AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bullgarët formojnë zinxhir njerëzor për të ndaluar prishjen e ndërtesës ikonë

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Lina Krivoshieva, The Plovdiv Project

Vendasit në Plovdiv formuan një zinxhir njerëzor të hënën për të ndaluar shkatërrimin e një magazine ikonë të viteve 1920 duke nxitur autoritetet të veprojnë.

Foto: Lina Krivoshieva, The Plovdiv Project
Foto: Lina Krivoshieva, The Plovdiv Project

Vendasit në qytetin jugor bullgar, Plovdiv formuan një zinxhir njerëzor të hënën për të ndaluar shembjen e një magazine shumë të dashur duhani, ndërtuar në vitet 1920.

Shkatërrimi i ndërtesës së njohur nga pronari privat filloi të dielën dhe provokoi një zemërim te artistët, arkitektët dhe njerëzit e zakonshëm në Plovdiv, që organizuan një protestë në rrjetet sociale.

“Kjo ndërtesë është një pjesë e fytyrës së Plovdiv, pjesë e identitetit tonë dhe një monument kulture, po aq e rëndësishme sa çdo ndërtesë tjetër,” tha për BIRN Denitsa Toneva, që mori pjesë në zinxhirin njerëzor të hënën.

Ndërtesa është një pjesë e të ashtuquajturit “Qytet i Duhanit” një kompleks magazinash të Orient Tabaço – dikur një nga eksportuesit më të mëdhenj të duhanit në botë – dhe është përfshirë në programin e Plovdiv si një Qendër Europiane Kulture në 2019.

Foto: Lina Krivoshieva, The Plovdiv Project
Foto: Lina Krivoshieva, The Plovdiv Project

Në shtator 2015, kryebashkiaku Ivan Totev lajmëroi se kompleksi do të kthehej në një zonë të re urbane arti dhe të gjithë ndërtesat, braktisur deri në rrënim në 20 vitet e fundit, do të rinovohen.

Rezultoi megjithatë, se magazina është një pronë private e kompanisë “PJ Trade”, që mori leje ndërtimi në zonë në vitin 2010 dhe që informoi bashkinë për planin e shkatërrimit të ndërtesës në shkurt.

Raportimet e medias thonë se plani i investitorit është ta zëvendësojë magazinën me një hotel luksoz 10-katësh.

Sipas Ivan Totev, pronarë e magazinës së duhanit kanë të drejtën ligjore ta shkatërrojnë atë, pasi nuk është listuar si një monument kulture për shkak të një gabimi teknik. Një tjetër ndërtesë në anën tjetër të rrugës u vu në mbrojtje nga shteti, shpjegoi ai të hënën.

Foto: Lina Krivoshieva, The Plovdiv Project
Foto: Lina Krivoshieva, The Plovdiv Project

Si rezultat i presionit publik, komuna ndaloi shembjen dhe zyra e prokurorit publik ka nisur investigimin për dhënien e lejes te pronarët për shembjen e ndërtesës.

Ministria e kulturës ndaloi shembjen pas deklarimit se ndërtesa është projektuar si një monument kulture që në vitin 1977.

Ekspertët dhe aktivistët shprehën dyshime se autoritetet në Plovdiv nuk ishin në dijeni të statusit special të magazinës.

Dhoma e arkitektëve në qytet i ka bërë thirrje komunës të detyrojë pronarin të restaurojë ndërtesën, fasada e së cilës është shkatërruar thuajse komplet.

Të gjithë aktivitetet në lidhje me ndërtesat e projektuara si një pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare duhet të jenë të koordinuar me Institutin Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNKultureLeje ndërtimimbrojtjeMinistria e KulturësMonument KultureRrjetet socialeSHshtator
Tjetri
Aktivistet në Beograd organizojnë protestë për të drejta të barabarta

Aktivistet në Beograd organizojnë protestë për të drejta të barabarta

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.