AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Misteret e pikturave të vjedhura holandeze bëhen çështje në Ukrainë

Pete BaumgartnerngaPete Baumgartner
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pikturë e vjedhur nga muzeu Westfriest në Hollandë

Rishfaqja e qartë e dhjetëra kryeveprave holandeze dhe objekteve të tjera të vjedhura, e të prezantuara në lindje të Ukrainës së shkatërruar nga lufta, ka bërë që Kievi të përpiqet fuqishëm për t’i gjurmuar dhe gjetur këto artefakte dhe piktura, në mënyrë që t’iu shmanget kritikave nga publiku para votimit vendimtar për marrëdhënie më të thella me Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, ka bërë me dije gjatë kësaj jave se kanë nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e pikturave të shekullit XVII – XVIII, të cilat ishin vjedhur në një galeri holandeze, një dekadë më parë.

Tashmë për to thuhet se janë në rajonin Donbas, vend në të cilin ka pasur luftime ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Klimkin tha se dështimi për kthimin e pikturave është përgjegjësi e “atyre që po përpiqen ta prishin imazhin e Ukrainës”, para referendumit të 6 prillit në Holandë, i cili kërkon pëlqimin e qytetarëve për Marrëveshjen e Asociimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian.

Klimkin tha se qeveria holandeze, çështjen e pikturave të zhdukura e ka ngritur edhe gjatë një takimi në Hagë me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, të mbajtur më 26 nëntor.

Votimi holandez është miratimi përfundimtar i nevojshëm për marrëveshjen politike dhe ekonomike, e cila e krijon një zonë të lirë tregtare dhe është mundësi që marrëveshja për udhëtim pa viza për ukrainasit, të hyjë në fuqi.

Edhe pse sondazhi nuk është detyrues, Marrëveshja e Asociimit nuk mund të miratohet formalisht nga Qeveria holandeze para mbajtjes së referendumit. Përgjigja JO në referendum, do të bënte që qeveria ta rishqyrtojë paktin.

Marrëveshja, e cila u kundërshtua nga ish-presidenti ukrainas, Viktor Janukovich, një muaj para se ai të shkarkohej më 2014-n, është miratuar nga 27 anëtarët e tjerë të BE-së, pavarësisht se Rusia ka kërcënuar se do të vendosë sanksione.

“Çerdhja e hajdutëve”

Pikturat holandeze ishin vjedhur në janar të vitit 2005. Hajdutët kishin përdorur një metodë të sofistikuar të vjedhjes në muzeun Westfries në Holandë.

Për 24 pikturat dhe 70 gjësendet e argjendta e të metalta të vjedhura, nuk dinte askush deri në janar të vitit 2014, kur njëra nga pikturat ishte shfaqur në një gazetë online ukrainase.

Shpresat e muzeut holandez ishin zbehur kur policia dhe ekspertë të teknologjisë informative nuk ishin në gjendje të tregonin se kush dhe pse e ka publikuar këtë foto.

Nuk kishte pasur të dhëna të mëtutjeshme deri në korrik të këtij viti kur dy ukrainas e kishin kontaktuar Ambasadën Holandeze në Kiev dhe i kishin njoftuar ata se pikturat janë në një vilë në rajonin Donjeck të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Zyrtarët e muzeut kanë thënë se dy burrat, të cilët janë paraqitur se e përfaqësojnë Organizatën Ultra-nacionaliste në Ukrainë (OUN), kishin kërkuar 50 milionë euro dhe mospërfshirjen e autoriteteve ukrainase, në këmbim të rikthimit të veprave të vjedhura.

Njëri nga burrat, Borys Humenyuk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ishte cilësuar si një “hero gjatë takimit me zyrtarët e Ambasadës Holandeze për dhënien e lajmeve në lidhje me pikturat.

“Unë iu thashë në rregull. Unë e kam këtë informacion dhe mund të merrem me këtë çështje nëse ju dëshironi”, tregon Humenyuk dhe shtoi:

“Ata ishin shumë mirënjohës për këtë informacion dhe më thanë se unë jam një hero për holandezët dhe se kam bërë një vepër të madhe”.

Ai tha se kur është takuar me zyrtarët holandezë, nuk iu ka kërkuar atyre të holla.

“Nëse kështu është puna, atëherë unë nuk e di pse ne nuk kemi ardhur që ta arrijmë një marrëveshje”, tha Ad Geerdink, drejtor i muzeut Westfries kur u pyet rreth pretendimeve të Borys Humenyuk, se nuk kishte kërkuar miliona euro.

“Ne iu ofruam atyre 50 mijë euro si ‘shumë për ndihmën’ dhe në një shenjë mirënjohjeje, por ne nuk pranojmë t’iu paguajmë atyre para për pikturat tona. Ne kemi filluar bisedimet me shpresë të madhe, por ata kishin ide shumë të fryra në lidhje me vlerën aktuale të pikturave”, tha ai.

