AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rumunët mund ta zgjidhnin për president Vlad Ngulësin

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vlad Ngulësi mbetet modeli i një ushëheqësi autoritar për shumë rumunë | Foto: edusoft.ro

Një anketë zbuloi se nëse rumunëve do t’i jepej mundësia të votonin për figura historike, shumë prej tyre do të votonin për princin e egër mesjetar i njohur për nguljen në hu të armiqve të tij.

Vlad Ngulësi mbetet modeli i një ushëheqësi autoritar për shumë rumunë | Foto: edusoft.ro
Vlad Ngulësi mbetet modeli i një ushëheqësi autoritar për shumë rumunë | Foto: edusoft.ro

Demokracia mund të jetë një foshnjë e lindur e vdekur në Rumani, nëse marrim parasysh rezultatet e një ankete të kryer së fundmi, e cila tregoi se shumë rumunë kanë dëshirë t’ia dorëzojnë vendin e tyre një princi të pamëshirshëm mesjetar, të quajtur Vlad Ngulësi – nëse ai do të qe gjallë.

Princi i Vllakisë, zona që sot është Rumania e jugut, shihet gjerësisht si hero dhe një udhëheqës i madh për shumë rumunë.

“Vladi qe një mbret i vërtetë. Natyrisht, ai qe një princ i pamëshirshëm dhe bëri shumë gjëra të këqija, por më së shumti ndaj të pasurve dhe tregtarëve,” komentoi 63 vjeçarja Steliana Notaru.

“Ne na duhet një udhëheqës i fortë tashmë më shumë se kurrë, për shkak se Rumania është duke vuajtur nga korrupsioni dhe pasiguria,” shtoi Notaru.

Një anketë e kohëve të fundit e kryer nga kompania CSCI me më shumë se 1 mijë të intervistuar, tregoi se 35 për qind e rumunëve do të votonin Vladin nëse zhvilloheshin zgjedhje mes figurave historike. Vlad Tepes, i njohur më shumë si “ngulësi” për brutalitetin e tij, udhëhoqi rezistencën e rumunëve ndaj perandorisë Osmane kur kjo e fundit pushtoi Transilvaninë në mes të shekulli të 15. Ai më pas dogji rrethinat e qytetit të Brasovit dhe vrau qindra gjermanë “Saksonë” që jetonin atje.

Kjo ngjarje e shfaqi atë si një sadist që i pëlqente të vriste dhe të torturonte njerëz. Legjendat e mizorisë së tij kaluan nga një gjeneratë në tjetrën përmes pamfleteve të publikuara në Gjermani.

Por Vlad Tepes mbetet një figurë popullore mes shumë njerëzve që parapëlqejnë një udhëheqës të ashpër që kryen veprime të pakuptimta.

“Për shumicën e rumunëve, Vlad Tepes mbetet një simbol i luftës kundër korrupsionit. Ata citojnë vetëm një fakt se ai përdori metoda të ashpra për të rimarrë vendin nga bojarët e pasur dhe të korruptuar dhe se ai qe i pamëshirshëm me hajdutët dhe lypësit,” thotë historiani Alexandru Voicu.

“Edhe nëse ata e pranojnë se ai qe një princ mizor, ata argumentojnë se së paku ai qe i ndershëm,” shton ai.

Legjendat e përgjakshme mbi Vlad Ngulësin frymëzuan shkrimtarin irlandez Bram Stoker për të krijuar librin e tij të famshëm Drakula.

Ditët e sotme, autoritetet e Rumanisë kanë luajtur me legjendën e tij për të tërhequr turistë në Transilvani, më së shumti te kullat gotike të Kështjellës Bran, e cila u ndërtua në shekullin e 14 për tq shërbyer si fortesë doganore që mbronte kufirin lindor të Transilvanisë.

Vladi nuk është i vetmi personazh famëkeq historik që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve gjatë viteve të fundit.

Rumunët tashmë kanë ndjenja të përzjera mbi atë që dikur qe regjimi i urryer komunist. Të shqetësuar nga vështirësitë e tyre financiare, shumë njerëz thonë se nuk kanë ndonjë ndjenjë të fortë në lidhje me regjimin që mori pushtetin më 1947 dhe u rrëzua në dhjetor 1989.

Anketat tregojnë se gati gjysma e popullsisë besonte se jeta qe më e mirë në kohën e komunizmit, duke arsyetuar se siguria në punë qe shumë më e mirë se sa sot.

Etiketa: demokraciaGjermaniKorrupsionipresidentRumaniRumaniaSHSiguriaturistzgjedhje
Tjetri
Turqia ndalon politikanin bullgar “pro-rus”

Turqia ndalon politikanin bullgar “pro-rus”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.