AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Drama e luftës çon Kosovën në Hollivud

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
10 years më parë
në Kultura, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një sekuencë nga filmi ku tregohen dy protagonistët e tij me një ushtar serb. Foto: www.shokshortfilm.com

‘Shok’, filmi i parë kosovar që kandidon për një çmim Oskar, rrëfen disa nga eksperiencat e vërteta të kanosjes nga forcat serbe të aktorëve të tij në fund të viteve 1990.

 Një sekuencë nga filmi ku tregohen dy protagonistët e tij me një ushtar serb. Foto: www.shokshortfilm.com
Një sekuencë nga filmi ku tregohen dy protagonistët e tij me një ushtar serb. Foto: www.shokshortfilm.com

Është viti 1998 në Mitrovicë, në Kosovën veriore. Petriti është një 12 vjeçar që dëshiron të bëhet sipërmarrës, me një plan të rrezikshëm për të bërë para shpejt dhe blen një biçikletë njësoj si ajo që ka shoku i tij Oki.

Me konfliktin që tashmë ka filluar të përshkallëzojë në zonë, nxënësi fshehurazi merr letra cigaresh nga gjyshi i tij dhe ia shet ato një luftëtari paraushtarak serb; një veterani të njësisë “Tigrat” të drejtuar nga zoti famëkeq i luftës Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani.

Petriti është një djalë trim. Kur Oki shqetësohet se marrëdhëniet e tij me paraushtarakët mund t’i fusin ata të dy në telashe,  ai gjithashtu merr fshehurazi pistoletën e gjyshit të tij dhe ia tregon atë mikut të tij. “E shikon? Të thashë që me mua ishe i sigurt,” thotë Oki.

Petriti dhe Oki janë personazhet kryesorë në “Shok”, një fil 21-minutësh i bazuar në histori të vërteta nga konflikti, i cili është kandiduar si “Filmi më i mirë i shkurtër aksion” në edicionin e 88-të të ndarjes së çmimeve Oskar, kandidatura e parë Oskar për një film kosovar.

Filmi tregon se si ndikon konflikti në jetën e dy djemve – në një skenë, ata janë në një autobus, i cili ndalohet dhe kontrollohet në një pikë kontrolli nga policia serbe, të cilët i sulmojnë ata kur ata gjejnë librat e Okit në gjuhën shqipe. Ndërsa në një skenë tjetër, Oki arrin t’i shpëtojë dëbimit nga paraushtarakët, sepse ai kishte shkuar të flinte në shtëpinë e Petritit natën që shtëpia e familjes së tij bastiset.

Regjisori anglez i filmit, Jamie Donoughue, thotë se ai donte të eksploronte një kohë të rëndësishme në histori, e cila ai mendon se nuk është dokumentuar si duhet.

“Shumë njerëz nuk e dinë atë që ka ndodhur në rajon dhe mësimet nga konfliktet e të kaluarës (dhe ata të të tashmes) nuk janë mësuar ende,” thotë Donoughue.

“E megjithatë, unë doja të tregoja një histori njerëzish të zakonshëm, të cilët janë viktimat e vërteta të luftës. Gjithashtu doja të eksploroja se si një komb mund të rindërtohet dhe të ecë përpara,” shton ai.

Lum Veseli , i cili luan rolin e Petritit në film, është 14 vjeç dhe ka lindur pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, por thotë se ai ka dëgjuar gjithçka në lidhje me ato që ndodhën nga prindërit dhe gjyshja e tij.

Lum Veseli, një nga dy protagonistët e filmit. Foto: BIRN.
Lum Veseli, një nga dy protagonistët e filmit. Foto: BIRN.

“Mund të pësosh shumë trauma, nëse e përjeton këtë çdo ditë,” thotë Veseli për BIRN. “Në jetën e vërtetë kanë ndodhur gjëra edhe më të këqija.”

Veseli është djali i një aktoreje dhe një muzikanti dhe kjo është hera e parë që ai luan në një film. “Aktrimi ka qenë ëndrra ime,” thotë ai.