Geerdink tha se pikturat, nëse janë në gjendje të mirë, janë vlerësuar nga kompania e njohur e artit holandez “Arthur” në vlerë prej 1.3 milion euro.

Por, bazuar në pikturat që holandezët i kanë parë në foto, ai shtoi se gjendja e tyre është përkeqësuar dhe se ato duhet t’i nënshtrohen procesit të restaurimit.

Geerding shtoi se pala holandeze është njoftuar nga dy anëtarë të OUN-it, se ata e rrezikojnë veten e tyre për marrjen e pikturave nga vila në lindje të Ukrainës.

Humenyuk thotë se është takuar edhe me ekspertët e artit nga kompania Brand, me qëllim të negocimit për kthimin e pikturave dhe kishin rënë dakord që informacionin për vendndodhjen e pikturave ta dërgonin në ambasadë.

Por, kompania Brand i kishte thënë atij që pikturat duhet të kthehen deri më 10 shtator, në të kundërtën ai do të “ndiqej nga Interpoli”.

Humenyuk, i cili pretendon të ketë qenë ish-zëvendëskomandant në OUN, i kishte thënë përkthyesit të kompanisë Brand se “nuk kishte të bënte asgjë me pikturat, përveç që donte ta ndihmonte Holandën”.

Brand tha se Oleh Tyahnybok, udhëheqës i partisë ultra-nacionaliste Svoboda dhe Valentyn Nalyvaychenko, ish-shef i Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë, janë të përfshirë në këtë rast dhe e dinë se kush i posedon pikturat.

Raportet për përfshirjen e tij në vjedhjen e pikturave, Nalyvaychenko i ka quajtur “të pakuptimta”.

Zëdhënësja e Tyahnybok, Krystyna Ravlyuk, nëpërmjet rrjetit social Facebook, pretendimet e Brand-it i ka quajtur absolutisht të pavërteta.

Ajo në reagim ka publikuar edhe një fotografi të Oleh Tyahnybokut, në të cilën pas tij gjenden tri piktura, e në njërën nga të gjendet portreti i udhëheqësit të ultra-nacionalistëve Stepan Bandera dhe dy piktura ku janë portretet e dy udhëheqësve të OUN-it, të cilët ishin varur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka shkruar se këto tri fotografi, janë të vetmet që i kanë.

Pikturat “e pazëvendësueshme”

Për zyrtarët në qytetin Hoorn, vlera e pikturave të vjedhura, shkon përtej parave.

Kryeveprat e zhdukura, thuajse të gjitha janë të pikturuara gjatë periudhës që është e njohur si Epoka e Artit Holandez, e cila ka prodhuar piktorë si Rembrandt, Vermeer e Van Ruisdael.

“Vlera kulturore dhe historike e pikturave të vjedhura është shumë më e rëndësishme se 1.3 milion euro vlerë e përcaktuar”, thotë Marieke van Leeuwen, zëdhënëse e qytetit Hoorn në Holandë.

“Shumica e pikturave janë nga piktorët që kanë prejardhje nga qyteti Hoorn apo West Friesland. Këto piktura janë të pazëvendësueshme”, shton ajo.

Drejtori i muzeut, Greedink, tha se vendimi për ta bërë të madhe çështjen e pikturave kohëve të fundit, është për shkak të shqetësimeve se pikturat do të shiten në tregun ndërkombëtar, ndonëse deri më tani nuk ka pasur të interesuar.

Ai shpreson se fakti që pikturat janë të vjedhura, do t’i mbajë larg blerësit potencialë.

“Fjala përhapet shumë shpejt kur një koleksionist arti dëshiron të blejë 24 pikturat e mjeshtërve të lashtë holandezë”, shprehet Greedink

Van Leeuwen tha ndërkaq se kanë dëgjuar se janë paraqitur blerës të mundshëm nga Kazakistani, Ukraina dhe Gjermania.

“Derisa pikturat janë shitur në një qark të paligjshëm, atëherë edhe mund të shpërndahen në gjithë botën dhe ato do të zhduken përgjithmonë” , tha Greedink, duke inkurajuar autoritetet ukrainase që ta zgjidhin këtë situatë.

Shefja e policisë ukrainase, Khatia Denakoidze, u tha gazetarëve të premten se janë duke pritur një kërkesë nga prokurorët holandezë dhe se i kanë ftuar autoritetet holandeze që të marrin pjesë në përpjekjet për rikthimin e pikturave.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: Bashkimin EvropianBEDonbasEuroEvropaFacebookfotografiGalerigazetarGjermaniaHetimetHolandëKazakistaniKievKrijonLuftaMarrëveshjamarrëveshjeParaPoliciaprokurorPunaQeveriaReferendumRusiasanksioneSHShpresONshtatorUkrainaUkrainëVendimivizaVotimi
Tjetri
Projekti për rindërtimin klasik të Shkupit po vijon në pafundësi

Maqedonia konfirmon dënimet për ‘vrasje terroriste’ për shqiptarët

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.