AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kriza pakufi, liderë batakçinj dhe mbrojtës të pashpresë

Wolfgang IschingerngaWolfgang Ischinger
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzeu i zbrazur i Artit Bashkëkohor në Beograd. Foto: Fotini Barka

Një pasqyrë reale e krizave më të mëdha të botës sot. “Diplomacia në tërheqje e SHBA-së, zgjerimi egoist i Kinës, dëshira ruse për supremaci dhe rritja e problemeve me terrorizmin, ekonominë dhe migrantët nëpër glob, po e afrojnë botën me kufirin e kaosit”, argumenton Ischinger.

Muzeu i zbrazur i Artit Bashkëkohor në Beograd. Foto: Fotini Barka
Muzeu i zbrazur i Artit Bashkëkohor në Beograd. Foto: Fotini Barka

Rendi ndërkombëtar mund të jetë në formën e tij më të keqe që nga Lufta e Ftohtë. Ata që po përpiqen të ruajnë paqen janë të dërrmuar dhe shpesh të pashpresë përballë krizave në dukje të pafundme dhe keqadashësve. Kur liderët botërorë të takohen në Gjermani për Konferencën e 52 të Mynihut për Sigurinë këtë fundjavë, ata do të përpiqen të krijojnë një model nëpër një territor shumë të rrezikshëm.

Viti i shkuar, ka parë disa lajme të mira. Përpjekjet e vazhdueshme diplomatike sollën dy marrëveshje me implikime tepër pozitive si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ndryshimi klimatik i Parisit. Por pjesa tjetër është e sfumuar.

Krizat e mëdha të ditës i tejkalojnë – dhe madje i vënë më pikëpyetje – kufijtë ndërkombëtarë. Luftërat në Siri dhe Irak jo vetëm që kanë nxitur çrregullim të rendit politik në Lindjen e Mesme, por gjithashtu e kanë lënë Europën përballë një situate të zakonshme siç është fluksi i refugjatëve. Nuk ka ndodhur qysh prej Luftës së Dytë Botërore që kaq shumë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

Lindja e Mesme mishëruar një lloj konflikti që jehon edhe shumë larg fushëbetejës. Konflikti në Siri prej kohësh ka rreshtur së qeni një luftë civile; është bërë një krizë e plotë rajonale. Shteti Islamik ka provuar se është një organizatë e vërtetë globale.

Edhe gjetkë, pamja nuk është më e ndritur. Në Libi, Mali dhe Afganistan, shtetet kanë rënë ose janë në rrezik të dështimit. Marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite janë tepër të këqija, dhe mungon vetëm konfrontimi ushtarak direkt. Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë janë rritur shumë. Dhe online, aktorët qeveritarë dhe privatë po abuzojnë me ndërlidhjet, duke kërcënuar informacion të ndjeshëm dhe infrastrukturën kritike nëpër glob.

Në vend të “rrethit të vendeve të qeverisura mirë” që BE parashikoi në Strategjinë e Sigurisë 2003, kontinenti është “rrethuar nga zjarri”. Siguria e Europës është sërish në kërcënim; stërvitje ushtarake janë kryer me frekuencë në rritje dhe kriza e Ukrainës mbetet e pazgjidhur.

Figurat e mëdha politike duket se besojnë se mund t’i përgjigjen sfidave ndërkombëtare duke kërkuar strehë në miopinë kombëtare. Kjo qasje e pavlerë do të krijojë vetëm pseudo-zgjidhje – ose më keq. Disa qeveri i janë përgjigjur krizës së migrantëve me politika lypëse ndaj fqinjëve, duke detyruar vendet e përparuara të mbartin barrën dhe për pasojë një përbërje bazë e integrimit europian – zona Shengen – është e kërcënuar.

Edhe mbështetësit tradicionalë të një rendi të lirë global, bazuar te multilateralizmi dhe ligji ndërkombëtar, duket se e kanë të vështirë të besojnë aftësinë e tyre për t’i dhënë formë eventeve. Pretendimet se SHBA po tërhiqet nga arena ndërkombëtare me gjasa janë të ekzagjeruara, por në të paktën dy prej konflikteve të viteve të fundit – Ukrainë dhe Siri – SHBA nuk ka luajtur një rol diplomatik dominant siç duhej.

