AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të kthejmë Europën nga humnera

Martin SchulzngaMartin Schulz
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e rajoneve sipas nivelit të zhvillimit në Europë. Me të kuqe janë shënuar rajonet e konsideruara “më pak të zhvilluara”, me të verdhë janë rajonet “në tranzicion” ndëdsa me të kuqe janë rajonet “e zhvilluara”

Me zhgënjimin politik që ka mbërritur në nivelet më të larta që nga vitet 1930, rreziku që Europa të rrëzohet përballë forcave shkatërrimtare të populizmit është gjithnjë e më i madh. Por është ende herët për të hequr dorë nga shpresa; përkundrazi, Bashkimi Europian i ka të gjitha mundësitë që të dalë me sukses në terma afatgjatë.

Harta e rajoneve sipas nivelit të zhvillimit në Europë. Me të kuqe janë shënuar rajonet e konsideruara "më pak të zhvilluara", me të verdhë janë rajonet "në tranzicion" ndëdsa me të kuqe janë rajonet "e zhvilluara"
Harta e rajoneve sipas nivelit të zhvillimit në Europë. Me të kuqe janë shënuar rajonet e konsideruara “më pak të zhvilluara”, me të verdhë janë rajonet “në tranzicion” ndëdsa me të kuqe janë rajonet “e zhvilluara”

Në vitin 2007, Shtetet e Bashkuara morën një të ftohtë ekonomi shumë serioz – dhe shumë ngjitës. Tetë vite më pas, më në fund rimëkëmbja po bëhet bindëse – kaq bindëse sa muajin e kaluar Rezervat Federale të SHBA-së rritën interesin bazë në vend për herë të parë në gati një dekadë. Europa, gjithsesi, mbetet në gjendje të keqe. Jo vetëm që nuk është shëruar nga ftohja e vitit 2008, por ajo është goditur nga kriza të shumëfishta dhe tani është pranë pikës ku ftohja mund të kalojë në pneumoni.

Mbrojtja më e mirë ndaj patogjenëve është një sistem imunitar i shëndoshë. Dhe kjo është ajo çfarë i mungon Europës sot, në formën e udhëheqësve politikë që ofrojnë vizione frymëzuese dhe largpamëse për popujt e tyre. Ndërsa zhgënjimi nga politika ka mbërritur në nivelet më të larta të para që nga vitet 1930, rreziku është që Europa të rrëzohet përballë forcave shkatërrimtare të populizmit.

Por është ende herët për t’u dorëzuar; përkundrazi, Europa është në gjendje t’ia dalë në të ardhmen. Për ta siguruar këtë të ardhme, klasa politike e Europës, në vend që të merret me krizat kur këto kriza shfaqen, duhet të fillojë të shikojë panoramën e madhe, të parashikojë dhe të trajtojë sfidat si dhe t’i frymëzojë njerëzit sërish.

A është shumë kjo sa kërkohet? Historia na tregon ne se përgjigjja është shkurtimisht jo. Gjashtëdhjetë vjet më parë, ndërsa ekonomia e Europës po vuante shkatërrimet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, udhëheqësit e saj ngritën vështrimin përtej vështirësive të ditës për t’i dhënë formë një të ardhmeje me më shumë shpresë, të themeluar mbi integrimin Europian. Ky vizion dhe largpamësi është i nevojshëm edhe sot dhe Bashkimi Europian, me aftësinë e saj të pakrahasueshme për të lehtësuar bashkëpunimin rajonal, do të mbetet me rëndësi thelbësore.

Natyrisht, ka disa dallime të rëndësishme mes rrethanave që sollën krijimin e BE-së dhe vështirësive me të cilat përballen udhëheqësit e Europës sot. Më e dukshmja, falë BE-së, Europianët sot në përgjithësi nuk kanë vuajtur nga një luftë dhe vështirësi ekonomike absolute. Pas luftës ata kishin në mendje rreziqet që krijon demagogjia ndërsa sot janë shumë më të prekshëm nga frikëpërhapësit dhe premtimet false, gjë që ilustrohet nga rritja e ndikimeve të narrativave kombëtare dhe lëvizjet populiste. Akoma më keq, të përballur me erozionin e bazave të votuesve të tyre, shumë parti kryesore janë duke luajtur lojën e afrimit me këto forca shkatërrimtare, duke u angazhuar në kritika ndaj BE-së.

