Një vit pas zaptimit të kinemasë historike të Beogradit, Zvezda, një grup artistësh mbeten të zotuar të ofrojnë një kinema alternative për dashamirësit e filmave.
“Ky do të jetë një dimër i vështirë. Ne do të duhet të pakësojë numrin e shfaqjeve sepse është ftohtë dhe nuk ia kemi dalë të rregullojnë sistemin e ngrohjes,” thotë Vladimir Gvojiç, nga Lëvizja për Zaptimin e Kinemave, teksa hymë në hollin e gjatë dhe të errët të të mirënjohurës së dikurshme kinema Zvezda ose Star në qendër të Beogradit.
Muret e hollit të ftohtë janë të mbuluar me postera filmash dhe artikuj të shkruar nga anëtarë të grupit. Në të majtë gjendet një ish-biletari, që të bën të mendosh se je në vitet ’70, kur kjo kinema ishte në kulmin e saj.
“Rregulluam çatinë që rridhte, pastruam teatrin e vjetër të hapur, lyem muret dhe së fundmi rregulluam ekranin e filmave,” shpjegon 24-vjeçari me krenari të dukshme teksa ngjitim shkallët që na çojnë te zyra e lëvizjes.
“Problemi kryesor është elektriciteti dhe ne duhet ta rregullojmë shpejt nëse duam të qëndrojmë këtu për më shumë vite,” shton ai.
Rreth 10,000 deri në 15,000 njerëz kanë ardhur të shohin më shumë se 6000 filmat në kinema që kur grupi zaptoi ndërtesën më 21 nëntor 2014, thotë Gvojiç.
Me mbështetjen e dhjetëra regjisorëve, producentëve, aktorëve dhe të pasionuarve pas filmave, grupi rihapi kinemanë me qëllimin e ofrimit të një alternative te publiku për filmat e ndryshëm nga ato të kinemave të zakonshme.
“Manda [aktori serb Milorad Mandiç] na dha katër reflektorë që të ndriçonim teatrin,” kujton Gvojiç, duke shtuar se një tjetër aktor serb i famshëm, Dragan Bjelogrliç, bëri dhurimin e parë në para ditën e parë të shfaqjes.
Në mbrëmjen e parë, grupi shfaqin “I pabinduri”, një film i prodhuar nga Mina Djukiç, një prej liderëve të lëvizjes. Gvojiç llogarit se rreth 50 prej tyre fjetën në teatër atë natë dhe kaluan 45 ditët e ardhshme duke pastruar pluhurat, grumbujt e plehrave dhe trupat e minjve të ngordhur.
“Kinematë e vdekura” të Beogradit
“Mina tha se ajo donte që premiera informale e filmit të saj të ishte në një prej “kinemave të vdekura” të Beogradit dhe kështu u bë,” thotë Gvojiç duke ndezur një cigare në zyrën e grupit në katin e dytë të ndërtesës.
Zvezda është larg nga të qenët e vetmja kinema e vdekur në Boegrad. Bashkë me 13 teatro të tjerë filmash, Zvezda u bë një rrënojë pas privatizimit të Rrjetit të Filmit të Beogradit në vitin 2007. Të 14 kinematë e rrjetit u shitën për 9 milionë euro te Nikola Djivanoviç.
Pesë vite më vonë, biznesmeni u arrestua dhe u dënua për abuzim me pushtetin, për përfitim i legal nga blerja rreth katër milionë euro dhe për shkaktim të dëmit prej 2 milionë euro te shteti.
Në atë kohë të gjitha kinematë e zotëruara dikur nga Filmi Beograd u mbyllën. Pas arritjes së një marrëveshje me prokurorinë, Djivanoviç kaloi dy vite në burg.
Gvojiç – që pranon se grupi i tij e ka zaptuar ilegalisht ndërtesën – thotë se ata patën një telefonatë në Skype me Djivanoviç vjet.
“Ndodhi përpara kinemasë së mbushur. Ai po qeshte, duke thënë se nuk e zotëron kinemanë. Ai rezultoi i mirë atëherë, edhe pse nuk tha shumë,” shpjegon Gvojiç, i cili është edhe vetë aktor.
“Pas 40 ditëve të para në kinema, ai na tha në një bisedë jozyrtare [përmes Facebook] se na mbështet dhe se na uron gjithë të mirat. Ai tha se nuk priste që të qëndronim aq gjatë në një teatër të ftohtë,” thotë aktori.
“Por ai u gabua,” shtoi ai, duke parë me krenari në zyrën e mbushur me postera filmash, letra dhe filxhanë kafeje, me një buzëqeshje të vogël.
Mungesa e fondeve
“Të gjithë llojet e njerëzve kanë ardhur këtu gjatë kësaj kohe,” thotë Gvojiç teksa hymë në teatrin e madh dhe të akullt. “Kam parë pensionistë, studentë dhe tifozë futbolli”.
Ende, paratë janë problemi më i madh i grupit. Përveç fondeve që ka dhënë secili prej 50 “zaptuesve” deri më tani, ata mbështeten kryesisht te dhurimet online, që ndihmuan për financimin e rikonstruktimit të teatrit veror. Shfaqjet ishin pa para.
Ndërsa sponsorët privatë janë të mirëpritur më shumë, Gvojiç thekson se autoritetet deri më tani nuk kanë ndihmuar financiarisht.
“Deri më tani na kanë thënë se na mbështesin por askush nuk na ka dhënë para, ne kontaktuam personalisht Ivan Tasovaç [ministrin e kulturës],” thotë ai.
Pavarësisht të gjithë vështirësive me të cilat janë përballur për më shumë se një vit tani, Gvojiç dhe bashkëpunëtorët e tij mbeten optimistë.
“Do të doja të bëhej një fabrikë e vogël filmash, një vend ku studentët dhe artistët e rinj të vinin dhe të shprehnin veten, të bëni filma. Diçka si një “Kino Klub”, thotë ai.
“Do të doja të rikthehesha këtu një ditë për të parë një film,” më thotë Gvojiç, teksa ulemi në teatër duke parë ekranin bosh të filmave.