Europa është paralizuar nga probleme të tjera të mëdha: një konsensus i lëkundur mbi sanksionet kundër Rusisë; vazhdimi i pyetjeve që rrethojnë euron; kërcënimi i daljes së Britanisë nga BE-ja; dhe një rritje e nacionalizmit dhe populizmit liberal. Nëse Europa vazhdon të endet në mosfunksionim, nuk do të jetë në gjendje të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhme.

Teksa shtetet dhe qeveritë dështojnë, liderë batakçinj po mbushin vakumet e pushtetit. Në Afganistan, kryengritësit talebanë po pengojnë më shumë se një dekadë progres. Në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, të fortët  vendas dhe ekstremistët islamikë po bllokojnë progresin drejt paqes ose po hapin më shumë telashe.

Ndërkohë, tensionet mes disa prej vendeve më të fuqishme në botë po fillojnë të rriten. Rusia nën presidentin Vladimir Putin është e vendosur të tregojë se është një aktore globale – edhe pse ekonomia e saj vuan nga sanksionet ndërkombëtare, problemet e çmimeve të naftës dhe mungesa e modernizimit. Ka pasur pak shenja për një riqasje të Rusisë me Perëndimin, por mosmarrëveshjet mbi Sirinë mbeten të mëdha, veçanërisht pasi Rusia mbështeti një përparim të qeverisë siriane në qytetin e mbajtur nga rebelët, Alepo, qqë solli fundin e raundit të bisedimeve për paqe në Gjenevë. Dështimi i Rusisë për të zbatuar pjesët madhore të Marrëveshjes së Minskut në Ukrainë është një tjetër pikë e rëndësishme.

Kina po fillon të përfshihet më shumë në çështjet globale. Por në vend që të bëhet një palë e rëndësishme e mbajtjes së barrës në rendit liberal ndërkombëtar, duket se ka zgjedhur të përqendrohet në krijimin e strukturave paralele të qeverisjes, që mund t’i japë formën që dëshiron. Dhe këmbëngulja e saj – më e dukshme në Detet e Kinës në Lindje dhe Jug – vazhdon të shqetësojë fqinjët e vegjël që kërkojnë për një rol më të fortë të SHBA në rajon.

Ne me gjasa po hyjmë në një periudhë të rrezikut në rritje, pasigurisë dhe transformimit thelbësor – fillimi i një periudhe ndërkombëtare më pak e qëndrueshme. Liderët përgjegjës duhet të punojnë së bashku për të rindërtuar rendi ndërkombëtar, për të forcuar marrëveshjet institucionale dhe për të penguar përhapjen e kaosit.

Rreziku i një lufte madhore ndërshtetërore mund të duket i largët, por për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë përshkallëzimi i luftës mes fuqive të mëdha nuk mund të shpërfillet si një makth jorealist. Krahasuar me atë që mund të ndodhë, sfidat e sotme të botës mund të duken të kota.

Pjesë të këtij artikulli janë bazuar në një ese në Raportin e Sigurisë Mynih 2016, që u publikua me rastin e Konferencës 52 të Sigurinë në Mynih.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Boundless Crises, Reckless Spoilers, and Helpless Guardians

Etiketa: AfganistanBEBeogradEkonomiaEuropaGjermaniIrakKinaKrizalajmeLibiLindjaLindja e MesmeLuftaLufteMaliMarrëveshjamarrëveshjeMuzeupaktpaqeprogresProject SyndicatePutinrajonrrezikRusiaSHSHBAShengenShteti IslamikSiguriaSiritalebanUkrainëVladimir Putinzona Shengen
Tjetri
Ministria e Kulturës shtyn zhvarrosjen e Ibrahim Kodrës

Ministria e Kulturës shtyn zhvarrosjen e Ibrahim Kodrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.