AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Organizatat mjedisore në alarm për rritjen e gjuetisë së paligjshme

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një gjahtar në brigjet e Liqenit të Shkodrës në 01.11.2015 | Foto nga : M.Mahilaj

Monitorimi nga shoqatat mjedisore zbulon se vetëm në dy muajt e fundit janë regjistruar mijëra raste të shkeljes së moratoriumit të gjuetisë.

Një gjahtar në brigjet e Liqenit të Shkodrës në 01.11.2015 | Foto nga : M.Mahilaj
Një gjahtar në brigjet e Liqenit të Shkodrës në 01.11.2015 | Foto nga : M.Mahilaj

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyor në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), nëpërmjet një njoftimi për shtyp të enjten ngritën shqetësimin lidhur me shkeljet e vazhdueshme të moratoriumit të gjuetisë të vëzhguara në muajt e fundit.

Grupet e monitorimit në terren të këtyre organizatave dhe rrjetet e bashkëpunëtorëve të tyre në rajone të ndryshme të Shqipërisë, kanë konstatuar dhe dokumentuar një intensifikim të lartë të rasteve të gjuetisë së paligjshme, veçanërisht në periudhën nëntor 2015 – janar 2016.

“Vetëm përgjatë 2 muajve të fundit janë konstatuar dhe dokumentuar 1507 raste të gjuetisë së paligjshme, dhe pritet që këto raste të shtohen, veçanërisht përgjatë kësaj fundjave ku është parashikuar një rënie e ndjeshme e temperaturave, ç’ka shkakton grumbullimin e grupeve të mëdha të shpendëve dimërues në zonat ligatinore,” thanë dy organizatat nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Gjuetia e paligjshme është konstatuar në të gjithë territorin e vëndit, dhe pothuajse në të gjitha zonat e mbrojtura ligatinore, por edhe në zonat e mbrojtura malore, të cilat kanë qënë në fokus të monitorimit, duke mos kursyer as llojet e rrallë, pjesë e listës së kuqe të faunës së Shqipërisë, si huta, kaprolli, ujku, derri i egër,” shtuan ato.

Moratouriumi dy vjeçar i gjuetisë hyri në fuqi në mars të vitit 2014, si masë imediate për mbrojtjen e popullatave të fundit të faunës së egër në Shqipëri, gjëmtuar në vite si pasojë e një gjuetie të shfrenuar, dhe nisur nga dispozitat ligjore në fuqi, afati i këtij moratoriumi përfundon në 15 mars të këtij viti.

Organizatat vlerësojnë ndikimin tërësor pozitiv që moratoriumi ka patur në uljen e gjuetisë në Shqipëri në këto dy vjet, por shprehin shqetësimin se në muajt e fundit, zbatimi i tij ka rënë ndjeshëm dhe situata e vëzhguar në terren cënon seriozisht suksesin dhe përmbushjen e objektivave të moratoriumit.

Sipas PPNEA dhe ASPBM zonat më problematike ku janë regjistruar shkeljet rezultojnë ato ligatinore-bregdetare si Laguna  e Patokut në rrethin e Lezhës, Ligatina e Fllakës në afërsi të Durrësit, Laguna e Vilunit në rrethin e Shkodrës, kompleksi ligatinor Vjosë – Nartë në rrethin e Vlorës etj, ku numri i fushëzave të gjahtarëve në disa prej zonave të përmendura është dyfishuar vetëm përgajtë dy javëve të fundit.

Gjithashtu e njejta situatë problematike paraqitet edhe në zona të tjera, në mënyrë të veçantë në rajonin Pukë-Mirditë, në rajonin e Korçës, rajonin e Tropojes.

Duke nënvizuar gjëndjen alarmante dy organizatat mjedisore “u bëjnë thirrje të gjithë insititucioneve ligjzbatuese në vend, veçanërisht Ministrisë së Mjedisit dhe asaj te Rendit, të marrin masa të menjëhershme për vënien nën kontroll të gjuetisë së paligjshme, duke mbrojtur kështu popullatat tashmë të tejet të rrezikuara të faunës së egër në Shqipëri.”

Gjahtar në malin e Munellës | Foto nga : PPNEA
Gjahtar në malin e Munellës | Foto nga : PPNEA
Etiketa: Gjuetia e paligjshmeKorçëLezhëligatinaligjzbatueseMASMasaMjedisitMonitorimiMoratoriumiOrganizatat mjedisorePPNEAPunëPunëtorPunëtorëshqipShqipëriVlorëZonat e Mbrojtura
Tjetri
Fondi maqedonas i pensioneve nën hetim për financat

Fondi maqedonas i pensioneve nën hetim për financat

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.