AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përse Brexit nuk është patriotik

Dominique MoisingaDominique Moisi
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri britanik David Cameron bën një deklaratë në 10 Downing Street në Londër. 20 shkurt 2016.

Dalja nga Bashkimi Europian do ta mënjanonte Britaninë nga mundësitë e mëdha të zhvillimit që ajo mbart në vetvete dhe ky rrënim që do t’i vinte prej këtij shkaku është në thelb e kundërta e patriotizmit që kërkon të vihet në vend.

Kryeministri britanik David Cameron bën një deklaratë në 10 Downing Street në Londër. 20 shkurt 2016.
Kryeministri britanik David Cameron bën një deklaratë në 10 Downing Street në Londër. 20 shkurt 2016.

“Shtetet e Bashkuara, Kina dhe ndoshta Bashkimi Europian, nëse Britania e Madhe qëndron në të” do të drejtojnë botën e së nesërmes; në fakt, vazhdimi i qëndrimit në BE është e vetmja mënyrë se si Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë  “një të ardhme që i shkon për shtat të shkuarës së saj”. Ky mendim mund të vinte direkt nga një diskurs i vjetër francez që mbështeste integrimin europian. Në fakt, ka ardhur nga ish-kryeministri Laburist i Britanisë, Gordon Brown.

Rezultati i referendumit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar mbi anëtarësinë në BE – që do të ndodhë më 23 qershor – është aktualisht i pamundur për t’u parashikuar. Me sondazhet e opinioneve që tregojnë një elektorat shumë të ndarë, është jetësore që anëtarë të arsyeshëm të Partisë Laburiste, jo vetëm financiare nga Qyteti i Londrës, të bëjnë aktivisht fushatë për vazhdimësinë e qëndrimit në BE.

Eksperienca me referendumin e Skocisë në 2014 mbart leksione me rëndësi të madhe për fushatën. Në referendumin skocez, çelësi i sigurimit të një fitoreje – të kënaqshme – për kampin pro-Britanik ishte kombinimi i paralajmërimeve negative dhe argumenteve pozitive. Në fjalë të tjera, ndërsa frika bazuar te rreziqet e besueshme, luan një rol, po ashtu edhe shpresa, me një fushatë që adreson si evolucionin e rendit ndërkombëtar dhe ndjesinë e krenarisë patriotike të një shumice të shtetasve britanikë. Fatmirësisht, Brown, një skocez që luajti një rol kryesor në sigurimin e votave kundër pavarësisë, e njeh këtë.

Është ironike të theksohet se një diskurs i tillë do të ishte me gjasa i vështirë të kryhet në Francë sot, edhe ndërsa është i vetmi shtet anëtar në BE që mendon në kuptimin e “fuqisë së madhe”. Por Franca, ndryshe nga Britania e Madhe është në mes të një krize serioze besimi – një që mundon edhe shumicën e BE-së gjithashtu. Në fakt, është kjo krizë europiane e besimit – që e ka kthyer krizën aktuale të refugjatëve në ekzistenciale: nëse BE-ja nuk arrin të kontrollojë kufijtë e jashtëm, do të ngrihen të brendshëm, që vënë në rrezik të gjithë projektin europian.

Mes një skepticizmi të tillë të përçarë, lëvizja e Broën për të lidhur anëtarësimin në BE me krenarinë kombëtare është praktikisht revolucionare. Por logjika që përforcon këtë qasje është e qartë: sa më shumë të rritet dyshimi te vetja, aq më e rëndësishme është të rikthehemi te bazat. Kur gjendemi përballë, kërcënimeve akute dhe dërrmuese si terrorizmi islamik, aventurizmi rus dhe populizmi demagogjik, dalja më e mirë mund të jenë parimet dhe vlerat themelore – zbatuar me pak mirëkuptim.

Ajo që europianët duhet të mbajnë parasysh është se ata jetojnë në demokraci që jo vetëm respektojnë të drejtat themelore të shtetasve, përfshirë të drejtën për të shprehur veten, por gjithashtu kanë ekonomi që janë të paktën aq konkurruese sa rivalët e Europës. Megjithëse liderët kanë punë për të bërë – si për shembull, ndërtimi i institucioneve më efikase dhe më të besueshme – BE-ja mbetet një burim frymëzimi për të tjerët, nga refugjatët që po largohen prej luftës dhe varfërisë, te kinezët, që kanë ndërtuar qytete të stilit europian.

Për të ruajtur  ndikimin ndërkombëtar të Europës, ndërsa mbështetet vazhdimësia e paqes dhe begatisë në rajon, BE-ja ka nevojë të zgjidhë krizat e veta aktuale të besimit. Për t’i dhënë fund kësaj, Europa ka nevojë për një rilindje morali që i ka rrënjët jo vetëm në trashëgiminë kulturore të përbashkët të vendeve të Europës, por gjithashtu në vlerat e përbashkëta demokratike. Një lëvizje e tillë duhet të udhëhiqet nga sensi se, larg nga të qenët reciprokisht ekskluzive, integrimi europian dhe krenaria kombëtare po forcohen së bashku – një perspektivë që presupozon shtete të forta dhe me besim te vjeta, teksa krenohet me trashëgimitë individuale dhe ato të përbashkëta.

Këtu, “nëna e demokracive” mund të udhëheqë rrugën. Në fakt, duke u mbështetur te patriotizmi britanik për të nxitur mbështetjen për integrimin europian, Broën po mat vetëbesimin e Britanisë, thelbin e saj demokratik dhe performancën ekonomike. Vetëm në këtë bazë, vendi është i gatshëm dhe sypatrembur, siç shkon kjo në sinkron me pjesën tjetër të Europës.

Kjo është arsyeja përse një fushatë kundër “Brexit” që është e përqendruar vetëm në pasojat ekonomike dhe financiare – që do të ishte serioze, do të ishte gjithashtu e papërshtatshme: nuk do të riformonte besimin britanik. Më keq akoma, ashtu sikurse një dështim për të marrë parasysh interesat është një refuzim për t’u përballur me botën e vërtetë, dështimi për të marrë parasysh vlerat ëdo të ishte jodemokratik, lloji i diçkaje që do ta bënte presidenti rus, Vladimir Putin.

Kriza e Europës vjen në një moment të vështirë global. SHBA-ja mund të jetë në mes të një krize të madhe trazicioni politik të pasigurt. Rusia është e përfshirë në revizionizëm historik. Afrika po përballet me një grup  sfidash zhvillimi, bashkë me shpërthim demografik. Lindja e mesme është bërë një fushëbetejë kaotike dhe e përgjakshme. Në këtë kontekst gjëja më patriotike që votuesit britanikë mund të bëjnë është të dyfishojnë zotimin e tyre në integrimin europian. Le të shpresojmë që Brown dhe kolegët e tij do të mund t’i bindin ata në kohë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why Brexit is Unpatriotic

Etiketa: AfrikaBashkimi EuropianBEbesimBrexitBritania e MadheDavid CamerondemokraciekonomiEuropaFrancaIntegrimiIntegrimi europianKinaKrizakrizeLindjaLindja e MesmeLondërMatMbretëria e BashkuarpaktPopulizmiProject SyndicatePutinrajonrrezikRusiaSHBAshpërthimShtetet e BashkuaraTerrorizmiVladimir Putinvotuesit
Tjetri
Mbyllja e mentalitetit akademik

Mbyllja e mentalitetit akademik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.