AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kur pabarazia vret

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.

Jetëgjatësia në rënie dhe përkeqësimi i shëndetit te amerikanët po tregojnë se PBB-ja nuk është një matës i mirë i mirëqenies dhe se pabarazia ekonomike dhe situata financiare aktuale po vret të varfrit më shpejt…

Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.
Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.

Këtë javë, Angus Deaton do të marrë çmimin Nobel në Ekonomi “për analizën e tij të konsumit, varfërisë dhe mirëqenies”. Çmim që e meriton. Në fakt, menjëherë pasi u lajmërua çmimi në tetor, Deaton publikoi një punë befasuese me Ann Case në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave – kërkim që është të paktën po aq i vlefshëm për lajmet sa ceremonia e Nobelit.

Duke analizuar një sasi të gjerë të dhënash rreth shëndetit dhe vdekjeve te amerikanët, Case dhe Deaton treguan ulje të jetëgjatësisë dhe shëndetit te amerikanët e moshës së mesme, veçanërisht te ata me shkollë të mesme apo më pak. Mes shkaqeve ishin vetëvrasjet, drogat dhe alkoolizmi.

Amerika e vlerëson veten si një nga vendet më të begata në botë dhe mund të mburret se në secilin nga vitet e fundit përveç vitit 2009 PBB për frymë është rritur. Dhe një shenjë e begatisë mendohet se është shëndeti i mirë dhe jetëgjatësia. Por ndërsa, SHBA shpenzon më shumë para për frymë në kujdesin shëndetësor krahasuar me pothuajse çdo vend tjetër (dhe më shumë si një përqindje e PBB), është larg nga maja e jetëgjatësisë botërore. Franca, për shembull, shpenzon më pak se 12 për qind të PBB për kujdes mjekësor, krahasuar me 17 për qind në SHBA. Megjithatë amerikanët mund të presin të jetojnë tre vite të plota më pak se francezët.

SHBA-ja është një shoqëri më heterogjene, kanë shpjeguar prej vitesh amerikanët, dhe hendeku mendohet se reflekton diferencat e mëdha në jetëgjatësinë mesatare mes afrikano-amerikanëve dhe amerikanëve të bardhë.

Hendeku racial në shëndet, është sigurisht, shumë i vërtetë. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2014, jetëgjatësia te afrikano-amerikanët është rreth katër vite më e ulët për gratë dhe më shumë se pesë vite më e ulët për burrat, krahasuar me të bardhët.  Kjo pabarazi, megjithatë, nuk është vetëm një rezultat i padëmshëm i një shoqërie më heterogjene. Është një simptomë e turpit të Amerikës: diskriminimi i vazhdueshëm kundrejt afrikano-amerikanëve, reflektuar në të ardhurat mesatare të familjeve që janë më pak se 60 për qind të të ardhurave të familjeve të bardha. Pasojat e të ardhurave më të ulëta janë keqësuar nga fakti se SHBA-ja është i vetmi vend i përparuar që nuk njeh aksesin në kujdesin shëndetësor si një e drejtë bazë.

Disa amerikanë të bardhë, megjithatë, janë përpjekur ta hedhin fajin e vdekjes më herët te vetë afrikano-amerikanët, duke cituar “stilin e tyre të jetesës”. Është ndoshta e vërtetë se zakonet e pashëndetshme janë të përqendruara më tepër te amerikanët e varfër, një numër disproporcional i të cilëve janë me ngjyrë.  Por këto zakonet në vetvete janë një pasojë e kushteve ekonomike, pa përmendur stresin e racizmit.

Rezultatet Case-Deaton tregojnë se teori të tilla nuk vlejnë më. Amerika po bëhet një shoqëri më e ndarë – e ndarë jo vetëm mes të bardhëve dhe afrikano-amerikanëve, por gjithashtu midis 1 për qindëshit dhe pjesës tjetër dhe midis atyre që janë të arsimuar shumë dhe atyre që janë më pak të arsimuar, pavarësisht racës. Hendeku mund të matet tani jo vetëm te pagat por edhe te vdekjet e hershme. Amerikanët e bardhë gjithashtu po vdesin më herët teksa u ulen të ardhurat.

