AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Evolucioni i punës

Dani RodrikngaDani Rodrik
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Georgia Business/Flickr.

Kalimi nga post-industrializimi te de-industrializimi që po ndodh tanimë anë e mbanë botës te forca punëtore, i ka larguar njerëzit nga prodhimi dhe i ka çuar ata drejt fushës së shërbimit, megjithatë kjo paraqet një sfidë më vete për të ardhmen, argumenton Dani Rodrik.

Foto ilustruese nga Georgia Business/Flickr.
Foto ilustruese nga Georgia Business/Flickr.

Në mesin e dhjetorit, Kombet e Bashkuara do të lançojnë më të fundit nga Raportet e Zhvillimit Njerëzor që publikohen çdo vit. Raporti i këtij viti përqendrohet në natyrën e punës: se si mënyra me të cilën ne e fitojmë jetesën po transformohet  nga globalizimi ekonomik, teknologjitë e reja dhe inovacionet në organizimin social. Perspektiva për vendet në zhvillim, në veçanti, është pa dyshim e përzier.

Për shumicën e njerëzve në pjesën më të madhe të kohës, puna është kryesisht e pakënaqshme. Historikisht, kryerja e punës së lodhshme është mënyra se si shtetet bëhen të pasura. Dhe të qenët i pasur është mënyra se si disa njerëz bëjnë punë më tepër të kënaqshme.

Falë Revolucionit Industrial, teknologjitë e reja në tekstilet e pambukut, hekuri dhe çeliku, dhe transportimi ofroi nivele të qëndrueshme në rritje të produktivitetit në punë për herë të parë në histori. Së pari në Britaninë e mesit shekullit 18 dhe pastaj në Europën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, burrat dhe gratë u dyndën nga fshati drejt qyteteve për të mbushur nevojën në rritje të fabrikave për punëtorë.

Por, për dekada, punëtorët fituan pak prej përfitimeve të produktivitetit në rritje. Ata punuan orë të gjata në kushte sfilitëse, jetuan në streha të mbipopulluara dhe josanitare dhe përjetuan pak rritje në fitime. Disa indikatorë, si gjatësia mesatare e punonjësve, sugjerojnë se standardet e jetesës madje për pak kohë u ulën.

Me kalimin e kohës, kapitalizmi u transformua dhe fitimet e tij filluan të ndaheshin më gjerësisht. Kjo qe pjesërisht për shkak se pagat natyralisht filluan të rriten teksa teprica e punonjësve ruralë mbaroi. Por, po aq e rëndësishme, është se punëtorët e organizuan veten në mënyrë që të mbronin interesat e tyre. Duke iu trembur revolucionit, industrialistët bënë kompromis. Të drejtat civile dhe politike u shtrinë te klasa punëtore.

Demokracia, në këmbim, e zbuti kapitalizmin edhe më shumë. Kushtet e punësimit u përmirësuan si të mandatuara nga shteti ose të negociuara, gjë që çoi në pakësimin e orëve të punës, sigurinë më të madhe dhe familje, shëndet dhe përfitime të tjera. Investimi publik në arsimim dhe trajnim i bëri punonjësit më produktiv dhe më të lirë të zgjedhin.

Si rezultat, ndikimi i punës në tepricën e kompanive u rrit. Ndërsa punët në fabrikë nuk u bënë kurrë të kënaqshme, punët me kollare tanimë mundësuan një standard jetese të klasës së mesme, me të gjithë  mundësitë e konsumit dhe të stilit të jetesës.

Me kalimin e kohës, progresi teknologjik pengoi kapitalizmin industrial. Produktiviteti i punës në industritë e prodhimit u rrit më shpejt se pjesa tjetër e ekonomisë: sasi të njëjta ose më të mëdha të çelikut, makinave dhe elektronikave mund të prodhohen me më pak punonjës. Ndaj, punonjësit “tepër” u zhvendosën në industritë e shërbimit – arsim, shëndet, financë, argëtim dhe administratë publike, për shembull. Kështu lindi ekonomia post-industriale.

Puna u bë më e këndshme për disa, por jo për të gjithë. Për ata me aftësi, kapital dhe mend për të lulëzuar në periudhën post-industriale, shërbimet ofronin mundësi tepër të mëdha. Bankierët, këshilltarët dhe inxhinierët fitonin paga më të larta se paraardhësit e tyre të periudhës industriale.

Po aq e rëndësishme, puna në zyrë lejoi një lloj lirie dhe autonomie personale që puna në fabrikë nuk e ofroi kurrë. Pavarësisht orëve të gjata (ndoshta edhe më gjatë se punët në fabrikë), profesionistët e shërbimit shijuan kontroll më të lartë mbi jetën e përditshme dhe vendimet e vendit të punës. Mësuesit, infermierët dhe kamerierët nuk paguhet thuajse aq mirë, por edhe ata u çliruan nga puna e rëndë mekanike në dyqan.

