AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Nga qëllimet e mira te dekarbonizimi i thellë

Jeffrey D. SachsGuido Schmidt TraubJim WilliamsngaJeffrey D. Sachs,Guido Schmidt Traubdhe1 të tjerë
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vepër arti nga argjentinasi Pedro Marzorati është instaluar në një pellg në parkun Montsouris COP21, gjatë Konferencës së OKB për Ndryshimin Klimatik në Paris, 2 dhjetor 2015. Foto: (AP Photo/Francois Mori)

Nuk mjaftojnë vetëm planet afatshkurtra dhe mënyrat drastike të pakësimit të çlirimit të dioksidit të karbonit të atmosferë, shtetet duhet të angazhohen në rrugë të qëndrueshme që do të sigurojnë zhdukjen e katastrofës së ngrohjes globale edhe më vonë vitit 2030, thonë ekspertët.

Një vepër arti nga argjentinasi Pedro Marzorati është instaluar në një pellg në parkun Montsouris COP21, gjatë Konferencës së OKB për Ndryshimin Klimatik në Paris, 2 dhjetor 2015. Foto: (AP Photo/Francois Mori)
Një vepër arti nga argjentinasi Pedro Marzorati është instaluar në një pellg në parkun Montsouris COP21, gjatë Konferencës së OKB për Ndryshimin Klimatik në Paris, 2 dhjetor 2015. Foto: (AP Photo/Francois Mori)

Përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik (COP21) në Paris, më shumë se 150 qeveri paraqitën plane për të pakësuar çlirimin e karbonit deri në vitin 2030. Shumë vëzhgues po pyesin nëse këto pakësime janë të thella mjaftueshëm. Por ka edhe një pyetje më të rëndësishme: a do të ofrojë rruga e zgjedhur në 2030 bazat për dhënien fund të çlirimit të gazeve serrë më vonë?

Sipas konsensusit shkencor, stabilizimi klimatik kërkon dekarbonizimin e plotë të sistemit tonë energjetik dhe zero çlirim gazesh serrë deri në vitin 2070. G-7 ka pohuar se dekarbonizimi – e vetmja strehë e sigurt nga ndryshimi klimatik shkatërrimtar – është synimi  i këtij shekulli. Dhe shumë krerë shtetesh nga G-20 dhe vende të tjera publikisht kanë deklaruar qëllimin e tyre për të ndjekur këtë rrugë.

Megjithatë vendet në COP21 nuk po e negociojnë ende dekarbonizimin. Ata kanë negociuar hapa më modest deri në 2025 ose 2030, të quajtur Synimet e Kontributeve të Përcaktuara Kombëtarisht (INDC). INDC e Shteteve të Bashkuara, për shembull zotohen që SHBA të pakësojë çlirimin e CO2 me 26-28%, të përafërta me një bazë të 2005, deri në vitin 2025.

Përtej faktit se më shumë se 150 INDC që janë paraqitur përbëjnë një arritje të madhe për negociatat ndërkombëtare klimatike, shumica e ekspertëve po pyesin nëse shuma e këtyre zotimeve është e mjaftueshme për të mbajtur ngrohjen globale nën limitin e miratuar prej 2º Celsius. Ata po debatojnë për shembull, nëse INDC-të i afrohen 25% apo 30% pakësim deri në 2030 dhe nëse ne kemi nevojë për një pakësim 25%, 30% apo 40% deri atëherë.

Por çështja më e rëndësishme është nëse vendet do të arrijnë synimet e tyre të vitit 2030 në një mënyrë që i ndihmon ata të çojnë çlirimet në zero deri në 2070 (dekarbonizim i plotë). Nëse ata thjesht ndjekin masat që synojnë pakësimin e emisioneve në afat kohor të shkurtër, ata rrezikojnë të kenë nivele të larta çlirimesh pas 2030. Problemi kritik, në afat kohor të shkurtër, nuk është 2030, por çfarë ndodh më pas.

Ka arsye për t’u shqetësuar. Ka dy rrugë për te viti 2030. Ne mund ta quajmë rrugën e parë “dekarbonizim i thellë”, që do të thotë se hapat deri në vitin 2030 e hapin rrugë për hapa më të thellë se aq pas kësaj. Rruga e dytë mund të quhet “rruga e frutave që janë të lehtë për t’u vjelë” – rrugë të lehta për të pakësuar çlirimet në shkallë modeste shpejt dhe me kosto relativisht të ulët. Rruga e parë mund të ofrojë fruta që vilen lehtë, por këto mund të bëhen një shpërqendrim ose më keq akoma.

Ja arsyeja përse shqetësohemi. Mënyra më e lehtë për të pakësuar çlirimin e gazeve deri në vitin 2030 është duke konvertuar impiantet e energjisë elektrike me qymyr në impiante me gaz. Çlirimi i të parës është rreth 1000 gramë CO2 për kilovat-orë, ndërsa e dyta çliron rreth gjysmën e kësaj. Gjatë 15 viteve në vazhdim nuk do të jetë e lehtë të ndërtohen impiante të reja me gaz për të zëvendësuar ato me qymyr. Frute të tjera që vilen lehtë janë edhe fitimet që vijnë nga eficenca e karburantit të motorëve me djegie të brendshme, duke e çuar kilometrazhin e automjeteve nga të themi 35 milje për gallon në SHBA në 55 milje për gallon deri në vitin 2025.

