AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Speciale e Kosovës do të ngrihet në Hagë

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata do të ngrihet në ish-ndërtesën e Europolit. Foto: Europol

Gjykata e re speciale e Kosovës, e cila do të gjykojë luftëtarë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime të kryera pas lufte, do të ngrihet në Hagë këtë vit.

Gjykata do të ngrihet në ish-ndërtesën e Europolit. Foto: Europol
Gjykata do të ngrihet në ish-ndërtesën e Europolit. Foto: Europol

Ditën e premte qeveria holandeze lajmëroi se “ka miratuar kërkesën që Bashkimi Europian i ka bërë Hollandës për të pritur këtë gjykatë të Kosovës”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e vendit.

Gjykata, e cila zyrtarisht quhet Institucioni Gjyqësor Special i Zhvendosur i Kosovës, pritet të fillojë punë këtë vit.

Ai do të gjykojë krime serioze të kryera  në vitet  1999-2000 nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe të kundërshtarëve politikë.

“Është e rëndësishme që të vihet drejtësi. Kështu që jemi të lumtur që mund t’i ofrojmë një shtëpi kësaj gjykate,” tha ministri i jashtëm holandez Bert Koenders.

Koenders dhe ministri holandez i sigurisë dhe drejtësisë, Ard va nder Steur, thanë se ata besojnë se Hollanda ka një përgjegjësi të veçantë si vendi mikpritës i një sërë gjykatash ndërkombëtare dhe gjykatash të tjera speciale penale, siç është edhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

“Kjo është një mundësi e mirë për t’u siguruar që më në fund të bëhet drejtësi dhe për të dënuar njerëzit përgjegjës për krimet që ata kanë kryer,” tha va nder Steur.

Gjykata do të sistemohet në ish-ndërtesën e Europolit derisa të ndërtohet një ndërtesë për një sallë gjyqi.

‘Ndërkohë, gjykata do të vendoset diku tjetër në Hagë,” tha Ministria e Jashtme hollandeze.

Në mars të vitit 2014, Bashkimi Evropian i kërkoi Hollandës të ndihmojë Task Forcën e saj Speciale Hetimore në procedurat e mundshme penale pasi të përfundonte hetimi i saj për krime të mundshme të kryera nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Letra ministrore e vitit 2014, e siguruar nga BIRN, thotë se BE-ja zgjodhi Hollandën për shkak “të eksperiencës unike hollandeze në fushat e jurisprudencës ndërkombëtare”.

Task Forca Speciale Hetimore kreu një hetim 3-vjeçar mbi akuzat e bëra fillimisht nga Këshilli i Evropës, raportuesi i të cilit u shpreh në një raport në vitin 2011 se gjatë konfliktit në Kosovë nga ana e anëtarëve të UÇK-së ishin kryer krime kundër njerëzimit, si për shembull, rrëmbim, torturim dhe trafik organesh.

Gjetjet e Task Forcës do të sigurojnë bazat për ndjekjet penale në gjykatën e re.

Gjykata, e cila përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtare, do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës. Kjo nënkupton se ajo nuk do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë kombëtare kosovare që administron drejtësi jashtë Kosovës.

Megjithatë ajo mbetet shumë e diskutuar në Kosovë, ku disa kritikë thonë se ajo është një fyerje për luftën e UÇK-së kundër forcave të Sllobodan Millosheviçit.

Kryebashkiaku i Hagës, Jozias van Aarsten, tha se ai e mirëpriste gjykatën e re në qytet.

“Për aq kohë sa nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Prandaj është shumë e rëndësishme që kjo gjykatë ta kryejë punën e saj këtu, në qytetin tonë,” tha ai.

Qeveria hollandeze dhe ajo e Kosovës kanë përfunduar një marrëveshje, e cila përcakton rregullimet që do të zbatohen në gjykatë. Kjo marrëveshje duhet ende të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.

Shpenzimet e gjykatës do të paguhen nga fondet e BE-së.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimi EvropianBEBIRNEuropolGjykataGjykata SpecialeGjykata Speciale e KosovësGjykatëGjykatësGjyqGjyqigjyqtarHetimKosovëKrimekrime lufteLuftemarrëveshjeMillosheviçpaqePunëQeveriaraportSllobodan MillosheviçTrafiktrafik organesh
Tjetri
Prokuroria e decentralizuar, ndryshimi thelbësor i Reformës në Drejtësi

Dështon konsensusi për reformën në drejtësi: ku ndahen PS, PD dhe LSI

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.