AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rikthimi i Parlamentit ‘shtetëror’ shqetëson kroatët

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Kroat në një seancë parlamentare. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO.

Lajmërimi për ndryshimin e emrit të parlamentit në atë që dikur përdorej nga regjimi fashist i Kroacisë disave u ngjan si një déjà vu e historisë.

Parlamenti Kroat në një seancë parlamentare. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO.
Parlamenti Kroat në një seancë parlamentare. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO.

Qëllimi dhe angazhimi i të gjithëve ne është Parlamenti Shtetëror Kroat. Po, e dëgjuat saktë. Kur të përmbushen kushtet, kam ndërmend të propozoj që të quhet përsëri kështu,” tha Zeljko Renier më 28 dhjetor në fjalimin e tij të parë si kryetar i sapozgjedhur i parlamentit.

Propozimi ka shkaktuar nervozizëm në mesin e disa njerëzve në Kroaci. Emri “Parlamenti Shtetëror Kroat” është përdorur vetëm dy herë në historinë kroate – një herë në mes të viteve 1997 dhe 2000, kur ai u ndryshua në Parlamentin Kroat, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nën regjimin fashist Ustas i njohur si Shteti i Pavarur i Kroacisë, NDH.

Ante Paveliç, drejtues i NDH-së, themeloi Parlamentin Shtetëror Kroat në vitin 1942. Ai ishte thjesht një fasadë demokratike në një vend që ai e sundoi në mënyrë autokratike, ndërsa kreu gjithashtu edhe gjenocid kundër serbëve, hebrenjve dhe romëve.

Parlamenti Shtetëror mbajti tri seanca në vitin 1942, nuk ushtroi asnjë juridiksion të vërtetë dhe nuk u thirr përsëri derisa NDH-ja mori fund në maj të vitit 1945.

Franjo Tudjman, president kroat dhe komandant i kohës së luftës në vitet 1990, e rivendosi emrin në vitet e tij të fundit në detyrë, para se të vdiste në dhjetor 1999. Tudjman nuk dha kurrë një përgjigje të qartë se pse ai e ndryshoi emrin e parlamentit, por mendohet se ai dëshironte të merrte votat e krahut të djathtë.

Zeljko Reiner, iniciatori i idesë së ndryshimit të emrit të parlamentit. Foto: BETAPHOTO/HINA/Tomislav PAVLEK/DS.
Zeljko Reiner, iniciatori i idesë së ndryshimit të emrit të parlamentit. Foto: BETAPHOTO/HINA/Tomislav PAVLEK/DS.

Reiner, një anëtar i qendrës së djathtë Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, e cila dominoi skenën politike në vitet 1990, më vonë tha se ai ishte i pakënaqur me mënyrën se si media kishte “nxjerrë vetëm atë fjali nga i gjithë fjalimi i tij”.

“Nuk e kuptoj se çfarë ka kaq të frikshme në një emër, i cili në të vërtetë është një emër historik, apo se çfarë rëndësie ka kjo gjë,” tha ai më 29 dhjetor, duke pretenduar se parlamenti e kishte mbajtur këtë emër edhe në vitet 1848 dhe 1918, gjë e cila nuk është e saktë nga ana historike.

Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, një ish-anëtare e HDZ-së, e mirëpriti propozimin pas seancës së parlamentit më 28 dhjetor.

“Nuk do të mendoj për të kaluarën. Parlamenti Shtetëror Kroat – pse jo,” pyeti ajo shkurtimisht.

Përveç konotacioneve të dyshimta historike me epokën fashiste, atributi “shtetëror” është, sigurisht, semantikisht i tepërt, duke qenë se Kroacia është e qartë që është një shtet. As nuk pajtohet me emrat e të gjitha institucioneve të tjera publike dhe kompanive në vend, të cilat përdorin vetëm termin “kroat”, siç është Posta Kroate, Banka Postare Kroare dhe Fondi Kroat i Sigurimeve Shëndetësore.

Nga perspektiva e pragmatizmit të thjeshtë, ndryshimi i emrit do të sjellë në kosto shtesë në aspektin e hartimit dhe prodhimit të vulave, publikimet dhe çdo gjë tjetër që e shoqëron një institucion të këtij lloji.

Në të njëjtën kohë, Reiner njoftoi gjithashtu se parlamenti do të financojë përsëri përkujtimoren e përvitshme në Bleiburg në Austrinë jugore, ku partizanët jugosllavë në maj të vitit 1945 kapën ushtrinë e tërhequr të NDH-së dhe bashkëpunëtorë të tjerë nazistë.

