AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Teknologjia e informacionit, pjesa në rritje e ekonomisë së Bosnjës

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Flickr

Sektori i teknologjisë së informacionit në Bosnjë po rritet me shpejtësi, thonë kompanitë që punojnë në këtë sektor, por është ende nën potencialin e vet ekonomik.

Foto: Flickr
Foto: Flickr

Sektori i teknologjisë së informacionit në Bosnjë ka filluar të lulëzojë përgjatë viteve të fundit dhe përbën një nga të paktat fusha me rritje në një ekonomi në vështirësi të vazhdueshme, thanë ekspertët e kësaj fushe.

“Bosnja ka ekspertë të jashtëzakonshëm që punojnë në këtë sektor dhe që mund të japin shërbime të cilësisë së lartë në teknologjinë e informacionit,” tha për BIRN Isan Selimovic, drejtor i kompanisë QSS të martën.

Themeluar pak pas lufte në vitin 1997, QSS është bërë kompania kryesore në Europën Juglindore për hostim, zhvillim programesh kompjutetike dhe integrim sistemesh.

Ajo ka zhvilluar partneritete me udhëheqës botërorë të këtij sektori të tillë si Adobe, Microsoft, Symantec dhe Cisco.

Kompania ka 30 të punësuar dhe ka në plan të zgjerohet më tej, thotë Selimovic, duke vërejtur se ky sektor ofron një mundësi të mirë për ekonominë e Bosnjës.

“Këto janë kohë të mira për ne dhe ne kemi në plan të zgjerojmë aktivitetin e të punësojmë rreth 20 persona të tjerë,” tha Selimovic, duke shtuar se të gjithë të punësuarit e tij janë vendës.

Numri i kompanive të teknologjisë së informacionit në Bosnjë po rritet vazhdimisht dhe aktualisht janë rreth 1,400 të tilla që ofrojnë shërbime informimi dhe komunikimi si dhe shërbime programimi, sipas Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Huaja në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kjo tendencë nuk është e kufizuar vetëm në Bosnjë por është e zakonshme në të gjithë rajonin e Ballkanit ku një gjeneratë e re të rinjsh të kualifikuar po krijojnë projektet e tyre pasi kanë punuar për disa vite për kompani të huaja që porosisin shërbime në Europën Lindore ku specialistët kushtojnë më lirë se sa në vendet e zhvilluara.

Profesionisti i Teknologjisë së Informacionit Milad Cerkic nga Sarajeva është drejtues i një kompanie të quajtur ATLANTBiH. Ai thotë se kompania e tij është e përqendruar te projektet e veta pasi ka punuar për projekte të huaja për disa vite.

“Ne kemi filluar të krijojmë më shumë projekte tonat, pasi më herët ofronim vetëm shërbime për të huajt,” tha Cerkic për BIRN.

ATLANTBiH u themelua në vitin 2000 dhe ka zhvilluar shërbime të ndryshme, duke filluar nga krijimi i hartave dhe gjeolokacioneve te aplikacione të tilla si Navigator.ba, i cili ndihmon njerëzit të zbulojnë qytetin e Sarajevës.

Përgjatë pak viteve të fundit, sektori i teknologjisë së informacionit në Bosnjë ka parë se si të ardhurat e saj u rritën me 72 për qind, tregon Nina Probic, nga Agjencia për Promovimin e Investimeve për BIRN.

“Ky është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e Bosnjës dhe aktualisht ka të ardhura prej 150 milionë markash të konvertueshme (75 milionë euro).

“Të ardhurat e kompanive që operojnë në këtë sektor janë rritur me 60 për qind që nga viti 2010 ndërsa numri i personave që punojnë në këtë sektor është rritur me 67 për qind,” tha Probic për BIRN.

Pavarësisht suksesit të dukshëm, sektori është ende larg të qenit i maturuar dhe Selimovic thotë se nevojiten më shumë specialistë të arsimuar edhe më mirë.

“Sektori po rritet, por në shumë aspekte mbetet ende foshnjë,” thotë ai.

“Shumë kompani nga ky sektor janë në rritje të vazhdueshme për shkak se kompanitë nga jashtë janë duke transferuar punë këtu,” tha ai.

“Bosnja në fund duhet të arrijë në punën ku kapitali i vet njerëzor fillon të krijojë produktet dhe kompanitë e veta në vend që të ofrojë vetëm krahë pune të kualifikuar por të lirë,” tha ai.

Etiketa: 1997BIRNBosnjaekonomiEuroFushaKapitaliLufteMicrosoftPunëSarajevëSHzhvillim
Tjetri
Komuniteti rom lufton të ruajë shtëpitë te unaza e re e Tiranës

Komuniteti rom lufton të ruajë shtëpitë te unaza e re e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.