AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shqipëria i trembet ndikimit të krijimit të skuadrës kosovare të futbollit

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tifoz i kombëtares Shqiptare | Foto nga : LSA

Tifozët shqiptarë të futbollit i tremben krijimit të një skuadre kombëtare të Kosovës, ngaqë besojnë se do t’i marrë talentet nga skuadra e tyre dhe do të ulë shanset e fitoreve.

Presidenti Bujar Nishani i akordon kapitenit Lorik Cana medaljen "Nderi i Kombit". Foto: LSA>
Presidenti Bujar Nishani i akordon kapitenit Lorik Cana medaljen “Nderi i Kombit”. Foto: LSA>

Tifozët fanatikë të futbollit në Shqipëri janë të shqetësuar rreth efektit të mundshëm mbi skuadrën shqiptare nëse ndodh krijimi i një skuadre kombëtare futbolli në Kosovë. Shqipëria historikisht ka tërhequr lojtarët me origjinë shqiptare në rajon dhe më gjerë.

Politika dhe egoizmi mund të ndërlikojnë procesin e gjetjes së lojtarëve për Kosovën, pasi lojtarët e lindur në Kosovë përbëjnë thelbin e skuadrës shqiptare në Kampionatin Europian në Francë, paralajmëron një ish-yll futbolli shqiptar.

Megjithëse tifozët e futbollit janë të përqendruar aktualisht në shanset e tyre në kampionatin Europian të UEFA – “kuqezinjtë” do të marrin pjesë për herë të parë – disa dyshojnë se skuadra do të jetë në gjendje ta përsërisë suksesin në të ardhmen nëse lojtarët kryesorë i bashkohen skuadrës së Kosovës.

Rudi Vata, një ish-kapiten i skuadrës kombëtare të futbollit në Shqipëri, i tha BIRN se krijimi zyrtar i një skuadre kosovare, vetëm sa mund t’i ndërlikojë punët.

Për shkak të mosmarrëveshjeve mbi njohjen e shtetit të Kosovës, Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA dhe UEFA nuk e kanë njohur një skuadër futbolli kosovare, por krijimi i skuadrës po ndodh gjithsesi.

Për më tepër, Kosova pret njohje të plotë në FIFA dhe UEFA në kongresin e ardhshëm që do të mbahet në Budapest në mars 2016.

“Negociatat që do të mbahen mes dy federatave kombëtare të futbollit [Shqipërisë dhe Kosovës] do të jenë thelbësore në përcaktimin e fatit të kombëtares shqiptare dhe unë parashikoj që politikat dhe egoizmi do të përfshihen në negociata,” tha në një intervistë për BIRN Vata, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk pranuan të komentojnë për BIRN për çdo negociatë apo marrëveshje në të ardhmen, marrëveshje që do të krijojnë rregullat mbi mënyrën se si dy skuadrat do të punojnë krah njëra-tjetrës.

Skuadra shqiptare ka humbur tashmë portierin, Samir Ujkanin, i cili hoqi nga Shqipëria për të luajtur me Kosovën në shkurt 2014.

Në ndeshjen e fundit miqësore kundër Shqipërisë në Prishtinë, shtatë nga lojtarët e ekipit të Kosovës kishin lindur jashtë vendit ndërsa tetë prej tyre ishin rritur jashtë. Shumica kishin luajtur për skuadra të tjera kombëtare në nivele të ndryshme.

Megjithatë, tre lojtarë të lindur në Kosovë, Frederik Veseli, Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani, i refuzuan ofertat për të luajtur me Kosovën dhe zgjodhën skuadrën shqiptare.

Adnan Januzaj i Manchester United vendosi të luajë për Belgjikën pavarësisht ftesave nga Kosova dhe Shqipëria.

Skuadra shqiptare e futbollit ka tërhequr prej kohësh talente nga i gjithë rajoni ku jetojnë shqiptarët dhe lojtarët nga Kosova janë gjithashtu një shtyllë e rëndësishme.

Mes tyre është Lorik Cana, kapiteni shqiptar, që u konsiderua një faktor madhor në udhëheqjen e skuadrës drejt kualifikimeve në UEFA.

Rudi Vata beson se disa nga lojtarët e rinj të lindur në Kosovë do t’i bashkohen pashmangshmërisht skuadrës kosovare teksa përpiqet të fitojë njohje ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo mund të pengojë kombëtaren shqiptare, më herët e para zgjedhje për ta.

“Gjëja më e rëndësishme është se ky proces duhet të jetë i mirëkuptueshëm dhe i hapur, si dhe me vullnetin për të bërë më të mirën për të dyja skuadrat,” tha ai.

“Ne duhet të dalim nga këto bisedime me dinjitet të plotë dhe ta prezantojmë veten si vëllezër në arenën ndërkombëtare të futbollit,” u shpreh Vata.

Por është shqetësues fakti se grupi kryesor i tifozëve shqiptarë, që e quajnë veten Tifozët Kuqezinj bojkotuan ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës në nëntor në Prishtinë.

Ata nuk morën pjesë duke argumentuar se nuk mund të ishin në një stadium ku dy skuadra shqiptare luanin kundër njëra-tjetrës.

Petrit Osmani, lideri i Kuqezinjve në Prishtinë, i tha BIRN se skuadra kosovare e futbollit duhet të jetë gjithnjë zgjedhja e dytë për lojtarët shqiptarë, ndërsa skuadra shqiptare duhet të mbetet më e rëndësishmja.

“Ne gjithnjë do t’i inkurajojmë lojtarët e lindur në Kosovë t’i bashkohen skuadrës shqiptare. Ne besojmë se kur ata marrin pjesë në këtë skuadër, nuk përfaqësojnë vetëm Kosovën apo Shqipërinë, por të gjithë kombin shqiptar,” tha ai.

Ai beson se e vetmja gjë pozitive në krijimin e kombëtares kosovare është mundësia që lojtarët të kenë më shumë se një skuadër për të luajtur dhe të bëjnë më shumë debutime ndërkombëtare.

“Në fund është një zgjedhje individuale, megjithëse jam i bindur se kombëtarja shqiptare do të mbetet gjithnjë më e rëndësishmja,” ha ai.

Debati rreth ndikimit të një kombëtareje kosovare mbi skuadrën shqiptare pritet të kulmojë pas kampionatit Europian të UEFA.

Media sportive shqiptare shkroi se një total prej 21 lojtarësh shqiptarë do të jenë pjesëmarrës në Euro 2016 në Francë, meqënëse shqiptarët etnikë prej vitesh kanë qenë pjesë e skuadrave të tjera kombëtare europiane, si Gjermania, Belgjika, Zvicra dhe Danimarka.

Etiketa: BeratBIRNbisedimeBujar NishaniDanimarkaEuroFIFAGjermaniaKosovaKosovëmarrëveshjeMedianegociataParaPunërajonrajoniSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareUEFAzgjedhjeZvicra
Tjetri
Doktori turk i dyshuar për trafik organesh jep dëshmi në Prishtinë

Doktori turk i dyshuar për trafik organesh jep dëshmi në Prishtinë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.