Për punëtorët me më pak aftësi, megjithatë, punët në sektorin e shërbimit nënkuptonin të hiqnin dorë nga përfitimet e negociuara të kapitalizmit industrial. Tranzicioni në një ekonomi shërbimi shpesh shkoi dorë për dore me rënien e unioneve, mbrojtjeve të punësimit normave të barazisë na paga, dobësim të madh të fuqisë së punëtorëve dhe sigurisë së punës. Ndaj ekonomia post-industriale hapi një hendek të ri në tregun e punës, me atyre me punë të qëndrueshme, me paga të larta dhe atyre me punë të paguara pak dhe të pakënaqshme. Dy faktorë përcaktuan rëndësinë e të dy llojeve të punës – dhe kështu nivelin e pabarazisë së prodhuar nga tranzicioni post-industrial: niveli i edukimit dhe aftësitë e forcës punëtore dhe shkallën e industrializimit të tregjeve të punës në shërbime (përveç prodhimit).

Pabarazia, përjashtimi dhe dualiteti u bënë më të thella në vende ku aftësitë ishin të shpërndara keq dhe shumë shërbime e përafruan tekstin në “Ideal” për tregjet e parave. Shtetet e Bashkuara, ku shumë punonjës janë të detyruar të bëjnë disa punë në mënyrë që të jetojnë mirë, mbetet shembulli kryesor i këtij modeli. Shumica e punonjësve jetojnë ende në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe duhet të kalojnë këto transformime. Ka dy arsye për të besuar se modeli i tyre në të ardhmen nuk do të (ose nuk duhet të) shpaloset në të njëjtën mënyrë.

Së pari, nuk ka arsye që kushtet e sigurta të punës, liria e sindikatave dhe marrëveshja kolektive të mos prezantohen në fazat e hershme të zhvillimit që kanë ndodhur historikisht. Ashtu sikurse demokracia politike nuk pret për rritje të të ardhurave, standardet e forta të punës nuk duhet të mbeten prapa zhvillimit ekonomik. Punonjësit në shtetet me të ardhura të ulëta nuk duhet të privohen nga të drejtat fundamentale për hir të zhvillimit industrial dhe performancës së eksportit.

Së dyti, forcat e globalizimit dhe progresit teknologjik janë kombinuar për të alternuar natyrën e punës në prodhim në një mënyrë që e bën shumë të vështirë, në mos të pamundur, për të rinjtë të maten me eksperiencën e industrializimit të Katër Tigrave Aziatikë ose ekonomive europiane dhe amerikano-veriore përpara tyre. Shumë ( në mos shumica) nga vendet e zhvilluara po bëhen ekonomi shërbimi pa zhvilluar një sektor të lartë prodhimi – një proces që unë e kam quajtur “de-industrializim i parakohshëm”.

A mund të jetë de-industrializimi i parakohshëm një bekim i fshehtë, që i jep punëtorëve mundësi në botën e zhvilluar duke anashkaluar angarinë e prodhimit?

Nëse është kështu, si mund të ndërtohet një e ardhme e tillë kjo nuk është e qartë. Një shoqëri në të cilën shumica e punëtorëve janë vetëpronarë – dyqanxhinj, profesionistë të pavarur ose artistë – dhe vendosin vetë kushtet e punësimit ndërsa nxjerrin mjete të mira jetese është e realizueshme vetëm kur produktiviteti në të gjithë ekonominë është tashmë shumë i lartë. Shërbimet e prodhimit të lartë – siç është IT ose financa – kërkojnë punonjës të mirë-trajnuar, jo llojin e punonjësve pa aftësi që ofrojnë vendet e varfra.

Ndaj ka lajme të mira dhe të këqija për të ardhmen e punës në vendet në zhvillim. Falë politikës sociale dhe të drejtave të punonjësve, punëtorët mund të bëhen pjesëtarë me të drejta të plota në ekonomi më herët në procesin e zhvillimit. Njëkohësisht, motori tradicional i zhvillimit ekonomik – industrializimi – ka gjasa të operojë me kapacitet më të ulët. Kombinimi përfundimtar i pritshmërive të larta publike dhe kapacitetit prodhues me të ardhura të ulëta do të jetë një sfidë madhore për ekonomitë në zhvillim kudo.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Evolution of Work

Etiketa: demokraciaekonomiEkonomiaFamiljeglobalizimiinfermierëKapitalizmiKombet e BashkuaralajmeLiriaMarrëveshjaPabaraziaPagatprodhimProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorëRaportiSHShtetet e BashkuaraStrehatë drejtaVendimetzhvillim
Tjetri
Raporti: 18 milionë dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë

Raporti: 18 milionë dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.