AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqiptarët këmbëngulin për azil në Gjermani, kosovarët heqin dorë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Azilantë shqiptar të kthyer nga Gjermania në Rinas | Foto nga : Ivana Dervishi

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve në Shqipëri, Kosovë dhe Gjermani për të bindur ëndërrimtarët se aplikimi për azil në Gjermani nuk i ndihmon për të emigruar, sërish 3 mijë shqiptarë aplikuan rishtaz për azil në nëntor ndërkohë që shqiptarët e Kosovës duket se janë bindur të mos e bëjnë.

Azilantë shqiptarë të kthyer në Rinas | Foto nga : Ivana Dervishi
Azilantë shqiptarë të kthyer në Rinas, gusht 2015 | Foto nga : Ivana Dervishi

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të Shqipërisë që kanë aplikuar për azil në Gjermani gjatë vitit 2015 arriti në gati 53 mijë vetë në nëntor të këtij viti, me 3 mijë aplikantë të shtuar vetëm gjatë muajit nëntor, bëhet e ditur nga statistikat mujore të publikuara nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve gjermane për të bindur shqiptarët se kërkimi i azilit politik nuk ndihmon për emigrimin në këtë vend, të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm shqiptarësh vijojnë të besojnë te ëndrra gjermane.

Emigrimi nga Shqipëria nisi këtë herë në masë në janar 2015, kur 1,648 vetë nga Shqipëria aplikuan për azil në Gjermani me besimin se do të mund të emigronin. Në mars kërkesat u rritën në mënyrë dramatike ndërsa në prill, qeveria gjermane dhe ajo shqiptare bënë përpjekjet e para për të bindur shqiptarët për të mos aplikuar.

Vala e emigrimit nga Shqipëria shënoi kulmin në gusht me 8300 aplikime, para se të fillonte të ulej.

Në shtator, qeveria gjermane organizoi disa kthime demonstruese të aplikantëve të refuzuar, por numri i të kthyerve mbeti sërish shumë më i ulët se sa numri i largimeve.

Aktualisht nuk është e qartë se sa prej azilkërkuesve janë kthyer në atdhe pas aventurës gjermane, por numri i lartë i largimeve dyshohet se sakaq ka shkaktuar rënie të konsiderueshme të importeve konsumit në Shqipëri. Të 53 mijë të larguarit përbëjnë afërsisht 1.8 për qind të popullsisë në vend.

Kosova pati një eksperiencë edhe më dramatike se sa Shqipëria. Për shkak se kosovarët nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, udhëtimi i tyre drejt Gjermanisë kaloi përmes vuajtjeve të stërmëdha ku familje të tëra udhëtuan drejt Serbisë së veriut me autobuzë dhe kapërcyen kufirin me Hungarinë më këmbë para se të mund të merrnin një tren apo makinë nga Hungaria për në Gjermani.

Vala e madhe e emigrimit të kosovarëve drejt Gjermanisë nisi në fund të vitit të kaluar dhe shënoi kulmin në mars 2015 kur brenda një muaji, gati 12 mijë vetë hynë ilegalisht në zonën Shengen për t’i regjistruar si azilkërkues. Në total, statistikat gjermane tregojnë se nga janari deri në dhjetor të këtij viti, 36 mijë kosovarë, afërsisht 2.1 për qind e të gjithë popullsisë së vendit shkoi në Gjermani.

Edhe vendet e tjera të rajonit u përballën me një valë të tillë migratore por në përmasa më të vogla.

Gjatë periudhës janar-nëntor, në Gjermani u regjistruan si azilkërkues 26 mijë serbë nga një popullsi prej 7.1 milionë banorësh ndërsa nga Maqedonia ikën afro 14 mijë vetë nga një popullsi prej 2 milionë banorësh.

Shqipëria dhe Kosova mbajnë vendin dy dhe tre në listën e vendeve që kanë prodhuar më shumë azilkërkues në Gjermani këtë vit, duke u renditur vetëm pas Sirisë, vendi që aktualisht gjendet prej pesë vitesh në luftë të përgjakshme civile.

Numri total i të larguarve nga Shqipëria gjatë këtij viti është më i lartë se kaq për shkak se një numër më i vogël shqiptarësh kanë kërkuar azil në vende të tjera të BE-së, si Franca, Suedia apo Danimarka, të cilat nuk raportojnë të dhëna të detajuara mujore si Gjermania.

Shkaqet që i çuan shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës të emigrojnë në masë mbeten të paqarta. Emigrantët e intervistuar në raste të ndryshme kanë dhënë motive të tilla si: mërzia me vendin dhe mungesa e shpresës për përmirësim të pritshëm në të ardhmen e afërt, formëzimi i bindjes se asgjë nuk ndryshon me ndryshimin e qeverive për shkak se klasat politike janë njësoj, pakësimi i mundësive për emigrim sezonal në Greqi dhe Itali si pasojë e krizës së thellë ekonomike në këto dy vende apo thjeshtë dëshira për t’ia hedhur sistemit dhe për të marrë përfitime asistence sociale si azilkërkues në Gjermani.

Cilatdo qofshin arsyet, emigrimi po pakëson ndjeshëm popullsinë në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në Ballkan, duke hequr nga ky rajon popullsinë e re dhe vitale dhe duke thelluar vështirësitë ekonomike dhe demografike që janë përjetuar përgjatë 25 viteve të fundit.

Etiketa: azilazilkërkuesBallkanBanorëBEDanimarkaEmigrimiFamiljeFrancaGjermaniGjermaniaGreqiItaliIvana DervishiKosovaKosovëMaqedoniaMASMinistria e BrendshmeParaQeveriarajonRinasSHShengenshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorStatistikatSuediaviza
Tjetri
Skema piramidale “ Martin Shkreli ” dhe arrestimi i shqiptarit më të urryer (fotogaleri)

Skema piramidale “ Martin Shkreli ” dhe arrestimi i shqiptarit më të urryer (fotogaleri)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.