Kjo ëndërr u bë realitet në një mënyrë edhe më spektakolare nga ajo që ai mund të kishte imagjinuar ndonjëherë, kur dëgjoi se filmi “Shok” ishte kandiduar për çmim Oskar.

“Ishim në një kafene në Prishtinë me pjesën tjetër të aktorëve, duke parë televizor. U zbeha kur ata përmendën emrin tim. Pastaj festova si i çmendur,” risjell në mendje ai.

Eshref Durmishi është producenti i filmit, por ai luajti gjithashtu rolin e paraushtarakut serb Draganit, i cili blen letrat e cigareve nga Petriti.

Durmishi shpjegon se ngjarjet në film janë gazuar në ato që përjetonin çdo ditë njerëzit që jetonin në Kosovë në atë kohë.

“Çdo njeri në Kosovë ka historinë e tij. Mendoj se të gjithë njerëzit nga Kosova janë përballur me këtë, ose dikush tjetër nga familjet e tyre e ka përjetuar,” thotë ai.

Skena në film në të cilën djemtë ngacmohen në pikën e kontrollit erdhi nga vetë eksperienca e tij personale, thotë ai.

Gjatë viteve 1990, ndërsa ishte student, ai po udhëtonte nga Skënderaj drejt Gjakovës kur autobusi në të cilin ai ndodhej u ndalua nga policia.

“I thashë policit se nuk kuptoja serbisht kur ai më kërkoi kartën e identitetit. Pastaj ai më rrahu. Më pas filloi të fliste rrjedhshëm në shqip. Më tha se herën tjetër, do të duhej t’i flisja unë në serbisht,” kujton Durmishi.

Eshref Durmishi, producent dhe aktor i filmit. Foto: BIRN.
Eshref Durmishi, producent dhe aktor i filmit. Foto: BIRN.

Ai qesh dhe pastaj shton: “Luajta rolin e policit që më rrahu.”

Donoughue thotë se ai kishte shqetësime përsa i takon eksplorimit të ngjarjeve që ishin shumë traumatike për ata që i përjetuan, por “kishte një ndjenjë të fortë dhe një lloj mirëkuptimi midis të gjithë kastit të aktorëve se kjo ishte diçka me të cilën duhet të përballeshin”.

Ndërsa për faktin që Durmishi luajti rolin e shtypësit të tij serb, regjisori mendon se kjo e bëri edhe më të besueshëm rolin.

“Kjo ishte një pjesë sfiduese, por ai mendonte se askush tjetër s’mund ta luante në mënyrë më efikase sesa ai. Në fund të xhirimit, ky rol i solli atij një lloj mbyllje të këtij kapitulli,” thotë Donoughue.

Ai beson gjithashtu se edhe pse lufta në Kosovë nuk do të harrohet kurrë nga ata që e përjetuan atë, vendi tashmë nuk përcaktohet më nga ajo.

“Brezi më i ri i kupton sakrificat që janë bërë, por ata përfaqësojnë një të ardhme më të shndritshme dhe më pozitive. Njerëz si Lumi tani rriten në një botë të lirë, por duke e vlerësuar vërtet atë liri, e cila i lejon ata të jetojnë në maksimum jetët e tyre,” thotë ai.

Filmi deri më tani ka fituar tri çmime në Aspen Short Fest të vitit të kaluar, por aktorët dhe ekipi i xhirimit tani po presin me padurim 28 shkurtin, kur do të ndahen edhe çmimet Oskar në Los Anxheles.

“Po kryqëzojmë gishtat,” thotë Durmishi.

Etiketa: ArkaniBIRNKontrolliKosovaKosovëLuftaLumiParaPoliciarajonserbishtSHshqipstudenttrauma
Tjetri
Shefi i OKB kritikon kufizimet e Ballkanit për migrantët

BE-ja bën plane për të ‘zhvendosur’ kufirin e saj në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.