AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

“Lazarati I”, grupi i Gate Mahmutajt dënohet me 83 vjet burg

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Razip (Gate) Mahmutaj pas arrestimit nga policia më 17 qershor 2014 në Lazarat. Foto:Policia e Shtetit

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 83 vjet burg grupin e parë të të pandehurve nga Lazarati, por gjykimi i shkurtuar redukton dënimet e tyre me 1/3.

Forcat Speciale, gjate operacionit per arrestimin e grupit te armatosur ne Lazarat. Foto:LSA
Forcat Speciale, gjate operacionit per arrestimin e grupit te armatosur ne Lazarat. Foto:LSA

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 83 vjet burg në total një grup prej 10 personash, banorë të fshatit Lazarat të Gjirokastrës, të cilët u gjykuan për kundërshtimin e armatosur të forcave të policisë gjatë operacionit të qershorit 2014 si dhe prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Dhjetë të pandehurit e dosjes së parë të Lazaratit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit, pasi kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.

Razip (Gate) Mahmutaj, i akuzuar si kreu i këtij grupi kriminal u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Arjan Basha, një tjetër i pandehur në këtë proces është dënuar me 17 vjet burg.

Sipas Prokurorisë, Basha dhe Mahmutaj luajtën një rol të rëndësishëm në kundërshtimin e armatosur të policisë, gjatë operacionit masiv në fshatin Lazarat që kulmoi me shkatërrimin e mijëra rrënjëve hashash.

Ndaj tetë të pandehurve të tjerë, Gjykata e Krimeve të Rënda dha masa më të buta dënimi, që variojnë nga 12 deri në 2 vjet burg. Mes të dënuarve është edhe djali i Gate Mahmutajt, Vandami, për të cilin gjykata caktoi një masë dënimi prej 7 vitesh.

Fshati Lazarat i qarkut të Gjirokastrës ishte kthyer prej vitesh në vendburimin më të rëndësishëm të prodhimit të kanabisit në vend, ndërkohë që forcat e policisë ishin pritur me breshëri armësh, sa herë që tentuan të hynin në fshat gjatë dekadës së fundit.

Por situata ndryshoi më 15 qershor 2014, kur dhjetra forca policie morën nën kontroll fshatin pas një operacioni masiv ku morën pjesë rreth 800 forca policie.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhjetë të pandehurit u përpoqën të pengonin policinë të merrte fshatin nën kontroll, duke përdorur si epiqendër të kundërshtimit me armë zjarri magazinën e Razip (Gate) Mahmutajt.

« Pas arrestimit të të pandehurit Razip Mahmutaj në orët e vona të datës 17 qershor 2014 dhe avancimit të forcave të policisë në brendësi të fshatit, u bë e mundur fillimi i kontrollit të rrugëve, parcelave, banesave dhe ambienteve për rreth tyre, » thotë Prokuroria në hetimin e vet.

Gjatë operacionit të qershorit 2014, policia asgjësoi tonelata me bimë narkotike dhe sekuestroi mbi 500 armë zjarri të llojeve të ndryshme në Lazarat.

Paralelisht me këtë dosje, Prokuroria po vazhdon hetimet për një numër të konsiderueshëm personash, të cilët dyshohet se janë implikuar në kultivimin e hashashit dhe kundërshtimin me armë të forcave të policisë. Gjithashtu, hetimet vazhdojnë edhe për vrasjen e oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha gjatë një operacioni të qershorit 2015 në Lazarat.

Etiketa: ArmëBashaBurgdosjeGjykataHashashHetimetLazaratMASMasaoperacioniPoliciaprodhimProkuroriaRENEASH
Tjetri
Të shfrytëzosh bllokimin për zhvillimin e qëndrueshëm

Formësimi i Revolucionit të Katërt Industrial

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.