AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gratë ngjisin shkallët e karrierës në policinë shqiptare

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
11 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një efektive e policisë mbikqyr studentet protestues që pasqyrohen në xhamat e syzeve të saj. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Duke mundur paragjykimin kundër grave në pozicione të larta në polici, pesë police janë diplomuar nga një program special që do t’i mundësojë atyre të drejtojnë operacione të rëndësishme.

Policet shqiptare.
Policet shqiptare.

Kur policia shqiptare dhe programi amerikan për investigim kriminal ICITAP hapën një thirrje për të stërvitur police që do të drejtonin operacionet kundër krimit në Shqipëri një vit më parë, vetëm 16 gra nga 84 prej atyre që u ftuan të aplikonin treguan interes.

Në muajt e parë të vitit 2015, gjatë këshillimeve të para, u bë e qartë se gratë që filluan trajnimin duhet të përgatiteshin të punonin pa orare fikse dhe të merrnin përgjegjësi për operacione të mëdha në terren. Tetë gra të tjera u tërhoqën.

Trajnimi filloi në prill me vetëm tetë gra dhe të enjten vetëm pesë prej tyre morën certifikata, duke hapur një kapitull të ri në jetët e tyre profesionale.

Këto të pesta në muajin e ardhshëm do të lënë pozicionet e tyre të vjetra dhe do të fillojnë të drejtojnë stacione policie dhe sektorë kundër krimit – të parat gra në Shqipëri trajnuar për këtë gjë.

Lindita Nushi, që ka qenë një anëtare e policisë shqiptare për 18 vjet dhe është një specialiste në gjurmimin e të arratisurve nga policia, është një nga pesë të certifikuarat.

Ajo i tha BIRN se gjithnjë donte të rikthehej në terren dhe mundësia për t’u kthyer në pozicion drejtues ishte një mundësi e artë.

“Përpara se të merrja vendimin, mblodha familjen time dhe i pyeta nëse do të më mbështesnin në këtë iniciativë. I pari që tha “po” ishte burri im dhe ky ishte çasti kur rashë në dashuri me të për herë të dytë,” tha ajo.

Kryekomisaria Nushi është nënë e dy vajzave të vogla dhe iu bashkua policisë në vitin 1997, një vit i vështirë kur Shqipëria po shkatërrohej nga një kryengritje civile dhe shumica e territorit kontrollohej nga grupet e armatosura.

“Kam qenë pranë vdekjes shumë herë në fillim të karrierës kur mbaja trupa të vdekur në duar dhe më janë drejtuar armë në kraharor,” tha ajo.

Por ajo është ende në ankth për përgatitjen e një pozicioni drejtues operacional në terren kur gjinia duket se ende luan një rol.

“Ne jemi gratë e para që marrin këto role dhe do të jetë një përgjegjësi e madhe. Mendoj se nëse bëj një punë të mirë do të hap rrugën për koleget e mia femra, por nëse dështoj do të konsiderohet një problem gjinor,” shtoi ajo.

Kolegia e saj, Kryekomisarja Anila Popa, është një tjetër grua që është trajnuar për të drejtuar operacione në terren.

Ajo i tha BIRN se “shpirti i saj luftarak” dhe një besim se gratë shqiptare duhet të marrin role më të mëdha në sferën publike e kanë nxitur të ndjekë karrierën në polici.

“Unë dhe familja ime kemi bërë sakrifica të mëdha për karrierën time. Kam rritur dy djem ndërsa kam punuar si oficere policie dhe kam marrë njëkohësisht pjesë në studime sigurie,” tha ajo.

Pas një diplome në letërsi, Popa mori një diplomë nga Akademia e Policisë dhe ka një master në çështjet e sigurisë, pasi studioi dy vite në Francë.

Ajo beson se në Shqipëri është më e lehtë për burrat sesa për gratë të ndjekin një karrierë në polici.

“Ne ende i shohim gratë si të papërshtatshme për këto role në shoqërinë tonë dhe unë e shoh si detyrën time të tregoj se ne mund të bëjmë më shumë,” tha ajo.

Policia nuk ka qenë kurrë një vend i rehatshëm për gratë në karrierë në Shqipëri. Dy vite më parë, numri i grave në polici ishte vetëm rreth 500 ndër 11,000 policë.

Tani, si rezultat i programeve të ndërmarra për të reduktuar hendekun gjinor dhe për t’i dhënë policisë një imazh më të butë, numri i grave police është dyfishuar në 1100.

Për të rritur numrin e grave police, në Akademinë e Policisë po vendosen kuota dhe po hartohen programe të ndryshme për të ndihmuar gratë të ngjisin më shpejt shkallët e karrierës.

Etiketa: 1997besimBIRNcertifikatagraGrupet e armatosuraInvestigimletërsimasterParapoliciPoliciashqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Emigranti shqiptar fiton koncesionin 100 milion USD të Sterilizimit

Emigranti shqiptar fiton koncesionin 100 milion USD të Sterilizimit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.