AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Avokati i Popullit: Shembjet e shtëpive të komunitetit rom tek Unaza e Re të paligjshme

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
“IKMT shembi në mënyrë të jashtëligjshme banesat e komunitetit rom në Selitë.” 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Avokati i Popullit akuzon IKMT për shkelje të rënda ligjore, pas shembjeve gjatë dy ditëve të fundit  të shtëpive të komunitetit rom të shtrira në gjurmën e Unzazës së Re të Tiranës . 

Një pjesëtar i familjes së Astrit Demirit qëndron i përlotur përpara shtëpisë së shembur. 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një pjesëtar i familjes së Astrit Demirit qëndron i përlotur përpara shtëpisë së shembur. 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT,  përfundoi të premten me praninë e policisë së shtetit shembjet e shtëpive të komunitetit rom në zonën e Selitës, duke i hapur rrugë ndërtimit të unazës së re.

Megjithatë, Avokati i Popullit ankohet se procedurat e ndjekura nga ky institucion i kanë hapur rrugë shkeljes së të drejtave ligjore të banorëve, pasi  procedurat standarte për shembjen e ndërtimeve pa leje nuk janë respektuar.

“Procedura e IKMT është në kundërshtim me ligjin. Institucioni duhet të kishte vepruar përmes një shkrese zyrtare dhe të respektonte procedurat e paralajmërimit dhe ato të nevojshme për shembjet e ndërtimeve pa leje,” tha për BIRN, Alket Jaupi nga zyra e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka organizuar sot një takim me kryefamiljarët e prekur nga shembjet e banesave në unazën e re të Tiranës.

Familjet e komunitetit rom shikojnë shkatërrimin e shtëpive të tyre në Selitë nga IKMT. 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Familjet e komunitetit rom shikojnë shkatërrimin e shtëpive të tyre në Selitë nga IKMT. 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Familjet e prekura kanë nisur prej muajsh procedurat ligjore për legalizimin e shtëpive të tyre në këtë zonë sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 608, datë 5.9.2012 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si dhe për regjistrimin e tyre”.

“Bashkia e Tiranës ka shkelur afatet ligjore për kthimin e një përgjigjeje ndaj palës së interesuar, ndërsa IKMT nuk ka asnjë bazë ligjore të veprojë përpara daljes me një përfundim nga Bashkia e Tiranës,” shtoi Jaupi për BIRN.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit refuzoi t’i përgjigjej kërkesës së BIRN për koment.

Komuniteti rom në Selitë i tha BIRN se ata jetojnë prej rreth 30 vjetësh në këtë zonë dhe se janë përfshirë tashmë në një proces gjyqësor për të vërtetuar se janë pronarë të ligjshëm përpara afatit 10.08.1991 dhe se hartat e Arkivit Qendror Teknik 1993 e provon këtë.

Bashkia e Tiranës ndërkohë i ka hedhur atyre barrën e provës, duke pranuar se nuk ka arritur ta sigurojë hartën e Arkivit Qendror Teknik të vitit 1993. Gjithashtu Bashkia i ka lënë si mundësi të vetme, familjeve të prekura të pranojnë dy vite qira, pa i ofruar dëmshpërblim të drejtë ose një strehim kompensues.

Në një letër nga Komisioneri Europian për të Drejtat e Njeriut, Shqipëria u kritikua për dëbimet e deritashme dhe mungesën e një strategjie afatgjatë të strehimit të komunitetit rom dhe egjiptian.

Banorët e Selitës i thanë BIRN se ata po kërkojnë tashmë shtëpi me qira, por kanë hasur vështirësi për shkak të diskriminimit dhe anëtarëve të shumtë të familjeve të tyre.

“Problemi i banesave të komunitetit rom në Shqipëri vazhdon të mos marrë zgjidhje prej kohësh, probleme të cilat janë ngritur nga Avokati i Popullit me anë të disa rekomandimeve të mëparshme dhe një raporti në Kuvend,” përfundoi Alket Jaupi.

Etiketa: Alket JaupiAvokati i PopullitBanorëBashkiaBIRNegjiptianGjyqIKMTIvana DervishiKëshillit të MinistraveKomisionerikomuniteti romKuvendPiSRaportiromSHshqipShqipëriShqipëriaTiranëUnazaUnaza e Re
Tjetri

Ish-kryekomunari i Gosës, nën akuzë për zhvatjen e 76 ha tokë në bregdet

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.