AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (1)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bëhuni gati për një seri blogjesh ku një grua e divorcuar do të tregojë udhëtimin e saj plot të qeshura dhe lot drejt një dasme të dytë ballkanase kësaj here në moshën 40-vjeçare.

Dusica, blogNdodhi vetëm disa ditë pasi ai ishte kthyer nga një punë dy-mujore jashtë shtetit.

Ne kemi jetuar së bashku prej një viti tashmë, kur ai u zhduk nga radari për të gjithë mbrëmjen. E telefonova disa herë, së fundmi zbulova se ku ishte dhe ishte pothuajse e sigurt se doja t’i jepja fund aty kur atëherë ai i ra ziles së derës. E hapa dhe u çarmatosa (si zakonisht)  nga sytë e tij, krahët me të cilat më rrethoi dhe shtati i lartë dhe i fortë për të më mbrojtur nga gjithçka.

Fillova të bëhesha gërnjare: “Përse nuk më telefonove?”, “Përse qëndrove jashtë kaq vonë?”, “Nuk më pëlqen kjo e ajo”, etj. Ai veçse buzëqeshi dhe shkoi në dhomën e gjumit. Teksa drejtohesha për një kuzhinë për të përgatitur kafe, dëgjova që më thërriti në emër, jo me pseudonim, siç bën zakonisht, por me emrin e vërtetë.

Shkova në dhomën e gjumit ku ai ishte ulur në shtrat dhe më zgjati krahun e majtë, për të më përqafuar. Unë iu afrova, e lashë të më rrethojë me krah dhe pastaj, nga hiçi, ora e tij e djathtë u shfaq mes nesh duke mbajtur një kuti të kuqe të vogël me një unazë brenda.

Tani, kur je në moshën tonë (44-45 vjeç) dhe keni jetuar së bashku për ca kohë, nuk ka rëndësi nëse ke apo jo një unazë; jeton si një familje, ndan gjëra, dashuron dhe grindesh. Ende, do të gënjeja po të thosha se nuk prisja që gjërat të merrnin një kthesë, por ai më kapi në befasi.

Ishte një moment romantik, naiv, fëmijëror, i patakt… Jo në llojin e “romantikes” që shohim vazhdimisht, por në një mënyrë intime, të ëmbël dhe të pastër.

Unë thashë “po” dhe ne u puthëm dhe vazhduam me jetën tonë; epo, të paktën në muajin e parë, përpara se të vendosnim të uleshin për të diskutuar se çfarë donim të bënim.

Përpara dasmës sime të parë, kam qenë një nga ato vajza që donin një festë të madhe, fustan të bardhë me gëzof, komfeti, oriz, tullumbace në formë zemre dhe gjithë të tjerë, ndaj mora atë që desha: kishim me vete rreth 20 miq, shkuam në gjendjen civile, pastaj u drejtuam për në një pub, ndamë tortën dhe kaq ishte. Vetëm mëngjesin tjetër e kuptova që kisha bërë një gabim; në fakt u pendova që nuk bëra një dasmë të madhe me çdo gjë që duhej. Nëse nuk do të isha divorcuar me bashkëshortin e parë, me shumë gjasa do ta kisha realizuar këtë ëndërr në ndonjë nga përvjetorët e rëndësishëm.

Për të qenë e ndershme, teksa po kthehesha në shtëpi, duke u ndarë nga burri i atëhershëm, shtatzënë, mizerabël dhe me ndjesinë se kisha dështuar në diçka, një nga gjërat që më erdhi në mendje ishte: “Herën tjetër, nëse gjen dikë, një ditë, do të bëj një dasmë të saktë!”

Teksa vitet kaluan, fëmija im u rrit, ndërtova një karrierë dhe pati ca njerëz në jetën time (sigurisht, nuk jam  murgeshë!), por kurrë nuk e ndjeva vërtetë se kisha arritur atë pikën kur doja të kaloja jetën me dikë. Kishte shumë gjëra, por ka diçka për të cilën dua të falënderoj secilin: ata më çuan drejt zbulimi të asaj që nuk doja dhe më ndihmuan të gjej këtë emocion special me dikë që mendoj se është vërtet i veçantë në këtë çast po aq të veçantë.

Pra, pas 13 javësh nga sot, do të jetë dita ime e fundit si grua e divorcuar dhe vetëm një natë larg të qenët zonja e dikujt (sërish).

Ndaj qëndroni të lidhur, ky është vetëm fillimi i rrugës së quajtur “dasma ime ballkanase prej të rriture”; një rrugë e zbulimeve, zhgënjimeve, pritshmërive, të qeshurës, lotëve dhe gjithçkaje tjetër.

Etiketa: FamiljeKEpaktSH
Tjetri
Opozita kërcënon me bojkot pas rikthimit të Prengës në Kuvend

Opozita kërcënon me bojkot pas rikthimit të Prengës në Kuvend

Komente 2

  1. Drita_P says:
    10 years më parë

    Femrat janë me të vërtetë memec kur ju bie në dashuri 🙁

  2. Drita_P says:
    10 years më parë

    të hapur sytë tuaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.