Dukshëm, BE-ja ka nevojë për një ritëm të ri që reflekton sfidat e shekullit të njëzet e një si dhe mundësitë e të njëjtës kohë. Por kjo do të jetë e pamundur që të krijohet – dhe përdoret për të frymëzuar njerëzit – deri sa BE-ja dhe qeveritë anëtare të merren drejtpërsëdrejti me krizat që po kërcënojnë t’i përmbysin. Kjo është arsyeja se pse është kaq urgjente që Europa të rivendosë rregullin në ekonominë e vet njëherë e mirë dhe për të gjithë.

Të kuptuarit të situatës nuk do të jetë e lehtë apo e shpejtë, për shkak se do të kërkojë që ne të trajtojmë shumë çështje që janë shtyrë nën qilim përgjatë shumë viteve, përmes projekteve që janë mbështetur përgjysmë dhe që i janë lënë BE-së për të zbatuar. Shembulli më i afërt për këtë është bashkimi i pjesshëm ekonomik dhe monetar që ka qenë me ne për gati dy dekada dhe që tashmë do të duhet të bëhet një bashkim i plotë në rast se dëshirojmë që ai të jetë i suksesshëm dhe të japë rezultate.

Është koha që udhëheqësit e Europës të thyejnë zakonin e vjetër të mbështetjes përgjysmë të projekteve që fshehin simptomat e krizave dhe të zbatojnë reforma të vërteta për të zgjidhur rrënjët e problemit. Vetëm me një përqasje të re – dhe rezultat të matshëm – solidariteti brenda Europës mund të rifitohet.

Thirrja ime për një ritheksim të angazhimit për BE-në nuk vjen nga ndonjë lloj mantre federaliste. Unë mund të jem i pari që theksoj se aktorët politikë në të gjitha nivelet kanë një rol për të luajtur në Europë, në rol në përmasat që ato janë të aftë për të zbatuar politika në mënyrë efikase. Dhe unë pranoj gjithashtu se institucionet e BE-së kanë nevojë për reforma, në mënyrë që ato të jenë në gjendje të menaxhojnë panoramën e plotë, në vend që të menaxhojnë detaje.

Pavarësisht kësaj, BE-ja dhe institucionet e saj mbeten pjesë thelbësore në përpjekjet për tiu përgjigjur sfidave që kërkojnë një front të përbashkët – sfida si ato me të cilat Europa përballet sot.

Nëse udhëheqësit e Europës duhet të frymësojnë njerëzit e tyre për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët, ata duhet të demonstrojnë se kuptojnë se çfarë mbart e ardhmja – dhe se si mund të formëzohet pjesa më e madhe e saj. Ata duhet të fillojnë të ndryshojnë sjelljet e tyre dhe të angazhohen për të punuar së bashku për t’u përballur me krizat e sotme e të ardhme drejtpërsëdrejti.

Ndërsa ne nuk mund të dimë me siguri se çfarë do të na sjellin 10-20 vitet e ardhshme, ne kemi disa sinjale të rëndësishme. E para, në pritje është Revolucioni i Katërt Industrial, i cili premton të transformojë ekonomitë dhe shoqëritë tona në mënyrë themelore. Shumë sfida të tjera transnacionale – nga zgjidhja e rrënjëve të krizës së refugjatëve të Lindjes së Mesme te zbatimi i marrëveshjes së Parisit që u nënshkrua muajin e kaluar për të ndaluar ndryshimet klimaterike – janë të gjitha të qarta.

Do të qe ironike nëse Europianët, në mbërthyer nga premtimet iluzive për fuqizim kombëtar, të rrëzojnë 60 vjet bashkëpunim të thellë në një kohë kur një bashkëpunim i tillë është më i nevojshëm se kurrë. Natyrisht, sjellja vetëshkatërrimtare kombëtare nuk është gjë e re. Por, në shumicën e rasteve, udhëheqësit ia kanë dalë të tërheqin vendet nga humnerat. Çelësi për Europën do të jetë që të japë një vizion koherent dhe bindës që justifikon nevojën tonë për bashkëpunim në dekadat e ardhshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Pulling Europe Back from the Brink

Etiketa: Bashkimi EuropianBEekonomiEkonomiaEuropaKrijonKrizaLuftaMbrojtjaParaProject SyndicateReformaSHSHBAShtetet e Bashkuara
Tjetri
Oliver Ivanoviç: Mjeshtri i karatesë mposhtet në gjykatë

Oliver Ivanoviç: Mjeshtri i karatesë mposhtet në gjykatë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.