AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Fshati rumun shpreson se baza amerikane do t’i sjellë përfitime

Calin CosmaciucngaCalin Cosmaciuc
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtarët amerikanë po festojnë Ditën Kombëtare të Rumanisë bashkë me banorët e Deveselu | Foto: Calin Cosmaciuc

Banorët në fshatin Deveselu e shohin hapjen e një baze amerikane në këtë zonë si një mundësi të çmuar – por gjithashtu edhe si kërcënim për sigurinë e tyre.

Ushtarët amerikanë po festojnë Ditën Kombëtare të Rumanisë bashkë me banorët e Deveselu | Foto: Calin Cosmaciuc
Ushtarët amerikanë po festojnë Ditën Kombëtare të Rumanisë bashkë me banorët e Deveselu | Foto: Calin Cosmaciuc

Deri tani, jeta në Deveselu, një fshat i vogël në Rumaninë e jugut, ka qenë e qetë dhe e thjeshtë. Shumica e banorëve vendës janë fermerë, të interesuar vetëm për kultivimin e tokave të tyre dhe mbarështimin e bagëtisë.

Por hapja kohët e fundit e një baze të marinës ushtarake të Shteteve të Bashkuara ka sjellë trazim në këtë cep të pazhvilluar të RUmanisë, ku rreth 3 mijë banorë vijojnë të jetojnë nga rrjet gazi apo kanalizime të ujërave të zeza.

Nga krahu tjetër i rrugës që të shpie në bazë, ku ndalohet hyrja e civilëve, është një zonë e vogël me blloqe apartamentesh të cilën banorët e quajnë “Lagjja e Pilotëve”.

Lagjja e mban këtë emër për shkak se ajo qe ndërtuar, në mënyrë ironike, për t’u përdorur nga stafi që punonte në një bazë ushtarake sovjetike gjatë viteve 1950.

Pas pesë dekadash, baza u mbyll më në fund me urdhër nga NATO në vitin 2002.

Tashmë vetëm një makinë e vjetër rumune Dacia dhe një avion MIG 21 mund të shihen mes blloqeve të apartamenteve – si simbole të së shkuarës që vijon të zgjatet në të tashmen.

Disa njerëz që punonin në bazën sovjetike gjatë kohës së komunizmit, përfshirë ish-pilotë, vijojnë të jetojnë këtu.

“Fshati jonë qe një vend ku asgjë nuk ndodhte. Tashmë, papritur, e gjithë bota po sheh nga ne,” thotë komandanti në pension Tudor Nicola, një ish drejtues i Stafit të Bashkuar të bazës ajrore Deveselu.

Ai rikujton se shumë zyrtarë rumunë dhe amerikanë, bashkë me dhjetëra gazetarë të huaj, e kanë vizituar Deveselun që kur u mësuan planet për ndërtimin e një baze të mbrojtjes raketore këtu disa vite më parë.

Dhjetorin e kaluar, Marina e SHBA-së formalisht inauguroi bazën por disa teste duhet të kryen përpara se sistemi të bëhet tërësisht funksionar, testime që pritet të bëhen në prill të vitit të ardhshëm.

Baza në Deveselu është një nga dy vendet e interceptimit të vendosura në truallin e Europës për një mburojë raketore të NATO-s, një skemë që shikohet me dyshime të thella nga Rusia.

Ajo do të jetë e para që do të përdorë sistemin raketor balistik Aegis Ashore, një variant me bazë në tokë të sistemit radar të monitorimit që është instaluar në anijet amerikane të luftës që nga viti 2004.

Baza do të ketë 200 deri në 500 ushtarakë dhe civilë amerikanë.

Pamje nga Deveselu, në jug të Rumanisë | Foto: Calin Cosmaciuc
Pamje nga Deveselu, në jug të Rumanisë | Foto: Calin Cosmaciuc

Njerëzit në Deveselu e shohin praninë e ushtrisë amerikane më së shumti si një mundësi për të përmirësuar jetët e tyre, duke shpresuar për vende pune dhe më shumë para. Ndryshimi sakaq ka filluar të shihet.

