AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Stacioni i radhës për diplomacinë bërthamore

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry duke u larguar nga Zvicra më 4 mars 2015 pas bisedimeve për programin bërthamor të Iranit. (AP Photo/Evan Vucci)

Marrëveshja bërthamore me Iranin tregoi se diplomacia është e aftë të funksionojë kur përqendrohet shumë ndaj një çështjeje. Është koha që shtetet e mëdha t’i kushtojnë rëndësi edhe Koresë së Veriut.

Sekretari Amerikan i Shtetit, majtas, flet me ministrin e jashtem te Iranit Mohammad Javad Zarif, ne Gjeneve, Zvicer. Maj 2015. Foto: (AP Photo/Susan Walsh)
Sekretari Amerikan i Shtetit, majtas, flet me ministrin e jashtem te Iranit Mohammad Javad Zarif, ne Gjeneve, Zvicer. Maj 2015. Foto: (AP Photo/Susan Walsh)

Frutat diplomatike nga marrëveshja e verës së shkuar mbi programin bërthamor me Iranin kanë filluar. Kur anijet nga Marina e Shteteve të Bashkuara hyjnë në ujërat iraniane këtë muaj – një zhvillim, që vetëm një vit më parë, do të kishte shkaktuar një krizë – ata ndaluan për pak. Në të njëjtën javë, Irani liroi pesë amerikanë të burgosur; eksportoi uranium të pasur, sipas marrëveshjes bërthamore dhe rihyri në tregjet botërore të naftës.

Marrëdhëniet me Iranin ende kanë një rrugë të gjatë përpara – jo vetëm në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, por edhe në inkurajimin e liderëve të ndryshojnë qasjen rajonale, përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve me arabët suni, veçanërisht Arabinë Saudite. Irani ka treguar një formë të re premtuese të bashkëpunimit, pavarësisht rreziqeve, që ia vlen të ndiqet.

Por Irani nuk është i vetmi vend potencialisht i paqëndrueshëm me ambiciet bërthamore. Një tjetër adhurues i bërthamorëve – Koreja e Veriut – ka treguar pak interes në negocimin e një marrëveshje. Përkundrazi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un duket se po i nxit shkencëtarët dhe inxhinierët e tij të vazhdojnë zhvillimin e armëve bërthamore. Perspektiva e frikësimit të botës është thjesht shumë  joshëse për të hequr dorë, edhe nëse mbetet në një izolim jo aq të shkëlqyeshëm.

Megjithëse Koreja e Veriut nuk është ende zyrtarisht një vend bërthamor, me programet e kërkimit dhe zhvillimit që vazhdojnë, mund të jetë së shpejti. Në fakt, më 6 janar, vendi kreu atë që dukej një test i suksesshëm bërthamor. Megjithëse me gjasa nuk ishte, siç pretendoi media e Koresë së Veriut, një bombë me hidrogjen, çfarëdo që të ishte – ndoshta një bombë e ndarjes së atomeve – pati mjaftueshëm fuqi shpërthyese për të përbërë një kërcënim serioz.

Dukshëm, diçka duhet bërë për të kufizuar ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut. Por Kina – i vetmi vend që ka mbajtur marrëdhënie normale me Veriun, përfshirë ofrimin e ndihmës jetësore – është kritikuar gjerësisht për mungesën e vullnetit për të kundërvepruar. Me të drejtë. Edhe Donald Trump –  favoriti i supozuar i kandidaturës presidenciale të Partisë Republikane, që i mungojnë aftësitë në departamentin e politikës së jashtme – e njeh nevojën për një qëndrim më të fortë kinez ndaj Koresë së Veriut.

Megjithatë, disa duket se kuptojnë se Kina nuk mund ta mbajë e vetme përgjegjësinë për kthimin në resht të Koresë së Veriut. SHBA – dhe pjesa tjetër e botës – duhet të ndjekë politikat që mbështesin këtë rezultat.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry njihet si i patrembur në zgjidhjen e çështjeve të vështira, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Por ai nuk duhet ta çojë vëmendjen ndaj Azisë Lindore po ashtu. Me diplomacinë e zgjuar që ndihmon në sjelljen në vijë të objektivave të rëndësishëm të fuqive të mëdha, ai mund të bëjë një ndryshim.

Fatkeqsisht, Kerry i është kthyer tregimit me gisht. Së fundmi, ai lajëmëroi në shtyp se ai i kishte thënë ministrit të jashtëm kinez në telefon se qasja e butë kineze ndaj Koresë së Veriut ka dështuar. Askush nuk preferon të kritikohet në media, dhe Kina duket më pak e mësuar me këtë se kushdo. Nuk është çudi që Kina shpejt nxorri një deklaratë për shtyp duke ia hedhur fajin mungesës së progresit të SHBA me Korenë e Veriut.

Kinezët kanë një farë të drejte. Politika e Amerikës për “durimin strategjik”, ashtu si politika e Kinës për “bindjen miqësore”, ka pasur sukses vetëm për të lejuar avancimin e Koresë së Veriut ndaj ambicieve bërthamore.

Nëse bindja e Kinës ëpr të ndërmarrë veprime më të forta në lidhje me Korenë e Veriut është synimi i politikës amerikane, duhet të zgjerojë përpjekjet diplomatike, duke punuar me Kinën për zgjidhje të reja. Megjithëse marrëdhëniet Kinë-SHBA janë shumë komplekse dhe dinamike, karakterizuar nga konkurrenca dhe ndonjëherë përballja, dy palët nuk janë të huaj në bashkëpunim për çështje të interesit të përbashkët, si pengimi i programit bëthamor të Koresë së Veriut.

Në vitin 2003, SHBA dhe Kina lançuan Bisedimet Gjashtë-Palëshe me Korenë e Jugut, Japoninë, Rusinë dhe Korenë e Veriut, me synim negocimin e një fundi për programin bërthamor të Veriut. Dy vite më vonë, në një deklaratë të përbashkët u tha detyrimi i vendeve – përfshirë kërkesën që Koreja e Vefriut të braktiste të gjitha programet bërthamore. Fatkeqësisht ajo nuk i ndoqi zotimet, edhe pas disa raundesh bisedime, iniciativa arriti pikën qorre në vitin 2009.

Vendet e rëndësishme duhet të punojnë së bashku mbi qasje të përbashkëta. Për Kinën, kjo do të thotë mbështetje në stimujt ekonomikë për ta bindur Korenë e Veriut për të ndryshuar programet bërthamore. Dhe për SHBA, kjo do të thotë kthim te inkurajimi i Kinës, duke treguar mbështetje të sinqertë për përpjekjet kineze dhe një diskutim të hapur që duhet t’i qëndrojnë kanaleve diplomatike tradicionale.

Eksperienca e fundit me Iranin tregon se diplomacia mund të funksionojë, edhe në situata në dukje të pamundura. Është koha të aplikohet i njëjti zotim dhe bashkëpunim në arritjen e një mënyre të duhur për t’i dhënë fund ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Nuclear Diplomacy’s Next Stop

Etiketa: ArmëbisedimeDonald TrumpIraniizolimJohn KerryKinaKorejaKoreja e VeriutMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMediaPRProject SyndicaterepublikaneSekretari Amerikan i ShtetitSHBATrumpzhvillim
Tjetri
Efekti Varoufakis?

Efekti Varoufakis?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.