AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Financat shpallin si “sukses” kontratën me Crown Agents pavarësisht se të ardhurat mungojnë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e Crown Agents David Smith në prani të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe Elisa Spiropalit, në atë kohë, Drejtoreshë e Doganave më 13 mars 2014. Foto: Kryeministria.al

Një një deklaratë mbi fundin e misionit anglez që i kushtoi taksapaguesve mbi 8.2 milionë euro, Ministria e Financave argumenton se në tërësi, programi qe i suksesshëm, pavarësisht se rritja e premtuar e të ardhurave nuk u pa gjëkundi.

Kryeministri Edi Rama duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e Crown Agents David Smith në prani të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe Elisa Spiropalit, në atë kohë, Drejtoreshë e Doganave më 13 mars 2014. Foto: Kryeministria.al
Kryeministri Edi Rama duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e Crown Agents David Smith në prani të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe Elisa Spiropalit, në atë kohë, Drejtoreshë e Doganave më 13 mars 2014. Foto: Kryeministria.al

Shqipëria i dha fund kontratës dyvjeçare të konsulencës për menaxhimin e administratës doganore me kompaninë angleze Crown Agents duke e konsideruar atë në tërësi një sukses dhe duke hedhur poshtë kritikat për mungesën e realizimit të kushtit kryesor të kontratës, atë të rritjes së të ardhurave doganore, me argumentin se programi duhet të vlerësohet në tërësi dhe jo vetëm në këtë element.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Financave argumentoi se programi ka qenë i suksesshëm në shumë drejtime, përfshirë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e menaxhimit të rrezikut të shmangies së të ardhurave, hetime të përbashkëta dhe zbulim shkeljesh. (Kliko këtu për të parë deklaratën e Ministrisë së Financave).

Gjithsesi, premtimi kryesor i kësaj kontrate të kushtueshme, rritja e të ardhurave doganore me mbi 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit, nuk u realizua.

“Nisur edhe nga disa komente mediatike apo politike, Ministria e Financave ka sqaruar në vijimësi se kontrata me Crown Agents nuk lidhet vetëm me të ardhurat,” thotë Ministria e Financave.

“Kontrata me Crown Agents kishte 4 objektiva kryesore që lidheshin me: i) luftën kundër korrupsionit, ii) me miradministrimin, iii) me elementë që kanë të bëjnë me përmirësimin e performancës dhe burimet njerëzore. Të gjitha këto do të çonin në një rritje të efektivitetit, që ne shpresonim të përkthehej në iv) të ardhura më të larta,” vijon më tej deklarata.

Sipas ministrisë, në të gjitha fushat e mësipërme, përfshirë luftën kundër korrupsionit, mirëadmistrimin etj, ka pasur sukses, por të ardhurat shtesë, të cilat duhej të vijon si pasojë e këtij suksesi, në fakt nuk erdhën.

Qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë në nëntor 2013 me kompaninë angleze Crown Agents, një korporatë ndërkombëtare me prani në dhjetëra shtete. Në bazë të kontratës, Crown Agents do të përfitonte 4.1 milionë euro në vit (të përjashtuara nga taksat) dhe në këmbim, do të ndihmonte doganat shqiptare për të zbatuar më mirë ligjet aktuale. Crown Agents merrte përsipër të kryente inspektime, të zbulonte shkelje doganore, të identifikonte të ardhura të munguara, të fuste praktika moderne në analizimin e rrezikut dhe rrjedhimisht, identifikimin e evazionit, të luftonte korrupsionin në dogana, të përmirësonte cilësinë e administratës përmes trajnimeve etj.

Në fund, të gjitha këto masa, duhej t’i jepnin Shqipërisë “një rritje prej 1% në vit në nivelin e të ardhurave doganore të mbledhura nga Administrata Doganore, shprehur si përqindje e PBB-së”. Kjo është çfarë është shkruar në kontratë.

Kuota prej 1 për qind e PBB-së është e barabartë aktualisht me rreth 100 milionë euro të ardhura shtesë në vit. Por pavarësisht se premtonte të ardhura shtesë prej 100 milionë eurosh në vit përkundrejt një shpenzimi prej 4.1 milionë eurosh, kontrata konsiderohej si tepër e shtrenjtë për një investim për mbledhjen e taksave. Zakonisht investimet në mbledhjen e taksave konsiderohen si kosto-efektive kur ato përbëjnë 1 ose maksimalisht 2 për qind të totalit të të ardhurave shtesë të realizuara.

