se ky keqkuptim do të zgjidhet, do të ketë një reflektim”.

Deputeti i Partisë Demokratike në opozitë Oerd Bylykbashi, pavarësisht nëse projektligji godet median, qytetarët apo opozitën, rreziku për lirinë e shprehjes është njësoj. “Një projektligj i tillë mund të heqë nga parlamenti të gjithë deputetët kritikë, pavarësisht nëse dënohet apo jo media”, tha ai.

Ndërkohë, disa shoqata gazetarësh janë duke u përgatitur për një reagim të fortë ndaj propozimit duke e konsideruar atë si një masë që bie ndesh me parimet e së drejtës dhe me lirinë e shprehjes.

Etiketa: BIRNBIRN AlbaniaBurgdeputetEdi RamaErmonela FelajFacebookgazetarIlir MetaKrimKryeministri Edi RamaMASMediaMetaOerd BylykbashiPartisë DemokratikeProjektligjProjektligjiProtestatQeveriaRamaSHShpifjaShpifjeTaksat
Tjetri
Shekspiri ribashkon frekuentuesit serbë dhe kosovarë të teatrit

Shekspiri ribashkon frekuentuesit serbë dhe kosovarë të teatrit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.