Kjo provë nuk është një shok për ata që studiojnë pabarazinë në Amerikë. Të ardhurat mesatare të një punonjësi me kohë të plotë janë më të ulëta se 40 vite më parë. Pagat e meshkujve me gjimnaz kanë rënë me rreth 19 për qind në periudhën e studiuar nga Case dhe Deaton.

Për të qëndruar mbi ujë, shumë amerikanë morën borxh nga bankat me norma interesi me kamatë. Në vitin 2005, administrata e presidentit Bush e bëri edhe më të vështirë për një kryefamiljar të shpallë falimentin dhe të pakësojë borxhin. Më pas erdhi kriza financiare, që i kushtoi miliona amerikanëve vendin e punës dhe shtëpitë. Kur sigurimi i papunësisë, i projektuar për një periudhë të shkurtër papunësie në një botë të punësimit, mbaroi, ata mbetën vetëm, pa rrjet sigurie (përtej kuponëve të ushqimit), ndërsa qeveria ndihmoi bankat që kishin shkaktuar krizën.

Privilegjet bazë të një jete të klasës së mesme ishin gjithnjë e më shumë jashtë mundësisë së amerikanëve. Recesioni i Madh kishte treguar dobësinë e tyre. Ata që kishin investuar në bursë panë shumicën e pasurisë t’i zhdukej; ata që kishin futur paratë në obligacione të sigurta qeveritare panë t’i zvogëloheshin të ardhurat bazë në gati zero, teksa Fed uli vazhdimisht normat e interesit afatgjatë dhe afashkurtër. Me rritjen e tarifave universitare, e vetmja mënyrë për të çuar fëmijët në shkollë ishte huamarrja, por borxhet e arsimimit virtualisht të pashlyeshme, borxhi studentor ngjante më keq se format e tjera të borxhit.

Nuk kishte se si ky presion i madh financiar të mos i vinte amerikanët e klasës së mesme dha familjet e tyre në stres të madh. Dhe nuk është befasi që kjo është reflektuar në normat e larta të abuzimit me drogën, alkoolin dhe ka çuar në vetëvrasje.

Unë isha krye-ekonomist në Bankën Botërore në fund të viteve 1990, kur filluam të merrnim lajme të ngjashme nga Rusia. Të dhënat tona tregonin se PBB kishte rënë rreth 30 për qind që nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik. Por ne nuk kishim besim te matjet tona. Të dhënat tregonin se jetëgjatësia e meshkujve po binte, edhe pse po rritej te pjesa tjetër e botës, duke konfirmuar përshtypjen se gjërat nuk po shkonin mirë në Rusi, veçanërisht jashtë qyteteve kryesore.

Komisioni Ndërkombëtar i Matjes së Performancës Ekonomike dhe Progresit Social, të cilin unë e bashkëdrejtoj  dhe ku Deaton ka shërbyer, kishte theksuar më parë se PBB shpesh nuk është një matje e mirë e mirëqenies së një shoqërie. Këto të dhëna të reja mbi uljen e statusit shëndetësor te amerikanët e bardhë konfirmojnë këtë konkluzion.  Shoqëria tipike e klasës së mesme në mbarë botën është duke u bërë tanimë e para shoqëri ish-klasë e mesme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. When Inequality Kills

Etiketa: AdministrataAmerikaAnalizëBankatbesimBIRNBorxhiekonomiFrancaIvana DervishiKrizalajmeMatMjekmjekëObligacionePabaraziaPagatpaktParaPBBProject SyndicatePunëQeveriaRusiRusiaSHSHBASigurimiuljevrasje
Tjetri
Arsyet pse Papa Françesk vendosi të vizitojë Shqipërinë

Ndahet nga jeta Rrok Mirdita, arqipeshkvi katolik i Shqipërisë post-komuniste

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.