AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Opozita e Kosovës detyron deputetët të braktisin parlamentin

Ervin QafmollangaErvin Qafmolla
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Opozita hodhi gaz lotsjellës dhe spraj me piper në parlament. Foto: BIRN.

Deputetët e shumicës parlamentare u detyruan ta miratojnë buxhetin 2016 ndërsa u izoluan në një ambient tjetër, pasi deputetët opozitarë hodhën përsëri gaz lotsjellës në kuvend.

Opozita hodhi gaz lotsjellës dhe spraj me piper në parlament. Foto: BIRN.
Opozita hodhi gaz lotsjellës dhe spraj me piper në parlament. Foto: BIRN.

Deputetët e opozitës në Kosovë shkaktuan përsëri kaos të martën në mbledhjen parlamentare që do të miratonte buxhetin e vitit 2016.

Deputetët e opozitës, udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, hodhën gaz lotsjellës në parlament dhe në korridore, si dhe spërkatën me spraj piperi personelin e sigurisë.

Në një veprim aty për aty, anëtarët vendosën të ndryshojnë vendtakimin dhe ta mbajnë seancën në një holl tjetër.

“Për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme, që vënë në rrezik shëndetin e deputetëve, vendosëm të marrim masa të jashtëzakonshme,” tha kryetari i asamblesë Kadri Veseli për median.

Deputetët e partisë në qeveri, diplomatët, vëzhguesit dhe gazetarët u mblodhën në një dhomë më të vogël për të diskutuar buxhetin ndërsa jashtë ndërtesës protestuesit hodhën gurë dhe bojë ndaj forcave speciale të policisë.

Tre parti opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe Nisma, janë betuar të ndalojnë seancat parlamentare derisa qeveria të tërhiqet nga marrëveshjet kyçe të arritura me Serbinë në gusht.

Marrëveshja më e kundërshtuar lidhet me krijimin e Lidhjes së Komunave Serbe që i jep atyre pushtet të madh.

Partitë opozitare thonë se pushtetet e dhëna ndaj lidhjes do ta bëjnë atë mjaftueshëm të pavarur, si entiteti i dominuar nga serbët në Bosnjë, Republika Srpska.

Kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që deputetët e qeverisë u zhvendosën në një tjetër ambient për të mbaruar punët e parlamentit. Deputetët opozitarë u përpoqën të kalojnë përmes forcave të sigurisë për të hyrë në ambientin e tyre por nuk ia dolën.

Kryeministri Isa Mustafa tha se ishte e papranueshme për shumicën e parlamentit, 90 deputetë, që të dëboheshin nga dhoma prej vetëm 30 deputetëve.

“Çfarë ndodhi sot qe një akt kriminal. Ata që hedhin gaz lotsjellës duhet të çohen përpara ligjit,” tha Mustafa në asamble.

Buxheti i vitit 2016 u miratua me votat e koalicionit qeverisës.

Etiketa: AAKBIRNbuxhetideputetdiplomatgazgazetarIsa Mustafakadri veseliKosovëKuvendMarrëveshjaMasanismaOpozitaparlamentPunëQeveriaRepublika SrpskarrezikSHVetëvendosjeVëzhguesit
Tjetri
Politikanët e Ballkanit ‘nuk e marrin seriozisht pajtimin’

Politikanët e Ballkanit ‘nuk e marrin seriozisht pajtimin’

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.