AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Vizita e Çarlsit hedh dritë mbi aleancën e vjetër mbretërore

Marcus TannerngaMarcus Tanner
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Kornuollit. Foto: NIH/ Wikimedia Commons

Vizita e Princit britanik në Serbi është një kujtesë e lidhjeve të vjetra mes familjeve mbretërore Uindsor dhe Karaxhorxheviç.

Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Kornuollit. Foto: NIH/ Wikimedia Commons
Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Kornuollit. Foto: NIH/ Wikimedia Commons

Kur Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Kornuollit, të vizitojnë Beogradin në turin e tyre të ish-Jugosllavisë, ata do të ripohojnë dëshirën e shtetit britanik për marrëdhënie më të afërta me Serbinë – dëmtuar nga pikëpamjet e tyre të kundërta mbi Kosovën.

Njëkohësisht, zyrtarët e pallatit kanë konfirmuar se Princi dhe Dukesha pritet të bëjnë një vizitë private te një familje e vjetër e pallatit mbretëror britanik, Princit të Kurorës Aleksandër. “Ne presim që lartmadhëritë e tyre mbretërorë të kenë një takim privat me Princin e Kurorës,” informoi BIRN pallati.

Kjo vizitë private, nëse ndodh, ka gjasa të ngjallë interes në një aleancë të vjetër mes familjeve mbretërore të Britanisë dhe Serbisë – njëra ende “në biznes”, ndërsa tjetra jo.

Lidhja daton në vitin 1923 kur gjyshja e Çarlsit, Elizabeta, atëherë Dukeshë e Jorkut, dhe bashkëshorti i saj Xhorxhi VI, vizituan Beogradin – të parët nga familja mbretërore. Ata shkuan për pagëzimin e fëmijës së parë, Piterit, të Mbretit Aleksandër të Jugosllavisë dhe për martesën e kushëririt të tij, Princit Paul me Ollgën e Greqisë. Elizabeta u bë kumbara e Piterit.

Vizita në 1923 – si kjo – ishte në thelb politike. Zyra e Jashtme Britanike e dërgoi çiftin e ri në Beograd për të konfirmuar zotimin britanik ndaj shtetit të ri jugosllav që kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore, që Britania shpresonte se do të vepronte si një mburojë kundër influencës gjermane.

Elizabeta dhe princi Paul ishin tashmë miq pasi ishin takuar ndërsa Paul ishte në Oksford. Paul kishte rënë në dashuri me aristokracinë angleze dhe mënyrat e tyre të argëtimit dhe u bë një i përhershëm në grupin e Elizabetës, duke kërcyer në Ritz, duke festuar deri në agim dhe u hedhur nga një kalë në tjetrin në fshatrat e vendit.

Martesat e tyre respektove i ndanë. Por kur motra e Ollgës, Marina, u martua me vëllain më të ri të bashkëshortit të Elizabetës, kjo forcoi një lidhje mes dy çifteve pavarësisht se distanca i ndante.

Vitet 1930 sollë ndryshime të mëdha për Paulin dhe Elizabetën. Në vitin 1935, Mbreti Xhorxh V i Britanisë vdiq, djali i tij më i madh Eduardi abdikoi shpejt dhe Elizabeta u katapultua papritur në fron krah bashkëshortit të saj.

Ndryshimet në jetën e Paulit ishin po aq dramatike. Vrasja e kushëririt të tij në vitin 1934 nënkuptonte se ai papritur u bë Regjent i Jugosllavisë, Piteri, që kishte kumbar Elizabetën, ishte shumë i ri për të qeverisur. Në fund të viteve 1930, Pauli dhe Ollga vizituan Anglinë, qënddruan me Mbretin dhe Mbretëreshën e re dhe me motrën e Ollgës, Marinën, Dukeshë të Kentit.

Por politikat e larta ndërhynë për të shkatërruar miqësinë.

Teksa lufta e parë u përvijua dhe pastaj shpërtheu, qeveria britanike përdori çdo mjet që mundi për të joshur Jugosllavinë të shkonte në anën e saj dhe të largohej nga Gjermania. Pauli u bë marrës i letrave gërricëse nga Mbreti dhe Mbretëresha Britanike, sigurisht diktuar nga Zyra e Jashtme Britanike, që e nxisnin atë të qëndronte krah Britanisë dhe të mos e çonte Jugosllavinë në kampin Qendror.

Për Paulin, kjo ishte një dilemë. Perspektiva e shkatërrimit të lidhjeve me vendin ku kishte kaluar disa nga vitet e tij më të lumtura e shkatërroi atë. Por ai ishte i vendosur ta rregullonte ndarjen e hidhur mes serbëve dhe kroatëve në Jugosllavi dhe kishte frikë se vendi i tij do të shkatërrohej – ndahej nga një luftë civile – nëse luftonte Gjermaninë.

