AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Prishtina nën tension, arrestohen Albin Kurti dhe 90 aktivistë të VV

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia e Kosovës arreston deputetin e Vetvendosje Albin Kurti/AP Photo/Visar Kryeziu)

Kurti u arrestua brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, pak kohë pasi ai u shfaq në tribunën e protestës së opozitës në qendër të Prishtinës. Operacioni u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve.


Policia e Kosovës arrestoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe shoqëroi rreth 90 aktivistë të lëvizjes opozitare, nën një situatë të tensionuar që pasoi protestën e së shtunës në Prishtinë. Kurti u arrestua brenda selisë së Vetëvendosjes, pasi dhjetra policë u përplasën me aktivistët e kësaj lëvizjeje.

Pas arrestimit, Kurti dhe aktivistët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje janë dërguar në Prokurorinë Themelore të Kosovës, në Pallatin e Drejtësisë. Hamdi Ibrahimi, kryetar i kësaj gjykate konfirmoi për Kallxo.com se “jemi në pritje të kërkesës nga ana e Prokurorisë, për caktimin e masës së sigurisë për Kurtin”.

Albin Kurti u arrestua për shkak se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria e Kosovës për protestat me gaz lotsjellës në brendësi të Parlamentit. Policia e Kosovës ishte vënë prej ditësh në ndjekje të tij.

Arrestimi i Kurtit dhe shoqërimi i dhjetëra aktivistëve të Vetëvendosjes u njoftua përmes një komunikate nga policia.

“Njësitet relevante policore, të cilat ishin në kërkim të personit të kërkuar me urdhërarrest (z.Kurti), kanë arritur ta lokalizojnë dhe të njëjtin ta shoqërojnë për në organet e drejtësisë, ashtu siç parashihet në urdhërarrest,” thuhet në komunikatën e policisë.

Policia pretendon gjithashtu se gjatë gjatë kërkimit të Kurtit brenda selisë së “Vetëvendosjes”, disa persona janë sjellë dhunshëm.

“Njësitet relevante policore, pas intervenimit brenda në objekt kanë hasur në rezistencë të disa personave të dhunshëm të cilët kanë qenë brenda në objekt, e të cilët kanë hedhur mjete të ndryshme të forta drejt zyrtarëve policor, duke përfshirë shkopinj, karrige, tavolina, mjete të metalta dhe sprej, ku si pasojë e saj dy policë dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime,” thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se nga aksioni i policisë janë arrestuar 90 aktivistë dhe akuzon policinë për ndërhyrje të dhunshme në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë deri me tash. Disa prej tyre janë te lënduar rëndë nga dhuna brutale policore,” thuhet në njoftimin e VV-së.“Dënojmë arrestimin e tyre të padrejtë dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm”, thotë Vetëvendosje.

Etiketa: aktivistAktivistëAlbin KurtiArrestarrestimidhunagazKosovëkryetarMASoperacioniPoliciaPolicia e KosovësPrishtinaProkuroriaProtestatSHVetëvendosje
Tjetri
Elma – vajza nga Mitrovica që u arrestua për terrorizëm

Elma - vajza nga Mitrovica që u arrestua për terrorizëm

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.