Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

Fatjona MejdiniNgaFatjona Mejdini
12:46 | 11/01/2016
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

Një gjahtar gjatë moratoriumit. Foto: PPNEA.

Share on FacebookShare on Twitter

Gjahtarët shqiptarë po mburren rreth vrasjeve të tyre në median sociale, ndërsa shumica e OJQ-ve mjedisore kanë kërkuar zbatim rigoroz të ndalimit të gjuetisë.

Një gjahtar gjatë moratoriumit. Foto: PPNEA.
Një gjahtar gjatë moratoriumit. Foto: PPNEA.

Gjahtarët që mburren rreth vrasjes së lepujve të egër në pjesët e mbuluara nga dëbora në Shqipëri janë bërë një hit në median sociale në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të vitit 2016.

Asnjë prej tyre nuk mund të mos jetë i painformuar se pretë e tyre janë krejtësisht të paligjshme.

Çdo lloj gjuetie u ndalua në Shqipëri për dy vite në vitin 2014 dhe moratoriumi nuk del nga fuqia deri në mars.

Fotot brutale të gjahtarëve me prenë e tyre në median sociale ndërkohë kanë alarmuar grupet që punojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe jetën e egër.

Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjnë.

Kujtim Mersini, kryetar i OJQ-së, për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, tha për BIRN se ndalimi i gjuetisë duhet të vazhdojë.

“Institucionet në ngarkim duhet të rrisin ndërgjegjësimin për ndalimin e gjuetisë dhe t’i ndalojnë këta shkelës sepse ato krijesa së shpejti do të hyjnë në fazën e shumimit dhe humbjet [nga të shtënat] do të jenë më të mëdha,” tha ai.

Ai thotë se ndalimi ka ulur ndjeshëm nivelin e gjuetisë – por qartazi nuk e ka ndaluar plotësisht.

“Gjuetia ka vazhduar në zonat malore të Pukës, Mirditës, Librazhdit, Dibrës dhe Prespës. Faktet janë online dhe gjithashtu në baret dhe restorantet ku sheh së fundmi kafshë dhe arinj të balsamosur” tha ai.

Këshilltarja e medias në ministrinë e mjedisit, Ana Kekezi, tha se zyrtarët po ndjekin se nga ku janë shfaqur fotot online. Por tha se identifikimi i shkelësve është i vështirë.

“Është e vështirë për Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve të ndjekë çështjet e shfaqura në median sociale sepse në shumicën e rasteve vijnë nga profile anonime dhe në të tjera ka pretendime se fotot janë të vjetra,” tha Kekezi.

Nëse shkelësit kapen, në teori ata përballen me një gjobë rreth 700 euro dhe sekuestrim të armëve.

Moratoriumi i gjuetisë ka merita për rigjallërimin e numrave të zogjve dhe kafshëve të rralla në malet dhe moçalishtet shqiptare.

Ministria e Mjedisit po peshon zgjatjen e moratoriumit me dy vite të tjera, që lidhjet mjedisore e mbështesin fuqishëm.

“Nëse kjo ndodh, gjitarët e egër do të fitojnë avantazhin e nevojshëm,” tha kryetari i PPNEA.

Tjetri
Kroatët luten për shpirtin e Titos në Zagreb

Kroatët luten për shpirtin e Titos në Zagreb

Më të lexuarat

Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

12:46 | 11/01/2016
Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

13:04 | 06/12/2023

KLGJ shtyn vendimmarrjen për dy kandiatët për në Gjykatën e Lartë

17:05 | 04/12/2023
Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime për bilancet negative të pasurisë

Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime për bilancet negative të pasurisë

17:00 | 05/12/2023
Prokurori Edmond Koloshi jep shpjegime për hetimet shtesë të KPK

Prokurori Edmond Koloshi jep shpjegime për hetimet shtesë të KPK

17:29 | 05/12/2023
Prokurorja Françeskina Lekani përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurorja Françeskina Lekani përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

11:04 | 05/12/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.