Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Është koha për paranë globale?

Alexander FriedmanLarry HathewayNgaAlexander FriedmandheLarry Hatheway
15:34 | 24/11/2015
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Është koha për paranë globale?

Foto ilustruese nga Wendy Hollands/Flickr.

Share on FacebookShare on Twitter

A mund të funksionojë një sistem bankar qendror në shkallë globale dhe një valutë e përbashkët që do t’i japë fund politikave monetare të çdo shteti dhe sa në kundërshtim bie kjo me demokracinë?

Foto ilustruese nga Wendy Hollands/Flickr.
Foto ilustruese nga Wendy Hollands/Flickr.

Bota e sotme është më e integruar nga aspekti ekonomik dhe financiar sesa çdo periudhë e mëparshme që nga gjysma e dytë e shekullit të 19. Por politikëbërja – veçanërisht sistemi bankar qëndror – mbetet pavarësisht kohës kombëtar dhe mendjengushtë. A nuk është koha për të rimenduar (jo) sistemin monetar global? Në veçanti, a nuk do të kishte një sistem bankar qëndror global dhe një valutë botërore më shumë kuptim sesa politikat kombëtare monetare dhe valutat e ngatërruara dhe jo efektive?

Teknologjia po arrin tani pikën ku një valutë e përbashkët dixhitale, mundsuar nga përhapja thuajse universale e celularëve, që e bën këtë të mundur. Dhe megjithëse tingëllon shumë e panatyrshme, para Luftës së Parë Botërore, kanalizimi i standardit të arit ngjante njëlloj i paarritshëm.

Sistemi aktual është si i rrezikshëm dhe i pamjaftueshëm. Paratë e ndryshme nuk jan vetëm një telash i turistëve që kthehen në shtëpi me xhepat plot monedha të huaja të pashpenzueshme. Firmat globale humbasin kohë dhe burime në përpjekje për të penguar rrezikun e valutës (duke përfituar vetëm bankat që veprojnë si ndërmjetësues).

Përfitimet e heqjes nga shpatullat e botës së valutave kombëtare do të ishin të mëdha. Me një goditje do të eliminoheshin luftërat e valutës dhe dëmi që i shkaktojnë ekonomisë botërore. Vendosja e çmimeve do të ishte më transparente dhe klientët do të vinin re anormalitë (nga celularët e tyre) dhe do të bënin pazar për ofertat më të mira. Dhe duke eliminuar transaksionet e shkëmbimit të huaj dhe kostot e mbrojtjes, një valutë e vetme do të ripërtërinte tregtinë botërore të ngecur në vend dhe do të përmirësonte eficencën e alokimit të kapitalit global.

Shkurt, gjendja aktuale është nënprodukt i periudhës së shteteve-kombe. Globalizimi ka tkurrur dimensionet e ekonomisë botërore dhe koha për një bankë qëndrore botërore ka ardhur. Një valutë e vetme botërore është në fakt e pagjasë dhe e padëshirueshme.

Bankat qëndrore, ndërsa idealisht të pavarura nga influenca politike, japin ende llogari te organi politik. Ato ia kanë borxh legjitimitetin e vet procesit politik që i ka krijuar ato, me rrënjë në vullnetin e qytetarëisë ndaj të cilëve ato shërbejnë (nga ku e marrin autoritetin).

Historia e autoritetit mbikëqyrës së valutës, megjithëse e shkurtër, sugjeron se legjitimiteti i marrë demokratikisht është i mundur vetëm në nivel të kombit-shtet. Në nivel ndër-kombëtar, legjitimiteti mbetet i dyshimtë, siç tregon eksperienca e eurozonës. Vetëm nëse sovraniteti i Bashkimit Europian eklipsohet, me zgjedhje demokratike, nga shtetet-kombe që e përbëjnë atë , atëherë Banka Qëndrore Europiane ka legjitimitetin e duhur për të mbetur autoriteti i vetëm monetar i eurozonës.

Por i njëjti legjitimitet politik nuk mund të imagjinohet për ndonjë autoritet monetar transatlantik apo transpaqësor, jo më një autoritet global. Traktatet midis vendeve mund të harmonizojnë rregullat që qeverisin tregtinë dhe zona të tjera. Por ato nuk mund të transferojnë sovraniteti në një institucion aq të rëndësishëm sa një bankë qendrore apo një simbol aq imponues sa paraja letër.

