AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bosnja dhe Serbia: Një hap para, dy hapa mbrapa

Srecko LatalngaSrecko Latal
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Beograd. Foto: BETA.

Pas përmirësimit të marrëdhënieve këtë vit mes dy vendeve fqinje, kryeministri serb ka krijuar probleme të reja duke injoruar një vendim të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Beograd. Foto: BETA.
Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Beograd. Foto: BETA.

Takimi i kësaj jave midis kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ngriti tensione të reja midis dy vendeve dhe shqetësime në lidhje me synimet e vërteta të Beogradit.

Pas përfshirjes së Serbisë në luftërat në Bosnjë dhe Kroaci në vitet 1990, marrëdhëniet e fqinjësisë së të gjithë rajonin janë përmirësuar gradualisht gjatë viteve.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Bosnjës u normalizuan edhe gjatë muajve të fundit, sidomos pasi Vuçiç organizoi një takim për presidencën trepalëshe të Bosnjës në Beograd këtë verë dhe qeveritë e të dy vendeve mbajtën një seancë të parë të përbashkët në Sarajevë në nëntor.

Megjithatë, këto marrëdhënie tani duket se po përballen me një sfidë të re pas takimit në Beograd të martën pasdite, në të cilin Vuçiç dhe Dodik folën për bashkëpunimin e mirë midis Serbisë dhe Republikës Srpska në vitin 2015 dhe njoftuan projekte të reja të përbashkëta në infrastrukturë dhe iniciativa të tjera për vitin 2016.

Duke sfiduar haptazi vendimin e fundit nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, e cila vendosi se 9 janari nuk mund të jetë festë kombëtare e Republikës Srpska, sepse implikimet e saj fetare përjashtojnë të gjithë banorët jo-serbë të entitetit, Vuçiç tha se “pjesa më e madhe e anëtareve të qeverisë serbe” do të udhëtojnë në Banja Luka për të festuar festën vitin e ardhshëm me zyrtarët e Republikës Srpska.

Vuçiç tha gjithashtu se ai dhe Dodik ranë dakord për të marrë pjesë së bashku në 75 vjetorin e kampit kroat të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac në prill 2016.

Të dy burrat së bashku morën pjesë në përkujtimoren e vitit 2015 në Jasenovac dhe deklarata e Vuçiç në atë event për përpjekjet “për të shfarosur” serbët shkaktoi një debate të mëdha diplomatike me Kroacinë.

Disa media lokale dhe ekspertë mbajtën një qëndrim disi më pozitiv, duke u fokusuar në një deklaratë pajtuese që Dodik e bëri pas takimit me Vuçiç.

“Republika Srpska do që të jetë pjesë e përpjekjeve, të cilat po nxiten nga vetë Serbia dhe janë janë gjithashtu ndër dëshirat tona që paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm që të sigurohen në të gjithë rajonin,” tha Dodik.

Megjithatë, fakti që Vuçiç injoroi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës shkaktoi më shumë kritika në rrjetet sociale.

Ndërsa boshnjakët dhe kroatët u fokusuan në atë që ata e panë si ndërhyrje flagrante të një zyrtari të huaj në punët e brendshme të një vendi tjetër sovran, shumë serbë të Bosnjës menduan se Vuçiç po përzihej në situatën politike të Republikës Srpska.

Duke reflektuar ndarjeve të thella politike midis serbëve të Bosnjës, të cilët janë të ndarë midis dy blloqeve politike – bllokut qeverisës të udhëhequr nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur e Dodikut, dhe opozitës të udhëhequr nga Partia Demokratike Serbe – shumë menduan se Vuçiç po ndërhynte në  politikën e brendshme të Republikës Srpska, duke rritur bllokun e Dodikut dhe duke dobësuar opozitën.

Zyrtarët ndërkombëtarë u shfaqën të ndarë në këtë çështje. Ndërsa kritikonin kundërshtimin e hapur publik të Vuçiçit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, ata shpresonin se kjo ishte një manovër populiste në të cilën Vuçiç po përpiqej të dukej në anën e Dodikut, por në të vërtetë synonte të bllokonte lëvizjet radikale liderit të Republikës Srpska.

Në muajt e fundit, Dodik ka nisur iniciativa për dy referendume që vënë në pyetje autoritetin e sistemit gjyqësor të shtetit të Bosnjës dhe atë të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, të cilët janë planifikuar për vitin 2016, pavarësisht nga fakti se janë dënuar brenda vendit dhe jashtë tij.

BE-ja, e cila në mënyrë efektive ka bllokuar përdorimin e mëtejshëm të pushtetit ekzekutiv të  Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, është mbështetur gjithnjë e më shumë te Vuçiç për të kontrolluar dhe mposhtur Dodikun, i cili tani perceptohet si kërcënimi i vetëm më i madh për stabilitetin e Bosnjës dhe të gjithë rajon.

Në vitet e mëparshme, marrëdhënia midis Vuçiç dhe Dodik ishte i ftohtë, sepse Dodik mbështeste me zemër ish-presidentin serb Boris Tadiç, derisa ai humbi zgjedhjet në vitin 2012.

Megjithatë, përfundimisht, marrëdhëniet mes tyre u normalizuan, diçka që është shfrytëzuar shpesh nga BE-ja.

Bashkëpunimi i  Vuçiçit për tëb kontrolluar Dodikun ka kontribuar dukshëm në vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE, gjë e cila këtë muaj rezultoi në hapjen zyrtare të negociatave.

BE-ja u shfaq e gatshme të bëjnë një sy qorr për qëndrimet rastësore radikale të Vuçiçit në marrëdhëniet me Bosnjën dhe Kroacinë, si edhe për përpjekjet e tij për të rrëzuar kundërshtimin dhe kritikat në vend duke rritur kontrollin mbi mediat dhe shoqërinë civile.

Disa zyrtarë dhe ekspertë e shohin këtë si një tjetër eksperiment të rrezikshëm nga BE-ja, i cili mund të dalë lehtësisht jashtë kontrollit dhe të shkaktojë tensione të reja në rajon, ku pajtimi mezi ka filluar 20 vjet pas përfundimit të luftës.

“BE-ja beson se ata mund të kontrollojë Vuçiçin dhe përmes Vuçiç, ata  të mund të kontrollojnë Dodikun, por ata nuk e shohin se këta dy kanë zhvilluar marrëdhënie personale të ngjashme me ato midis ish-liderit serb Sllobodan Millosheviç dhe liderit serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës Radovan Karaxhiç dy dekada më parë,” tha një zyrtar serb i Bosnjës.

“Ata s’e kanë qejf dhe s’i besojnë njëri-tjetrit dhe nuk e kontrollojnë plotësisht njëri-tjetrin, por ata e përdorin shumë mirë njëri-tjetrin në lojërat e tyre individuale lokale, rajonale dhe ndërkombëtare,” shtoi zyrtari.

Etiketa: BanorëBEBeogradBosnjaBosnjedebateGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqJasenovacKroacikushtetueseLokaleMediaMilorad DodikParaPartiaPartia DemokratikePunërajonRepublika SrpskaRrjetet socialeSerbiatensioneVendimvuçiçZgjedhjet
Tjetri
Të dyshuarit si terroristë në Bosnje “planifikuan sulm për Vitin e Ri”

Të dyshuarit si terroristë në Bosnje “planifikuan sulm për Vitin e Ri”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.