AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Opozita kërcënon me bojkot pas rikthimit të Prengës në Kuvend

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Armando Prenga, duke hyre i prangosur ne Gjykaten e Larte, ku pritet te njihet me masen e arrestit, pasi akuzohet per perfshirjen ne konfliktin e armatosur mbremjen e 4 shtatorit ne qytetin e Lacit. | Foto nga : LSA

Shefi i opozitës kërkon miratimin në seancën e së enjtes të akteve nënligjore për dekriminalizimin, por ultimatumi gjen të papërgatitur mazhorancën dhe rrezikon një ngërç të ri në skenën politike.    

Deputeti Armando Prenga, duke hyre i prangosur ne Gjykaten e Larte, ku pritet te njihet me masen e arrestit, pasi akuzohet per perfshirjen ne konfliktin e armatosur mbremjen e 4 shtatorit ne qytetin e Lacit. | Foto nga : LSA
Deputeti Armando Prenga, duke hyrë i prangosur në Gjykaten e Lartë, ku pritet të njihet me masën e arrestit, pasi akuzohet për perfshirjen në konfliktin e armatosur mbrëmjen e 4 shtatorit në qytetin e Laçit. | Foto nga : LSA

Rikthimi i deputetit Armando Prenga në Kuvend, pesë muaj pas arrestimit të tij për veprat penale të plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje ka nervozuar opozitën në Shqipëri, e cila paralajmëroi një bojkot të ri të jetës parlamentare në vend.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i kërkoi të martën mazhorancës që të largojë nga Parlamenti Armando Prengën dhe të miratojë në seancën e së enjtes aktet nënligjore që i japin forcë ligjit të dekriminalizimit-i miratuar me konsensus në dhjetor 2015, por i mbetur ende në letër. Në të kundërt, Basha kërcënoi se grupi parlamentar i opozitës “do të pamundësojë zhvillimet parlamentare”.

Bashkë me Prengën, Basha kërkoi edhe largimin e deputetëve socialistë Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, që sipas tij kanë përfituar fonde publike në kundërshtim me ligjin. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po pengon zbatimin e ligjit dhe se po vazhdon bashkëpunimin me krimin e organizuar.

“…Regjimi ka strehuar kriminelë në kupolën e tij, njerëz si Armando Prenga që plagosi dhe derdhi gjak dhe në vend që të mbahet në burg, shpërblehet dhe kthehet në Parlament nga Edi Rama,” tha Basha.

Largimi i kriminelëve nga politika ka qenë një kalë beteje për Partinë Demokratike gjatë këtij mandati në opozitë, ku pas mbështetjes edhe të faktorit ndërkombëtar arriti të diktonte miratimin e një ligji që largon nga parlamenti, administrata dhe pushteti vendor personat e dënuar me vendim të shkallës së parë. Ligji parashikon gjithashtu edhe largimin e funksionarëve ndaj të cilëve ka një masë sigurimi apo urdhër-arrest.

Armando Prenga është vetëm njëri prej deputetëve të mazhorancës nën shenjestrën e opozitës, ndërkohë që arrestimi i tij në shtator 2015 si pjesmarrës në një përleshje të armatosur ku mbetën të plagosur shtatë persona i shërbeu kauzës së miratimit të shpejtë të ligjit.

Rasti Prenga u shfry megjithatë në gjykatë, ku deputeti u lirua nga burgu në dhjetor dhe iu hoq masa e arrestit shtëpiak në shkurt 2016. Ky vendim i Gjykatës së Lartë i hapi rrugën rikthimit të tij në Kuvend, duke ashpërsuar aksionin politik të opozitës.

Në një deklaratë për Top Channel, Prenga e cilësoi “lajthitje” kërkesën e opozitës për largimin e tij nga Parlamenti dhe i kërkoi asaj të mos e identifikojë më si deputet të Partisë Socialiste-ai u përjashtua nga partia pas arrestimit.

Ai pretendoi gjithashtu se emri i tij nuk duhet të lidhet me procesin e dekriminalizimit, pasi zotëron certifikatë sigurie dhe sipas tij, i ka kaluar filtrat e kontrollit.

“Për mua nuk ka ende një vendim gjykate. Duhet të presim vendimin e gjykatës. Por opozita kot më identifikon si deputet të Partisë Socialiste, pasi unë jam i përjashtuar nga ajo parti,” tha Prenga.

Paralajmërimi i një bojkoti të mundshëm nga shefi i opozitës, Basha u parapri nga një kërkesë zyrtare që grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi në Kuvend. Përmes saj, PD akuzoi Ramën se po pengon dekriminalizimin dhe kërkoi futjen me urgjencë në kalendar dhe miratimin në seancën e së enjtes të akteve nënligjore.

Mazhoranca nuk ka komentuar ultimatumin e opozitës, por përfaqësues të saj thanë për BIRN se aktet nënligjore do të miratohen brenda afateve të përcaktuara në ligjin për dekriminalizimin.

I miratuar më 17 dhjetor 2015 me konsensus, ligji parashikon një periudhë tranzitore 2 mujore për hartimin e akteve nënligjore. Dekriminalizimi ka hyrë në fuqi më 6 janar dhe ky afat skadon më 6 mars 2016.

Ermonela Felaj-ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i tha BIRN se sekretariati teknik, i ngritur pranë Kuvendit po punon ende për hartimin e akteve nënligjore dhe se ajo beson se ky proces do të përfundojë brenda 6 marsit, i cili shënon edhe fundin e afatit 2 mujor të përcaktuar në ligj.

“Ky sekretariat ka punuar normalisht me pjesmarrjen e të dyja palëve. Në dijeninë time nuk ka pasur probleme nuk ka asnjë arsye për vonesa tej afateve ligjore,” tha Felaj.

Përplasja e qëndrimeve mes dy palëve për ligjin e dekriminalizimit pritet të dominojë axhendën e debatit parlamentar të së enjtes në Tiranë. Megjithatë, paralajmërimi i opozitës për një bojkot të mundshëm të jetës parlamentare zbeh shpresat për një konsensus të mundshëm për reformën në drejtësi-nismën më të rëndësishme ligjore që pritet t’i dorëzohet Kuvendit në mars.

Ligji i dekriminalizimit dhe reforma në drejtësi konsiderohen dy sfidat kryesore për Shqipërinë, të cilat përcaktojnë edhe rrugëtimin e mëtejshëm të vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Suksesi i tyre mbetet në dorë të konsensusit, por tensionimi i fundit mes palëve projekton një krizë të re në skenën politike shqiptare.

Etiketa: Armando PrengaArmëArrestarrestimiBashaBIRNBurgDekriminalizimideputetEdi RamaEmriErmonela FelajFondeGjykatëGjykatësKoço KokëdhimaLaçLigjLigji i dekriminalizimitLulzim BashaMASMasaOpozitaparlamentPartiaPartisë SocialistePDPushteti vendorRakip SuliRamaReformaSHshqipShqipërishqiptareshtatorSigurimiTop ChannelVendim
Tjetri
Teoria e Përgjithshme e Keynes mbush 80 vjeç

Teoria e Përgjithshme e Keynes mbush 80 vjeç

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.