Qeveria shqiptare pranoi në janar 2015 në një letër që i dërgoi Fondit Monetar Ndërkombëtar se viti i parë i zbatimit të kontratës qe mbyllur pa siguruar rritjen e premtuar të të ardhurave. Në kontratën me Crown Agents, qeveria i pati rezervuar vetes të drejtën që të tërhiqej nga kontrata pas vitit të parë, në rast se ajo nuk kishte rezultat. Por pavarësisht se e kishte këtë të drejtë, qeveria vendosi ta zbatojë kontratën edhe në vitin e dytë, vit gjatë të cilit të ardhurat doganore si përqindje e PBB-së u përkeqësuan edhe më shumë.

Të dhënat finale të detajuara të të ardhurave buxhetore për fitin 2015 nuk janë publikuar ende nga Ministria e Financave për të bërë një krahasim të saktë mes premtimeve të kontratës së Crown Agents dhe realitetit. Për vitin 2014, të ardhurat nga doganat u rritën me vetëm 0.4 për qind të PBB-së më shumë se sa në vitin 2013, ku pjesa më e madhe e rritjes qe pasojë e taksave shtesë.

Të dhënat për periudhën janar-nëntor 2015, tregojnë se të ardhurat e siguruara nga administrata doganore qenë 5.3 për qind më të ulëta se sa në vitin 2014, gjë që, duke marrë parasysh edhe efektin e shtimit të taksave mbi karburantet dhe cigaret, sugjeron që doganat, bashkë me programin e Crown Agents, jo vetëm që nuk mblodhën dot më shumë të ardhura si përqindje e PBB-së, por në fakt mblodhën edhe më pak se sa në vitet e mëparshme, pavarësisht sukseseve të raportuara mbi programin e konsulencës.

Kontrata me Crown Agents parashikonte mundësinë e zbatimit të saj për një vit të tretë në rast se dilte me sukses. Pavarësisht se Ministria e Financave thotë se programi ka qenë i suksesshëm, vendimi i saj për të mos e rinovuar kontratën për vitin e tretë sugjeron të kundërtën.

Ndërsa afati i kontratës së saj po i afrohej përfundimit, këtë muaj, një raport konfidencial i Crown Agents rrodhi në media dhe në të, kompania angleze sugjeronte se përgjegjësia për mosrritjen e të ardhurave i përkiste korrupsionit në nivelin më të lartë të administratës doganore. Pas rrjedhjes së raportit në media, Crown Agents publikoi një deklaratë ku konfirmonte vërtetësinë e raportit, por sugjeronte se situata “ka ndryshuar” që nga koha e përgatitjes së këtij raporti në shkurt 2015.

Qeveria nuk ka pranuar ekzistencën e korrupsionit në administratën doganore dhe nuk raportohet të ketë kryer denoncime në prokurori apo hetime për të zbardhur skemat e evazionit fiskal dhe kontrabandës. Në shumë raste, qeveria ka këmbëngulur se korrupsioni në nivelin e krimit të organizuar në dogana nuk ekziston. Megjithatë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, deklaroi në emisionin televiziv Ekopolitikë në televizionin Ora se ai kishte pikëpyetje të mëdha mbi faktin që importi i taksuar i cigareve në Shqipëri ka rënë në nivelin më të ulët në shumë vjet gjatë vitit 2015, rënie që vështirë se mund të interpretohet si jo e lidhur me rritjen e shkallës së kontrabandës.

Etiketa: AdministrataEdi RamaEuroFinancathetimeKarburantetkontrabandëKorrupsionikostoKryeministri Edi RamaKryeministriaMasaMediaMinistria e FinancavePBBProkuroriQeveriaQeveria shqiptareRamaraportRaportishqipShqipëriShqipëriashqiptareTaksatVendimi
Tjetri
Beogradi nga sytë e taksistëve

Beogradi nga sytë e taksistëve

Komente 1

  1. Arben says:
    10 years më parë

    Me falni po ju e keni qendren ne mes te Beogradit nese nuk gabohem. Qe ne kete pike une dyshoj se ju qe shkruani te pakten per vendin tuaj keni dhe ne mendje mbrojtjen e interesave kombetare. Shpresoj e postohet, perndryshe demokracia nuk kalon ketej…

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.