Në mars 1941, qeveria e tij nënshkroi një pakt me gjermanët që ai shpresonte se do ta mbante Jugosllavinë larg luftës. Por ai u rrëzua nga pushteti brenda disa ditëve dhe u detyrua të shkonte në mërgim. Në Angli, Elizabeta dhe Xhorxhi e kishin të ndaluar të komunikonin me të.

Pasardhësi i Paulit, Piteri, nuk e shijoi fronin për shumë gjatë. Gjermania pushtoi menjëherë Jugosllavinë duke përshpjetuar – siç e kishte parashikuar Pauli – një luftë civile. Piterit iu desh gjithashtu të largohej dhe shkoi në Angli, ku mamaja e tij, Maria, kishte jetuar që nga viti 1937. Atje ai ra në dashuri dhe u martua me princeshën Aleksandra të Greqisë në mërgim. Djali i tij, Princi i Kurorës Aleksandër, lindi në Londër në Hotel Claridges. Pasi trashëgimtari i kurorës jugosllave duhej të lindte në tokë jugosllave, kryeministri Çërçill  me mirësi e shpalli suitën 212 si territor jugosllav për lindjen.

Me mbarimin e detyruar të miqësisë mes Elizabetës së Anglisë dhe Paulit të Jugosllavisë – dhe me rënien e monarkisë jugosllave – marrëdhëniet mes dy familjeve u prishën.

Anglia mbeti baza kryesore e Shtëpisë Karaxhorxheviç. Djali i Piterit, Aleksandri, jetoi atje dhe po ashtu xhaxhai i tij Tomislav. Vajza e Paulit, Elizabeta, u shkollua në Angli dhe një nga tre fëmijët e saj jeton sot në Londër.  Elizabeta është kthyer tashmë në Beograd por është ende mikeshë e ngushtë e kushëririt të saj, djalit të Marinës, Princit Majkëll të Kentit.

Aleksandri, që ka gjithashtu kumbarë Mbretëreshën aktuale Elizabet, pak a shumë u rrit një anglez. Do të jetë një disavantazh për të kur të kthehet në Beograd pas rënies së komunizmit, kur serbët zbuluan të lebetitur se “trashëgimtari” i tyre Princi i Kurorës fliste më shumë anglisht se serbisht.

Familja mbretërore britanike, megjithatë, si një organ diplomatik i shtetit britanik, duhej të bëhej mik me sunduesit e rinj, shumë të ndryshëm të Jugosllavisë. Ata pritën Titon me lukse të mëdha në vizitën e tij të vitit 1953 në Londër.

Tito duhet të ketë qenë kureshtarë për sjelljet e vërteta të mikpritësve të tij të buzëqeshur, të cilët ai e dinte se mbanin kontakt të rregullt me Aleksandrin, me vajzën e Paulit Elizabetën dhe në një farë mase me ish-Regjentin Paul.

Kur Mbretëresha Elizabeta dhe Xhorxhi VI vizituan Afrikën e Jugut në vitin 1947, ata e shpërfillën këshillën zyrtare dhe këmbëngulën që të takoheshin me mikun e tyre të vjetër Paul, që atëherë jetonte atje. Kur Xhorxhi VI vdiq në 1952, vejusha e tij lajmëroi se Paul ishte i ftuar në funeral.

Vajza e saj, ndërkohë, Mbretëresha Elizabeta II, vizitoi Jugosllavinë në vitin 1972. Tito u kthye në Britani në 1978 pasi Princi Çarls shkoi në Beograd.

Gjatë periudhës komuniste, monarkëve britanikë u duhej në një farë kuptimi të luanin një lojë të dyfishtë, ndërsa luanin si mikpritës dhe të fuar të liderëve komunistë të Jugosllavisë, mbanin lidhje private me familjet që komunistët i kishin çuar në mërgim.

Sot, ky nuk është më një problem. Nëse Princi Çarls gjen pak kohë për djalin të cilit mamaja e tij ishte kumbarë – në atë që duket një program i ngarkuar – nuk do të ketë nevojë për një sekret të tillë.

Etiketa: AngliBashkëshortiBeogradBIRNBritaniFamiljeGjermaniaJugosllaviKosovëLondërLuftapaktPiSQeveriasekretSerbiserbishtTitovizitaVrasja
Tjetri
Bashkia e Tiranës tërhiqet pjesërisht nga super-tarifat për bizneset

Bashkia e Tiranës tërhiqet pjesërisht nga super-tarifat për bizneset

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.