Edhe pse historianët ende diskutojnë për numrin gjithsej të vdekjeve, partizanët duket se kanë ekzekutuar rreth 30,000 persona që ishin duke u larguar nga vendi, shumica e tyre në Tezno dhe Macelj në Slloveni.

Qeveria e qendrës së majtë e Kroacisë ia preu parlamentit fondet për financimin e kësaj ngjarje në vitin 2012, duke pretenduar se ajo po keqpërdorej nga njerëz që promovojnë shenjat fashiste dhe bëjnë përshëndetje fashiste, të cilat u transmetuan në Radiotelevizionin publik kroat, HRT-ja.

Në nivel rajonal, lëvizja më e fundit simbolike mund të shkaktojë tensione të reja me Serbinë.

Nga fillimi i viteve 1990, ndërsa Kroacia po luftonte për pavarësi dhe për të vendosur simbolet e saj të reja shtetërore, Serbia akuzoi vazhdimisht kroatët se po promovonte rehabilitimin e fshehtë të NDH-së, duke përdorur simbole të ngjashme.

Në atë kohë, Kroacia prezantoi gjithashtu një monedhë të re / të vjetër, kuna (marten), e cila është përdorur gjithashtu edhe në kohën e NDH-së, edhe pse ajo është përdorur edhe më herët në histori. Në aspektin e gjuhës, Kroacia gjithashtu riprezantoi disa nga termat dhe emrat e institucioneve dhe zyrtarëve të përdorura në kohën e NDH-së.

NDH-ja përdori disa simbole historike, (të përdorura edhe gjatë Jugosllavisë socialiste, së bashku me yllin e kuq), siç ishte edhe stemën me kuadrate të kuqe dhe të bardha si stemë për armët.

Megjithatë, ndërsa Kroacia e sapo deklaruar e pavarur riprezantoi flamurin me kuadrate, ajo vendosi fushën e kuqe dhe vendosi pesë mburoja të reja mbi stemë në formën e një kurore apo kurorëze, të cilat simbolizojnë pesë rajonet historike kroate.

Stema zyrtare e armëve e Forcave Kroate të Mbrojtjes. Foto: Wikimedia Commons/Blaz Hos.
Stema zyrtare e armëve e Forcave Kroate të Mbrojtjes. Foto: Wikimedia Commons/Blaz Hos.

Megjithatë stema me fushën e parë në të bardhë përdoret ende nga krahu i djathtë kroat dhe shfaqet rregullisht në tubimet e tyre masive, ose herë pas here në ndërtesa private. Ligjet kroate nuk e ndalojnë paraqitjen e flamujve të veçantë dhe policia ka sanksionuar vetëm stemat në të cilat shfaqet shkronja “U”, e cila nënkupton Ustashët.

Disa shoqata të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të atyre të luftës së viteve 1990 përdorin stema armësh të ngjashme me atë të NDH-së si stemat dhe vulat e tyre. Shoqata e Veteranëve të njësisë paraushtarake të viteve 1990, Forcat Kroate të Mbrojtjes, HOS, e cila u integrua në Ushtrinë Kroate gjatë luftës, përdor gjithashtu thirrjen ustashe “Za dom spremni” (“Gati për atdheun!”) në stemën dhe vulën e saj.

Një peticion i nënshkruar nga rreth 3,200 njerëz, duke përfshirë edhe disa priftërinj katolikë dhe intelektualë të rangut të lartë, në gusht të vitit 2015 i kërkoi presidentes Grabar Kitaroviç të rivendoste këtë përshëndetje si një përshëndetje formale të Ushtrisë Kroate, të cilën ajo e refuzoi.

Ivan Tepes, president i partisë së krahut të djathtë Partia Kroate të të Drejtave të Ante Starceviç, HSP-AS-ja, një partner i ardhshëm në qeverinë e re të udhëhequr nga HDZ-ja, e lavdëroi përshëndetjen ustashe, duke pretenduar se ajo “nuk ishte një përshëndetje fashiste”, por një simbol nën të cilin Kroacia u mbrojt në vitet 1990.

Edhe anëtarët e mbijetuar të Ustashëve dhe njësive të tjera të NDH-së nuk stigmatizohen më në publik dhe gëzojnë mundësinë e marrjes së pensioneve për shërbimin e tyre ushtarak, gjë e cila mori komente negative nga drejtori i Qendrës Simon Ëiesenthal, Efraim Zurof, në maj të vitit 2015 .

Etiketa: 1997ArmëEmrigjenocidkostoKroaciKroaciakryetarMedianazistParaPartiapeticionPoliciapresidentPunëPunëtorQeveriaromromëSeancaSerbiaSHSllovenitensione
Tjetri
Serbia i reziston presionit për të hapur dosjet sekrete

Përgjigje ndaj polarizimit politik në Europë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.