Problemi është se impiantet energjetike me gaz dhe makinat me djegie të brendshme nuk janë mjaftueshëm për të çuar në zero emisionet neto deri në vitin 2070. Ne duhet të arrijmë rreth 50 gramë për kilovat-orë deri në vitin 2050, jo 500 gramë për kilovat-orë. Ne duhet të çojmë në zero emisionet nga makinat, jo të kemi më shumë makina që e djegin gazin me më shumë eficencë, veçanërisht për shkak të numrit të makinave që mund të dyfishohen botërisht deri nga mesi i shekullit.

Dekarbonizimi kërkon jo makina me gaz natyror dhe eficente me karburantin, por automjete me zero karbon në energji elektrike. Ky transformim më i thellë, ndryshe nga frutat që vilen lehtë të cilave ua kanë vënë syrin shumë politikanë, ofron mënyrën e vetme për siguri klimatike (qëndrimi poshtë limitit 2ºC). Duke kaluar nga qymyri në gaz ose në makina që e djegin gazin me më shumë eficencë, ne rrezikojmë të vëmë veten në një kurth me karbon të lartë.

originalFigura e mësipërme ilustron rebusin. Rruga e frutave që vilen lehtë (me të kuqe) arrin një pakësim të thiktë në vitin 2030. Ndoshta e bën me kosto më të lirë sesa rruga e thellë e dekarbonizimit (me të gjelbër) sepse kthimi në elektricitet me zero-karbon dhe makinat elektrike mund të jenë më të kushtueshme sesa teknologjitë e sotme. Problemi është se rruga e parë do të arrijë më pak pakësime pas vitit 2030. Do të çojë në një rrugë qorre. Vetëm rruga e dekarbonizimit të thellë e çon ekonominë në fazën e nevojshme të dekarbonizimit deri në vitin 2050 dhe në zero çlirime neto në vitin 2070.

Joshja e zgjidhjes afatshkurtër është shumë e fuqishme, veçanërisht te politikanët që ndjekin ciklin zgjedhor. Megjithatë është një mirazh. Në mënyrë që politikëbërësit të kuptojnë se çfarë rrezikohet me dekarbonizimin të gjithë qeveritë duhet të përgatisin zotime dhe plane jo vetëm për 2030 por edhe për të paktën 2050. Ky është mesazhi kryesor i Projektit të Rrugëve të Dekarbonizimit të Thellë (DDPP), që ka mobilizuar skuadra kërkuesish në 16 vendet që çlirojnë më shumë gaze serrë në mënyrë që të përgatisin Rrugët e Dekarbonizimit të Thellë për në mesin e shekullit.

DDPP tregon se dekarbonizimi i thellë është teknikisht i mundshëm dhe i përballueshëm dhe se ka identifikuar rrugë deri në 2050 për të shmangur kurthet dhe joshjet e frutave që vilen lehtë dhe mënyra si të vihen në shina ekonomitë madhore për dekarbonizim të plotë deri në 2070. Rrugët mbështeten të gjitha në tre shtylla kryesore: përparimet madhore në eficencën energjetike, përdorimi i materialeve inteligjente dhe sistemet inteligjente (të bazuara te informacioni); elektricitet zero-karbon, ndjekja e opsioneve më të mira nga çdo vend si energjia diellore, e erës, gjeotermike, hidro, bërthamore dhe kapja dhe ruajtja e karbonit; si dhe kalimi i karburantit nga motorët me djegie të brendshme te makinat elektrike dhe kalime të tjera në elektrifikim dhe biokarburante të përparuara.

Një pyetje kyçe për Parisin, nuk është nëse qeveritë arrijnë pakësimin me 25% apo 30% deri në vitin 2030, por si synojnë ato ta bëjnë këtë. Për këtë, marrëveshja e Parisit duhet të përcaktojë se çdo qeveri do të dorëzojë jo vetëm një INDC për 2030 por gjithashtu një Rrugë të Dekarbonizimit të Thellë deri në 2050. SHBA-ja dhe Kina kanë sinjalizuar tashmë interesin e tyre në këtë qasje. Në këtë mënyrë, bota mund të vendosë një linjë drejt dekarbonizimit  dhe të ndalojë katastrofën klimatike që na pret nëse nuk e bëjmë këtë gjë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. From Good Intentions to Deep Decarbonization

Etiketa: CO2energji elektrikeEnergjiagazKinakostoMakinaMarrëveshjaOKBpaktProject SyndicateqymyrSHBA
Tjetri
Rusia akuzon Erdogan si blerës të naftës nga Shtetit Islamik

Rusia akuzon Erdogan si blerës të naftës nga Shtetit Islamik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.