Legjitimiteti i bankave qëndrore ka më së shumti rëndësi kur ka më tepër rreziqe. Vendimet e përdithsme të politikës monetare nuk kanë gjasa të ngacmojnë pasionet e masave. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për nevojën më të pakët që autoriteti monetar të veprojë si një huadhënës i mjetit të fundit për bankat tregtare apo edhe qeveritë. Siç kemi dëshmuar në vitet e fundit, ndërhyrje të tilla mund të jenë diferenca mes kaosit financiar dhe kolapsit dhe shkurtimit të thjeshtë dhe recensionit. Dhe vetëm bankat qëndrore, me aftësinë për të krijuar lirshëm përgjegjësitë e tyre, mund ta luajnë këtë rol.

Megjithatë vendimi i vështirë që bankat qëndrore duhet të marrin në rrethana të tilla – parandalimi i destabilizimit përballë inkurajimit të rrezikut moral – janë njëkohësisht teknokratike dhe politike. Mbi të gjitha, legjitimiteti i vendimeve të tyre bazohet te ligji, që në vetvete është një shprehje e vullnetit demokratik. Të shpëtosh një bankë dhe jo një tjetër? Të blihet borxhi sovran por jo ai shtetëror? Duke vendosur për pyetje të tilla në një nivel mbikombëtar nuk është vetëm teorikisht e pamundur, është por edhe krejtësisht jo praktike në botën moderne. Legjitimiteti, jo teknologjia, është valuta e bankave qëndrore.

Por fakti që një bankë qendrore dhe një valutë globale do të dështonin në mënyrë spektakolare (pavarësisht se sa ia vlen ekonomikisht) nuk i zhvesh politikëbërësit nga përgjegjësia e tyre për të zgjidhur sfidat që dalin nga një sistem monetar global i fragmentizuar. Dhe kjo do të thotë të përkrahen institucionet globale shumëkombëshe.

Roli i FMN si një arbitër i pavarur i politikës makroekonomike dhe ruajtëse kundër zhvlerësimit konkurrues të valutës duhet të forcohet. Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave në ekonomitë e mëdha duhet të nënvijëzojnë, në një protokoll të përbashkët, zotimin e tyre për të përcaktuar sipas tregut normat e këmbimit. Ashtu siç sugjeroi së fundmi Raghuram Rajan, guvernatori i Rezervës Bankare të Indisë, FMN-ja duhet të mbështesë ekonomitë në zhvillim që mund të përballen me kriza likuiditeti si pasojë e normalizimit të politikës monetare të SHBA.

Po ashtu, një botë më e globalizuar kërkon një zotim nga të gjithë aktorët për të përmirësuar infrastrukturën, në mënyrë që të sigurohet një rrjedhje efikase  burimeve në ekonominë botërore.  Për këtë arsye, baza e kapitalit të Bankës Botërore në Bankën e saj Ndëkrombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim duhet të rritet bashkë me linjat e 253 miliard dollarëve të kërkuar, për të ndihmuar financimin e investimeve të ekonomive në zhvillim për autostrada, aeroporte dhe të tilla.

Mbështetja shumëkombëshe për investim në infrastrukturë nuk është e vetmja mënyrë se si tregtia globale mund të rigjallërohet nën rregullat monetare aktuale.  Siç u tregua me bollëk në shtatë dekadat e fundit, pakësimi i barrierave të tarifave dhe jo-tarifave gjithashtu do të ndihmonte – mbi të gjitha në bujqësi dhe shërbime, siç parashikoi dhe Doha Round.

Stabiliteti financiar global gjithashtu mund të forcohet brenda kornizës ekzistuese. Gjithë çka duhet është rregullimi dhe supervizimi i harmonizuar, transparent dhe i thjeshtë.

Për sistemin monetar ndërkombëtar të sotëm, idealja – një bankë qendrore dhe një valutë e vetme – nuk duhet të shihet si armike e së mirës. Puna me mjetet ekzistuese, është sigurisht e mundshme në mënyrë që të përmirësohen mjetet tona politike dhe të nxitet zhvillimi dhe begatia globale.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Is It Time for Global Money?

Tjetri
Qeveria vendos të regjistrojë IMEI-n, numrin që mundëson përgjimin e celularëve

Qeveria vendos të regjistrojë IMEI-n, numrin që mundëson përgjimin e celularëve

Më të lexuarat

Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi kate pallati ‘pa leje’ në zemër të Tiranës

Organizatat ndërkombëtare shpërthejnë me kritika ndaj Veliajt për “demaskimin” e Lolitës dhe JOQ

17:47 | 31/03/2023
Është koha për paranë globale?

Është koha për paranë globale?

15:34 | 24/11/2015
Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

KLP sfidon Kolegjin dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë

15:12 | 30/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.