AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Maqedonia konfirmon dënimet për ‘vrasje terroriste’ për shqiptarët

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjykata e Apelit në Shkup nuk e ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm për gjashtë shqiptarët e dënuar për terrorizëm për vrasjen e pesë maqedonasve në vitin 2012, një çështje që shkaktoi trazira etnike në vend.

Shesh ne Shkup Maqedoni
Qendra e Shkupit | Foto nga : BIRN

Gjykata e Apelit tha në një deklaratë të hënën se ajo ka mbështetur dënimet e gjashtë shqiptarëve etnikë dhe ka refuzuar kërkesat e tyre për apel si “të pabaza”.

Mbrojtja e tyre kishte kërkuar lirimin e tyre nga akuzat për shkak të mungesës së provave, duke këmbëngulur se çështja ishte një ndjekjen penale politike e organizuar nga qeveria.

Prokuroria megjithatë pohoi se vrasjet ishin një akt terrorizmi, me qëllim për të provokuar trazira etnike në Maqedoni.

BIRN nuk qe në gjendje të kontaktonte me avokatët mbrojtës për një reagim nga ana e tyre.

Trupat e Filip Slavkovskit, Aleksandar Nakjevskit, Cvetanco Acevskit dhe Kire Trickovskit, të gjithë të moshës midis 18 dhe 20 vjeç, u zbuluan më 12 prill 2012 pranë liqenit Smilkovci në zonën e Shkupit.

Trupat e tyre ishin rreshtuar dhe dukej sikur ishin ekzekutuar. Trupi i 45-vjeçarit Borce Stevkovski u gjet pak më larg.

Lajmi i vrasjeve rriti tensionet etnike dhe grupe maqedonasish etnikë organizuan protesta, disa prej të cilave u bënë të dhunshme, duke fajësuar komunitetin e pakicës shqiptare për vrasjet.

Në korrik 2014 gjykata penale në Shkup dha dënimin më të gjatë të mundshme për vepra terroriste, burgim të përjetshëm, për gjashtë shqiptarët etnikë për vrasjet.

Agim Ismailovic, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Ljuta janë në burg në Maqedoni, por dy të tjerët, Alil Demiri dhe Afrim Ismailovic, janë në burg në Kosovën fqinje ku ata po shlyejnë një tjetër dënim që s’ka lidhje me këtë.

Dënimet për terrorizëm shkaktuan edhe më shumë tensione, ndërsa në Shkup shpërthyen përleshje të tjera midis disa mijë njerëzish të zemëruar, kryesisht të rinj etnik shqiptarë dhe policisë, e cila përdori gaz lotsjellës, tuba uji, granada tymuese dhe spraj me piper në përpjekje për të shuar trazirat.

Protestuesit thanë se nuk i besonin gjykatës, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski se ka ndikuar në marrjen e vendimeve.

Seanca dëgjimore në gjykatën e apelit pritej të shënonte një kthesë në këtë çështje të profilit të lartë.

Spekulimet sugjeruan se mbrojtja mund të paraqiste prova të reja nga transkriptimet e bisedave të përgjuara rreth çështjes mes zyrtarëve të lartë – pjesë e një sasie të madhe regjistrimesh që opozita maqedonase ka bërë publike në përpjekjen e saj për të rrëzuar qeverinë.

Përgjimet hedhin dyshime mbi dënimet, sipas kreut të opozitës Social Demorkate, Zoran Zaev. Por Zaev nuk i ka publikuar transkriptimet, duke thënë se druhet se ato mund të shkaktojnë një reagim të dhunshëm nga komuniteti i madh shqiptar në vend.

Ndërkohë, prokuroria speciale e sapoformuar në Maqedoni, e cika ka për detyrë të hetojë çështjet e përgjimeve të paligjshme, kërkoi ditën e hënë që opozita të japë të gjitha materialet që ka në lidhje me këtë çështje.

Prokuroria speciale tha se së shpejti do të vendosë nëse do të marrë nën jurisdiksionin e saj çështjen, pasi të analizojë materialet.

Në vitin 2012, Maqedonia kaloi një konflikt të shkurtër të armatosur midis rebelëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë. Konflikti përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, e cila u siguroi më shumë të drejta shqiptarëve të cilët përbëjnë një të katërtën e 2.1 milionë banorëve të vendit.

Etiketa: ApelBanorëBIRNBurggazGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGruevskikonfliktKosovëMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeMbrojtjaOpozitaProkuroriaProkuroria SpecialeProtestaQeveriaSeancaSHShkupshqiptaretë drejtatensioneTerrorizmitraziravrasjeZoran Zaev
Tjetri
Shtetet e Ballkanit goditen nga lëvizja e paligjshme e parave

Shtetet e Ballkanit goditen nga lëvizja e paligjshme e parave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.