AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

A mund të na mësojë Ballkani si të ndalojmë ISIS?

Petar SubotinngaPetar Subotin
11 years më parë
në Blog, Opinion
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në të majtë përkujtimorja e viktimave në Srebrenicë, në të djathtë nderimet e fundit për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Luftërat e viteve ’90 në Ballkan tregojnë se si toleranca njerëzore duhet të mbështetet si një pjesë kyçe e luftës kundër kërcënimeve vdekjeprurëse ndaj qytetërimit tonë.

Në të majtë përkujtimorja e viktimave në Srebrenicë, në të djathtë nderimet e fundit për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.
Në të majtë përkujtimorja e viktimave në Srebrenicë, në të djathtë nderimet e fundit për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Të shtunën e shkuar m’u krijua ideja se bota ndali për një sekondë. Gjendja e shokut pas sulmeve të Parisit qe e kudogjendur në hemisferën perëndimore. Përmes reagimeve në median sociale, mund të shihje shumicën që shprehte ngushëllimet dhe trishtimin e tyre.

Duke pasur dëshirën të bëjnë diçka, njerëzit filluan të përdornin një aplikacion të ri të Facebook për të ngjyrosur fotot e tyre të profilit me blunë, të bardhën dhe të kuqen e flamurit francez dhe u shfaq një hashtag #prayforparis (#lutupërparisin). Njerëzit po luteshin për viktimat, familjet e tyre dhe pjesën tjetër të njerëzimit.

Nuk u desh shumë kohë përpara se njerëzit të fillonin të postonin komente se nuk duhet të lutemi, por të mendojmë, meqënëse lutjet dhe feja në sollën në këtë pikë të masakrës në Paris.

Kjo betejë online zgjati për disa orë, pastaj u shfaq një tjetër rreth fesë dhe terrorizmit. Filluan të shfaqeshin foto në median sociale nga myslimanët kudo nëpër botë, duke mbajtur mesazhe ku shkruhej “jo në emrin tim”.

Pasi shoku fillestar kaloi, rreth 30 orë pas sulmeve, postimet e reja filluan të zinin hapësirën e medias sociale me pyetje si përse njerëzit nuk i ndryshuan fotot e profilit me ngjyrat e flamujve të vendeve që pësuan akte terroriste ditë më parë, Liban, Turqi, Siri, Irak etj.

Por pavarësisht se si reaguam, reagimi ynë erdhi nga një ndjesi trishtimi, solidariteti dhe mbi të gjitha frike.

Unë jam prej Ballkanit dhe kur mendoj për të gjithë njerëzit që më kanë pyetur si është e mundur që pajtimi në rajon është kaq i ngadaltë dhe përse njerëzit ende e urrejnë njëri-tjetrin, duhet të them se mbase tani jam në gjendje të përgjigjem në mënyrë që kushdo ta kuptojë.

Gjatë viteve ’90 në Ballkan një grup i vogël njerëzish donin luftë dhe ata mbizotëruan mbi shumicën që nuk donte kurrë që të ndodhnin ato mizori.

Përse? Ata përdorën fjalë të mëdha si feja, patriotizmi, gjuha dhe etnia, i kanalizuan në media dhe krijuan një formulë perfektë për shkatërrim. 25 vjet më vonë, ne ende jemi si sfera e medias sociale pas sulmeve të Parisit – duke luftuar me njëri-tjetrin rreth faktit se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim për vrasjen e njerëzve, ekonominë e shkatërruar, vendet e rrënuara, dhe njëkohësisht, njerëzit që na çuan në këto luftëra drejtojnë ende vendet tona. Të njëjtët tipa.

Ashtu si ISIS, e vetmja gjë që qeveritë tona i trembeshin ishte uniteti. Kjo është arsyeja përse qëllimi i tyre ishte, dhe është ende (në një farë pike), të mbajnë njerëzit të dobët dhe të bëjnë gjithçka që munden për të na ndaluar që të pajtohemi me njëri-tjetrin.

Merrni shembullin e Ballkanit dhe mund t’ia dilni të mos bëni të njëjtët gabime. Vrasësit dhe terroristët janë njëlloj. As më shumë e as më pak. Ata nuk i përkasin asnjë kuptimi të thellë. Jemi ne që mbajmë përgjegjësinë e përpjekjes për t’i bërë ata pjesë të diçkaje më të madhe.

E vetmja mënyrë se si mund të dalim prej kësaj është të lëmë mënjanë fenë, ngjyrën e lëkurës, gjuhën dhe tipare të tjera që përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të atyre që jemi vërtetë. Dallimet tona janë aseti ynë më i madh dhe vetëm nëse udhëhiqemi prej vlerave më të larta të njerëzimit, atëherë mund të eliminojmë një nga kërcënimet më të mëdha të qytetërimit të njohim dhe duam.

Etiketa: BallkanBallkaniFacebookIrakISISLibanMediarajonSiriTerroristTurqi
Tjetri
Kuvendi fillon diskutimin e buxhetit në mungesë totale transparence

Kuvendi fillon diskutimin e buxhetit në mungesë totale transparence

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.