Oqeanet përbëjnë një mjet të fuqishëm të zhvillimit njerëzor dhe natyror, nga të cilët varet kryesisht e ardhmja jonë. Është koha që përmes mekanizmave kontrollues, qeveritë kudo në botë të japin kontributin e tyre për të rigjeneruar oqeanet për brezat e ardhshëm.
Rëndësia e oqeaneve në botë nuk mund të ekzagjerohet. Ato ofrojnë 50 për qind të oksigjenit ku ne marrin frymë, ushqejnë miliarda njerëz dhe ofrojnë mjete jetese për miliona të tjerë. Ato janë pompat madhështore biologjike të rregullimit atmosferik dhe termal global nxitës të ujit dhe cikleve të ushqimit. Janë mes mjeteve më të fuqishme për të lehtësuar pasojat e ndryshimit klimatik. Shkurt, oqeani është një aleat kritik dhe ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për ta ruajtur atë.
Kjo është e gjitha më e rëndësishme, për shkak të kërcënimeve të paprecedent dhe të paparashikueshëm që ne aktualisht i hasim. Megjithëse oqeani ka qenë integral në ngadalësimin e ndryshimit klimatik, duke thithur mbi 30 për qind të çlirimit të gazeve serrë dhe 90 për qind të nxehtësisë shtesë të gjeneruar që nga Revolucioni Industrial, kostoja ka qenë e madhe. Acidifikimi i oqeanit dhe ngrohja ka ndodhur në shkallë alarmante dhe po krijojnë një ndikim serioz në disa prej ekosistemeve më të vyera detare – një ndikim që do të intensifikohet.
Sot, zona të gjerë të botës po përjetojnë atë që me gjasa do të jetë El Nino më i fortë i regjistruar ndonjëherë. Moti armiqësor që vjen prej fenomenit – që e ka origjinën në Paqësor, por prek oqeanet kudo në botë – pritet të ndikojë në mënyrë armiqësore ndaj mbi 60 milionë njerëzve këtë vit, duke e përkeqësuar katastrofën e vjetshme. Është një kujtesë e kthjellët e dobësisë sonë si te shoket natyrore dhe ato njerëzore mbi sistemet e tokës.
Pavarësisht kësaj, ne vazhdojmë t’i degradojmë oqeanet tona përmes shkatërrimit të pafund të habitateve dhe biodiversitetit, përfshirë peshkimin e tepërt dhe ndotjen. Në mënyrë shqetësuese raportimet e fundit, tregojnë se oqeanet mund të përmbajnë një kilogramë plastikë për çdo tre kilogramë peshq në vitin 2025. Këto veprime lehtësohen nga dështimet kronike të qeverisjes globale; për shembull, një e pesta e të gjithë peshqve të marrë nga oqeanet bëhet në mënyrë të paligjshme.
Veprim urgjent duhet ndërmarrë jo vetëm për të zgjidhur ndryshimin klimatik kryesisht përmes pakësimit të çlirimeve të gazeve serrë, por gjithashtu duke shtuar shëndetin dhe aftësinë tasertëritëse të oqeaneve tona. Fatmirësisht, në vitin 2015 – një vit vendimtar për zotimet tona globale – liderët botëror caktuar ruajtjen dhe restaurimin e oqeaneve të botës si një përbërës kyç të agjendës së re të zhvillimit nga OKB, përbërë nga 17 të ashtuquajtura Synime të Zhvillimit të Qëndrueshëm(SDG).
Veçanërisht, SDG-ja 14 zotohet se liderët botërorë do t’i japin fund mbipeshkimit, do të eleminojnë peshkimin e paligjshëm, do të krijojnë më shumë zona detare të mbrojtura, do të pakësojnë ndotjen plastike dhe shumë burime të tjera të ndotjes detare dhe do të rrisin aftësinë ripërtëritëse të acidimit. Komisioni Global i Oqeaneve përshëndeti këtë përqafim të fortë të veprimit urgjent për të mbrojtur oqeanet, që reflekton setin e propozimeve që përbënin raportin 2014 nga Rënia në Rikuperim të Komisionit Global të Oqeaneve.
Pra, bota tani ka rënë dakord në pikat për rikuperimin e oqeanit. Por sa larg dhe sa shpejt do të shkojmë ende nuk është përcaktuar. Dhe detyra përballë nesh – përkthimi i zotimeve të admirueshme dhe ambicioze në veprim bashkëpunimi efektiv në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar – është e madhe.
Sfida komplikohet nga gjendja e dobët dhe e fragmentizuar e qeverisjes së globale të ozenave. Ndryshe nga SDG-të e tjera, – si ato që lidhen me shëndetin, arsimin dhe urinë – nuk ka asnjë organ të vetëm ndërkombëtar të ngarkuar me çuarjen përpara të zbatimit të SDG për oqeanin. Si rezultat, nuk është e qartë se kush do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe progresin e masave dhe sigurimin e llogaridhënies.
Për të siguruar që SDG 14 nuk dështon, qeveritë e Fijit dhe Suedisë propozuan mbledhjen e një konference të nivelit të lartë të OKB mbi oqeanet dhe detet në Fiji, me mbështetjen suedeze, në qershor 2017. Propozimi i tyre u bashkësponsorizuar më pas nga 95 vende dhe u miratua anonimish nga një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Duke tërhequr vëmendje ndaj progresit që po bëhet për zbatimin e objektivave SDG 14 dhe duke hedhur drite mbi rezultatet në mungesë, konferenca do të provojë një “moment llogaridhënie” tepër të nevojshme. Në të njëjtën kohë, duke bashkuar faktorët e rëndësishëm, do të ndihmojë në kanalizimin e një bashkëpunimi më të thellë mes qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Ky është një hap premtues përpara, që reflekton se përpjekjet për të mbrojtur oqeanin kanë fituar rëndësi të madhe në vitet e fundit. Teksa puna e Komisionit Global të Oqeaneve vjen në një konkluzion më natyral, partnerët e saj të shumtë dhe mbështetësit do të punojnë fort për të ruajtur këtë përpjekje për të siguruar se ndërtimi i oqeaneve të shëndetshme dhe të rikuperuar mbetet një prioritet global derisa të bëhet realitet global. Çelësi i suksesit, sipas raportit final të Komisionit do të jetë krijimi i një mekanizmi të pavarur dhe transparent për monitorimin, matjen dhe raportimin e veprimeve të nevojshme për të arritur objektivat e SDG 14, si dhe konferencat shtesë të OKB nga tani në 2030.
Brezat aktualë dhe të ardhshëm kanë nevojë dhe meritojnë oqeane më të shëndetshme dhe të rikuperuar. Rritja e vigjilencës për sfidat me të cilat përballen oqeanet është inkurajuese. Por është vetëm fillimi. Shpresojmë që viti 2016 të rezultojë një vit kur bota hyn në një periudhë të re të rigjenerimit të oqeaneve.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A Year of Ocean Regeneration