AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shkelje me tenderat e rrugëve, KLSH kallëzon kreun e Autoritetit Rrugor

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe ish-ministri Edmond Haxhinasto gjatë një aktiviteti. Foto:LSA

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi nivel të ulët përgjegjshmërie në përdorimin e fondeve buxhetore dhe mungesë të supervizimit të punimeve në favor të subjekteve private me një dëm prej 634 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto dhe drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, (djathtas) gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Foto:LSA
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto dhe drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, (djathtas) gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Foto:LSA

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe 5 punonjës të tjerë të këtij institucioni janë kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ata akuzohen se kanë shkaktuar një dëm prej 634 milionë lekësh në buxhetin e shtetit përmes prokurimesh të pajustifikuara apo favorizimesh të kompanive ndërtuese të rrugëve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se ka përfunduar auditimin në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ARRSH për periudhën 1 janar 2014-30 shtator 2015 dhe se ka konstatuar “nivel të ulët përgjegjshmërie me pasoja negative në përdorimin e fondeve buxhetore në këtë sektor strategjik”.

Sipas KLSH, drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika dhe vartësit e tij janë përgjegjës për dëmin financiar të shkaktuar nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. KLSH ka konstatuar gjithashtu një numër të konsiderueshëm prokurimesh me objekt “konsulence, studime dhe projektime për projekte investimi”, të kryera në mungesë të fondeve, praktika të cilat kanë sjellë kosto shtesë në kontratat e lidhura.

Raporti i KLSH konstaton se gjatë vitit 2015 janë programuar 29 procedura prokurimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, nga të cilat 12 janë për konsulencë dhe projektime. Sipas KLSH, investimet e parashikuara nuk janë të harmonizuara dhe as të mbështetura në projektbuxhetet afatmesme.

Një tjetër shkelje e evidentuar është ajo e mungesës së supervizimeve ndaj punimeve të kryera me cilësi të dobët apo punimeve të pakryera nga subjektet e kontraktuara. KLSH ka kontatuar diferenca në volume punimesh për 19 segmente rrugore, ku kostoja më e madhe është shkaktuar në rrugën By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.

“Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e mosveprimit të ARRSH në drejtim të evidentimit dhe rikuperimit të vlerës financiare të këtyre shkeljeve arrin në vlerën 495, 500,480 lekë pa TVSH,” tha KLSH.

Raporti i auditimit ka zbuluar favorizim të subjekteve private të kontraktuara për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, përmes miratimit të kërkesës së tyre për ndryshimin e parmakëve mbrojtës. Vlera e këtyre parmakëve është rritur nga 4 mijë lekë në 100 euro, ndërsa përmes këtij vendimi, KLSH akuzon Autoritetin Rrugor se ka cenuar me ndërgjegje sigurinë rrugore në këtë aks.

Një tjetër akuzë që rëndon mbi drejtuesit e Autoritetit Rrugor është rritja artificiale në vlerën e 100 milionë lekëve të kostos së studimit për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Për realizimin e këtij projekti, Autoriteti Rrugor ka marrë si referencë rrugën Fushë-Krujë Milot, por KLSH vëren se ky fakt ka rritur artificialisht kostot e projektimit.

Në anën tjetër, projekti nuk merr parasysh investimet e kryera deri tani në këtë superstradë, duke i mbivendosur apo prishur punimet e kryera me fonde të buxhetit të shtetit. Shkelje janë gjetur gjithashtu në projektet e asfaltimit të unazës së Ersekës, rifreskim i sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe në segmentin Kashar-Rinas.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren me shqetësim shtyrjen e afateve të punimeve dhe lidhjen  e kontratave shtesë për shkaqe të paargumentuara, të cilat shmangin penalitetet për subjektet e kontraktuara dhe rrisin kostot në buxhet. Gjithashtu, KLSH konstaton se ARRSH nuk ka respektuar radhën kronologjike të dëmshpërblimit ndaj personave të shpronësuar, duke kryer likujdime jashtë radhe për persona të veçantë.

Në raportin përfundimtar të auditimit, KLSH ka kërkuar largimin e 10 nëpunësve të ARRSH nga shërbimi civil, ndërsa kryeministrit i ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kreut të këtij institucioni, Dashamir Xhika. Paralelisht me këto masa, KLSH ka dorëzuar edhe kallëzim penal në prokurori për Xhikën dhe pesë vartës të tij, duke kërkuar hetime të thelluara për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Etiketa: ARRSHAutoriteti Rrugor ShqiptarAutoritetit Rrugor ShqiptarDurrësEdmond HaxhinastoEuroFondehetimeKLSHkonsulenceKontrollikostoMasaMilotpasojaProkuroriPunëQukëRaportiRinasSHshtatorTVSHVendimi
Tjetri
Zgjimi i keq i Koresë së Veriut

Zgjimi i keq i Koresë së Veriut

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.