AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjela deti në zonën e Baldushkut në Tiranë më 30 dhjetor 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Çdo vit që nga koha e rënies së komunizmit, Sheshi Avni Rustemi në Tiranë ka gëluar nga fshatarët që shisnin pulat dhe gjelat që do të sakrifikoheshin për natën solemne të vitit të ri. Por këtë vit, sheshi është pothuajse i zbrazët. Fshatarët janë fshehur nëpër rrugica dhe shkallë pallatesh nga frika e Policisë Bashkiake.

Sheshi Avni Rustemi më 30 dhjetor 2015. Foto: Lindita Çela/BIRN
Sheshi Avni Rustemi më 30 dhjetor 2015. Foto: Lindita Çela/BIRN

Në datën 30 dhjetor 2015, një ditë para natës së vitit të ri, Sheshi Avni Rustemi, tregu tradicional i shitjes së gjelave për festë, është bosh. Tashmë aty gjendet vetëm një tabelë reklame ku shkruhet “trego fytyrën e korrupsionit” dhe që fton qytetarët të kryejnë denoncime në stopkorrupsionit.al.

Një situatë e tillë ndodh për herë të parë. Gjatë viteve të shkuara, Bashkia e Tiranës pati sulmuar vazhdimisht fshatarët që shisnin gjela, me argumente të ndryshme, si, mungesa e kushteve higjeno-sanitare, mungesa e pagesës së taksave lokale, apo me argumentin se trotuari është pronë e bashkisë dhe si i tillë, ai nuk mund të përdoret për tregti pa leje nga askush. Por këtë vit, për fshatarët që tentojnë të fitojnë diçka më shumë duke i shitur gjelat drejtpërsëdrejti te konsumatori dhe jo te tregtarët apo thertoret, situata është bërë akoma më e rëndë.

Policia Bashkiake e Tiranës prej kohësh ka nisur një sulm të vazhdueshëm ndaj tregtarëve ambulantë duke konfiskuar mallrat që kanë në shitje.

Gani Hoxha, një tregtar që shet te tezgat (e ligjshme) tregon se këtë vit ka qenë e pamundur për fshatarët të shesin gjela pasi policia bashkiake zbarkon shpesh aty dhe ia konfiskon menjëherë gjelat.

Thuhet se shpesh, janë tregtarët e dyqaneve përreth që nxitojnë të lajmërojnë bashkinë sa herë që shohin ndonjë fshatar me gjela në krah. Fushata e antikorrupsionit duket se ia ka arritur qëllimit.

Por fshatarët duken gjithashtu të vendosur që të shesin gjelat e detit, të cilët rriten në Shqipëri posaçërisht për t’u konsumuar natën e vitit të ri si një gatim tradicional, pasi pjesën tjetër të vitit shqiptarët nuk i pëlqejnë.

Rruga Xhorxhi Martini, një rrugicë e ngushtë që lidh Rrugën Xhorxh Bush me Sheshin Avni Rustemi, është përdorur nga fshatarët e Tiranës për të shitur produkte ilegalisht që nga vitet 1980, kur fshiheshin aty për të tregtuar ndonjë kokër vezë (me çmim më të lartë se sa ai zyrtari) apo pak zarzavate. Për shkak se ajo është tepër e ngushtë nga ana e Sheshit Avni Rustemi, makinat e policisë e kanë të vështirë ta patrullojnë.

Sot, (30 dhjetor), rrugica e ngushtë gëlonte nga tregtia e përndjekur e gjelave të detit. Disa fshatarë mbanin në krahë gjelat, (gati për t’u arratisur nëse shinin ndonjë polic) ndërsa klientët ishin duke u ankuar për çmimet e larta.

Këtë vit duhet të paguash 7 mijë apo 8 mijë lekë të rinj për një gjel që peshon nga tetë në 12 kilogramë. Ky është një çmim i lartë për shumë konsumatorë dhe duket se reflekton një rritje të konsiderueshme nga vitet e shkuara. Për njërin nga fshatarët, përndjekja e policëve bashkiakë është një shkak që ka sjellë rritjen e çmimit.

“Nuk po e marr vesh sa po e shesim gjelin. Rrimë me frikë në zemër se do na e sekuestrojnë mallin për të cilin jemi kujdesur një vit për ta rritur. Duam vetëm ta shesim e të ikim në shtëpi” – të thotë një prej fshatarëve që shet në një prej hapësirat e pallatit në të majtë të Pazarit të Ri.

Që kur Bashkia e Tiranës, në emër të  garancisë së cilësisë së produkteve që tregtohen nga fermerët e zonës, hapi  tregun e gjësë së gjallë, në fshatin Vishnje të njësisë administrative Baldushk, sekuestrimet e mallrave të fshatarëve në Pazarin e Ri thuajse kanë qenë të përditshme. Sipas Bashkisë, i vetmi treg ku do të lejohet shitja e shpendëve dhe e gjësë së gjallë është ai i Baldushkut.

Gatimi i gjelit të detit me pilaf ose me përshesh për natën e ndërrimit të viteve, është një traditë shumëvjeçare që simbolizon bollëkun dhe bereqetin. Gjeli është aq i rëndësishëm, sa përgjatë viteve të fundit, qeveritë shpesh kanë shpërndarë para ekstra (zakonisht 5 mijë lekë) për pensionistët duke argumentuar se po u japin atyre “një gjel dhuratë”.

Gjela deti në zonën e Baldushkut në Tiranë më 30 dhjetor 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Gjela deti në zonën e Baldushkut në Tiranë më 30 dhjetor 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Gjela deti në zonën e Baldushkut në Tiranë më 30 dhjetor 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Gjela deti në zonën e Baldushkut në Tiranë më 30 dhjetor 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Një grua e moshuar duke pritur blerësit e gjelave të detit në një treg të improvizuar të hapur nga Bashkia Tiranë në fshatin Vishnjë pranë Tiranës më 30 dhjetor 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Një grua e moshuar duke pritur blerësit e gjelave të detit në një treg të improvizuar të hapur nga Bashkia Tiranë në fshatin Vishnjë pranë Tiranës më 30 dhjetor 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Nje tregtar duke shitur pula dhe gjela në Tiranë për festat e fundvitit më 25 dhjetor 2015. Zyrtarisht ai nuk ka të drejtë t'i vendosë gjelat në trotuar dhe duhet t'i mbajë në krahë për shkak se trotuari është "pronë e bashkisë". Foto: Malton Dibra/LSA
Nje tregtar duke shitur pula dhe gjela në Tiranë për festat e fundvitit më 25 dhjetor 2015. Zyrtarisht ai nuk ka të drejtë t’i vendosë gjelat në trotuar dhe duhet t’i mbajë në krahë për shkak se trotuari është “pronë e bashkisë”. Foto: Malton Dibra/LSA
Etiketa: AdministrativeBashkiaBIRNDibrafushataLokaleParapensionistëPoliciapolicia bashkiakeSHshqipShqipëriSulmTiranëTregtregtiTregu
Tjetri
Jeta e përditshme në kryeqytet pas festimeve të Vitit të Ri (Foto)

Jeta e përditshme në kryeqytet pas festimeve të Vitit të Ri (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.