AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Familjarët e pacientëve me kancer denoncojnë mungesën e ilaçeve në spital

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Denoncimi në QSUT

Spitali nuk po u siguron pacientëve të sëmurë me kancer ilaçet e domosdoshme për kurimin e tyre, ndërsa sigurimi i tyre në mënyra të tjera mbetet i kushtueshëm dhe i pasigurt, thonë familjarët.

Ilace pa pullë të denoncuara nga aktivistët e shoqërisë civile dhe familjarët e pacientëve | Foto nga : Ivana Dervishi
Ilace pa pullë të denoncuara nga aktivistët e shoqërisë civile dhe familjarët e pacientëve | Foto nga : Ivana Dervishi

Familjarë të pacientëve të sëmurë me kancer dhe organizata për çështjet e shëndetësisë “Together for Life” u mblodhën të martën përpara pavionit të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për të denoncuar mungesën e ilaçeve që spitali duhet t’u sigurojë pacientëve.

Ilaçet e pacientëve të sëmurë me kancer sipas ligjit duhet të shpërndahen falas nga spitali për pacientët.

“Vajza ime është në fazën e katërt të kancerit dhe ndonëse mjekët janë përpjekur të bëjnë më të mirën, mungesa e ilaçeve nga spitali po pengon kurimin e saj,” tha për BIRN, Nusret Dervishi, babai i një pacienteje 22-vjeçare të sëmurë.

“Ciklin e dytë të mjekimit jemi detyruar ta blejmë vetë në mënyrë private dhe kostoja e tij prej 4 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra ka rënduar mbi gjendjen e vështirë ekonomike të familjes sonë” shtoi ai.

“Mjekët thonë se sëmundja e vajzës sime ka avancuar dhe se ajo ka nevojë për transplant të palcës, që mund të sigurohet vetëm jashtë shtetit,” bëri apel Nusret Dervishi, babai i Ornelës së sëmurë nga kanceri.

Shoqata Together for Life denoncoi se mjekët lëshojnë receta jozyrtare ilaçesh, ndërsa pranojnë se ato nuk mund të sigurohen në spital.

“Pavarësisht se spitali nuk u siguron pacientëve me kancer ilaçet e domosdoshme, farmacitë e shumta përreth spitalit i kanë këto ilaçe dhe ia shesin shtrenjtë pacientëve,” tha Eglantina Bardhi, nga organizata Together for Life.

“Ilaçet nga farmacitë nuk përmbajnë pullën e kontrollit dhe kjo nënkupton se ato janë kontrabandë dhe të pasigurta për pacientët,” shtoi ajo.

Familjarët dhe organizata i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të sigurojë menjëherë ilaçet e nevojshme për pacientët e Onkologjikut, pasi janë jetësore për kurimin e të sëmurëve me kancer.

Të tjerë familjarë që kërkuan të mbeten anonimë për shkak se kurimi i pacientit vazhdon, i thanë BIRN se ata i kanë siguruar ilaçet si Avastinë dhe Taxol në depo farmaceutike në Shqipëri për çmime që variojnë nga 300 mijë lekë të vjetra në 700 euro.

 

Etiketa: aktivistAktivistëApelBIRNEuroIvana DervishiMjekmjekëOrganizata Together for LifeSHshqipShqipëriSigurimiSpital
Tjetri
Imami shqiptar, frikë dhe dëshpërim për Sirinë

Imami shqiptar, frikë dhe dëshpërim për Sirinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.