AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Turqia ndalon politikanin bullgar “pro-rus”

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ahmed Dogan | Foto: Vladimir Petkov

Media raporton se Turqia ka ndaluar të hyjë në këtë vend Ahmed Dogan, një politikan i fuqishëm turk etnik në Bullgari si dhe pronarin e mediave Delyan Peevski, për shkak të mendimeve të tyre të shprehura publikisht pro Rusisë së Putinit.

Ahmed Dogan | Foto: Vladimir Petkov
Ahmed Dogan | Foto: Vladimir Petkov

Turqia raportohet se i ka ndaluar hyrjen në këtë vend dy politikanëve të një partie turqisht në Bullgari, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, MRF – presidentit të nderit të saj Ahmed Dogan dhe deputetit e pronarit të mediave Delyan Peevski – bëri të ditur media turke të enjten.

Gazeta proqeveritare turke Sabah raportoi se ndalimi qe pasojë e qëndrimeve pro-ruse të mbajtura nga Dogan dhe Peevski pasi Turqia rrëzoi një avion rus në dhjetor 2015.

Ndalimi u konfirmua në një letër nga ambasada turke për median bullgare. “Ne dëshirojmë të konfirmojmë se ndalimi është një fakt,” shkruhet në letër.

Gjithsesi, ambasada e Turqisë në Bullgari i tha BIRN më vonë se “po vetëpërmbahet nga një pozicion zyrtar sot”, dhe se ajo as nuk e mohonte dhe as nuk e konfirmonte autenticitetin e letrës së publikuar në mediat bullgare.

Autoritetet turke nuk kanë mbajtur një qëndrim të prerë zyrtare mbi këtë çështje.

“Turqia është një shtet zyrtar dhe nuk ka praktikë diplomatike që të detyrojë një vend të informojë një tjetër paraprakisht mbi vendime të tilla,” komentoi Betina Joteva, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për BIRN.

Dogan dhe Peevski “janë nënshtetas bullgarë dhe ne do të zbulojmë se çfarë po ndodh. Ne jemi angazhuar në komunikime aktive diplomatike,” shtoi ajo.

Në artikullin e Sabah, Dogan akuzohet se ka qenë një ish “agjent sovjetik” i cili së fundmi ka sulmuar edhe anëtarët e tjerë të partisë së tij që patën mbështetur fuqizimin e lidhjeve me Ankaranë.

Ajo rikujtoi se ish udhëheqësi i partisë MRF Lutfi Mestan u rrëzua një ditë para krishtlindjeve pas një fjalimi të mbajtur nga Dogan i cili tha se mbështeta e Mestan për Turqinë pas rrëzimit të avionit rus, tregonte se ai qe “kolona e pestë e Turisë në Bullgari”.

Mestan u shkarkua nga pozicioni i tij në MRF dhe më pas kërkoi strehim politik në ambasadën e Turqisë në Sofie, duke thënë se kishte frikë për sigurinë e tij.

Në janar, kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov konfirmoi se një notë proteste i qe dërguar ambasadorit të Turqisë Suleyman Gokce për shkak të “veprimeve dhe sjelljes së tij” në lidhje me krizën brenda MRF-së.

Ai tha se Gokce dhe diplomatë të tjerë turq qenë përpjekur të lobonin në mbështetje të Mestan, gjë që përbënte ndërhyrje në punët e brendshme të Bullgarisë.

Sabah shkroi se Dogan pati vendosur “një oligarg” në partinë e minoritetit turk në këtë vend, duke iu referuar Peevskit. Gazeta citoi revistën e përjavshme gjermane Der Spiegel, e cila e pati quajtur Peevskin “majën e ajsbergut të korrupsionit në Bullgari”.

Artikulli shton se megjithëse Peevski është një deputet për partinë e turqve, media e tij kishte bërë një fushatë anti-turke, duke sulmuar mes të tjerash edhe ambasadën e Turqisë në Sofie.

Marin Lessenski, drejtor programi në Institutin e Shoqërisë së Hapur në Sofie, tha se sulmi ndaj Dogan dhe Peevski qe një “sinjal i fortë për votuesit e MRF se Ahmed Dogan nuk e gëzon më besimin e Turqisë dhe se ai nuk duhet të mbështetet”.

Ish udhëheqësi i MRF, Mestan, ndërkohë të enjten tha se ai do të nisë një parti të re liberale të quajtur “Demokratët për Përgjegjshmëri, Liri dhe Tolerancë”.

Etiketa: BIRNBoyko BorisovBullgarideputetdiplomatgazetambështetjeMediaParaprotestePunëtë drejtaTurqiavotuesit
Tjetri
Fshati boshnjak shpreh keqardhje për etiketimin si terrorist

Fshati boshnjak shpreh keqardhje për etiketimin si terrorist

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.