Qeveria i ka ofruar autoriteteve vendore paratë për të ndërtuar 17 kilometra rrugë, si dhe një sistem për furnizimin me ujë dhe heqjen e ujërave të zeza. Një impjant për trajtimin e ujërave të ndotura është nën ndërtim, tha kryebashkiaku i Deveselut, Ion Aliman, për BIRN.

Për më tepër, Ambasada e SHBA-së, me para nga investitorë amerikanë, ka shpenzuar “qindramijëra dollarë” për modernizimin e shkollës së fshatit si dhe për ndërtimin e një kopështi, shtoi Aliman.

Një ish marinar, Aliman ka filluar të marrë leksione anglishteje në mënyrë që të jetë në gjendje të zhvillojë biseda të shkurtra me amerikanët që po vijnë në fshatin e tij.

“Prania e trupave amerikane këtu është gjithashtu e rëndësishme për stabilitetin e Krahut Lindor të Bashkimit Europian,” thotë ai rëndë.

Të tjerë banorë thonë se prania e SHBA-së në zonën e tyre mund të sjellë përfitime jo thjeshtë materjale.

“Amerikanët do të sjellin një mentalitet të ri. Vendi i tyre është demokracia më e zhvilluar në botë, kështu që mund të jetë frymëzim për ne,” thotë inxhinjeri Sandu Negreanu.

Por jo të gjithë në Deveselu pranojnë ëndrrën amerikane. “Natyrisht që do të ketë ca përfitime për fshatin tonë. Në anën tjetër, ngjarjet e kohëve të fundit tregojnë se nuk është e lehtë të luash me rusët. Për shkak se unë jetoj më pak se një kilometër nga mbrojtja raketore, jam ca i shqetësuar,” thotë Tudor Nicola.

Ai shton se rumunët kanë një histori të gjatë frike të lidhur me kërcënimet ushtarake ruse. “Edhe në kohën e komunizmit, pavarësisht se Rumania qe anëtare e Paktit të Varshavës, njerëzit kishin frikë se Ushtria Sovjetike mund të na pushtonte ne dhe të mos largohej nga Rumania,” rikujton ai.

Rusia ka paralajmëruar në shumë raste Rumaninë të mos e pranojë sistemin antiraketor që SHBA-të po instalojnë në Deveselu.

Marrëdhëniet mes Bukureshtit dhe Moskës janë sakaq të vështira. Rumania ka qenë mes mbështetësve më të mëdhenj në rajon të paketës së sanksioneve që vendet perëndimore kanë vendosur kundër Rusisë për shkak të krizës në Krime dhe në Ukrainën lindore.

Moska ndërkohë kundërshton zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të NATO-s në afërsi të kufijve të vet duke i parë ato si kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Sondazhet tregojnë se rreth 35 për qind e rumunëve e shohin Rusinë si kërcënimin kryesor për sigurinë e vendit të tyre ndërsa SHBA renditet e para mes vendeve më miqësore të Rumanisë.

Zyrtarët rumunë kanë hedhur poshtë në shumë raste kundërshtimet e Rusisë ndaj raketave të NATO-s.

“Sistemi antiraketor është një sistem mbrojtjeje dhe nuk është krijuar si një instrument kundër Rusisë,” deklaroi Ministri i Jashtëm i Rumanisë Lazar Comanescu dhjetorin e kaluar.

Comanescu shtoi se sistemi nuk e dhunon Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme, siç pretendon Rusia. Komentet e tij erdhën pasi një zyrtar ushtarak rus paralajmëroi se raketat ruse mund të shkatërrojnë çfarëdolloj elementi antibalistik të forcave amerikane në Europë.

Etiketa: Ambasada e SHBABanorëBashkimit EuropianBIRNdemokraciagazetarKrimeMbrojtjaMoskaNATOParapilotQeveriarajonRumaniaRusëRusiaSHBAShpresONtestimeUkrainëUshtriavariant
Tjetri
Zagrebi organizon Festivalin e Kafesë dhe të Çokollatës

Zagrebi organizon Festivalin e Kafesë dhe të Çokollatës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.