AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ministria e Kulturës shtyn zhvarrosjen e Ibrahim Kodrës

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Kultura, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varri i Ibrahim Kodrës në fshatin Ishëm të Durrësit | Foto nga Lindita Çela

Pas protestave të banorëve të fshatit të lindjes së piktorit, Ministria e Kulturës ka njoftuar se zhvendosja e planifikuar e eshtrave të Ibrahim Kodra në Kodrat e Liqenit të Tiranës është pezulluar.

Varri i Ibrahim Kodrës në fshatin Ishëm të Durrësit | Foto nga Lindita Çela
Varri i Ibrahim Kodrës në fshatin Ishëm të Durrësit | Foto nga Lindita Çela

“Megjithë bisedimet disa ditore të zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, të përfaqsuesve të ekzekutorëve testamentarë si dhe angazhimit të deputetëve të zonës, si pasojë e keqkuptimeve, keqinformimeve dhe keqpërdorimeve për rastin në fjalë, një grup banorësh krijuan një rezistencë të paarsyeshme dhe të padrejtë për procedurat ligjore të përmbushjes së amanetit të fundit të Maestros,” tha Ministria e Kulturës nëpërmjet një njoftimi për shtyp të enjten.

“Ky qëndrim i paarsyeshem, e pamundësoi përkohësisht realizimin e amanetit dhe nderimin e Maestros në një monument të ri në Tiranë, veç atij ekzistuesit në Ishëm,” shtoi ajo.

Sipas Ministrisë zhvendosja e eshtrave të Kodrës nëpërmjet një ceremonie protokollare është shtyrë për një moment të dytë pas kërkesës së fondacionit “Ibrahim Kodra.” Shtyrja e zhvarrimit të piktorit nga fshati i lindjes në Ishëm – ku ai prehet prej më shumë se 10 vitesh – vjen pas protestave të banorëve që kundërshtojnë dhe ngrenë dyshime për arsyet e Ministrisë së Kulturës për ta rivarrosur piktorin larg vendlindjes.

Ibrahim Kodra konsiderohet si një nga piktorët më të njohur shqiptarë me famë ndërkombëtare. Ai ka lindur në Ishëm në vitin 1918, por është zhvendosur më pas në Itali, ku jetoi derisa vdiq në vitin 2006 në Milano. Pas vdekjes, trupi i Ibrahim Kodrës u varros në vendlindje, ndërsa autoritetet e kohës organizuan edhe një ceremonial zyrtar.

Nga ana saj Ministria shprehet që vendimi për të zhvendosur eshtrat e piktorit vjen pas një kërkese të bërë nga fondacioni “Ibrahim Kodra,” i cili pretendon që amaneti i tij ka qenë që të varrosej në Tiranë ose Durrës.

“Fondacioni “Ibrahim Kodra” përjetësues të vullnetit të Mjeshtrit Kodra, në nismën e tij për plotësimin e vullnetit të Maestros paraqitur në Ministrisë e Kulturës, theksonte rëndësinë e promovimit të vlerës së artistit  dhe të njeriut,” thotë Ministria.

“Me kërkese të vazhdueshme të ekzekutorëve testamentarë të Maestro Ibrahim Kodrës, në kuadër të dhjetë vjetorit të vdekjes së tij, Ministria e Kulturës, autoritetet vendore, në përputhje me ligjet në fuqi, nisën një bashkëbisedim me komunitetin e Ishmit, për të mundësuar vendosjen e eshtrave në Tiranë,  sipas vullnetit të tij,” shtoi ajo.

Por megjithë negociatat duket që autoritetet nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me komunitetin.

Etiketa: BanorëdeputetDurrësIbrahim KodraIshëmItaliMilanoMinistria e KulturësSHTiranëVendimi
Tjetri
Rivalë pa garë; Edi Rama sfidohet t’u nënshtrohet zgjedhjeve në parti

Rivalë pa garë; Edi Rama sfidohet t’u nënshtrohet zgjedhjeve në parti

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.